Idhomeno Kosturi: Politikan shqiptar

Idhomene Kosturi (Korçë, 1873 - Durrës, 5 nëntor 1943) ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe politikan shqiptar.

Ka qenë anëtar i dytë i Kishës Ortodokse Shqiptare dhe bëhet kreu i qeverisë shqiptare (12 dhjetor - 24 dhjetor 1921) pas kryengritjes së dhjetorit.

Idhomeno Kosturi
Idhomeno Kosturi: Politikan shqiptar
Kryeministër
Në detyrë
12 dhjetor 1921 – 24 dhjetor 1921
Paraprirë ngaHasan Prishtina
Pasuar ngaXhafer Ypi
Kryetar i Asamblesë Kombëtare
Në detyrë
4 nëntor – 5 nëntor, 1943
Paraprirë ngaLef Nosi
Pasuar ngaMihal Zallari
Të dhëna vetjake
U lind më1873
Korçë, Perandoria Osmane
Vdiq më5 nëntor 1943
Durrës, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Popullore
PunësimiPolitikan

Jeta

Idhomeno Kosturi, pinjoll i një prej familjeve më atdhetare në Korçë. Babai i tij, Jovan Kosturi, së bashku Orhan bej Pojanin kishin hapur shkollën e parë shqipe për Korçën, dhe botonin gazetën Drita, ndërsa i vëllai i tij, Spiro, ishte vrarë nga grekët në Selanik.

Në 1909 Kosturi mori pjesë në Kongresin e Elbasanit, i cili mori vendime të rëndësishme në lidhje me sistemin e shkollimit shqip. dhe, mbas kongresit, u bë arkëtar i komitetit “Përparimi”, i krijuar nga kongresi i Elbasanit.

Pas vitit 1913 u vendos në Durrës.

Ishte pjesëmarrës në kongresin e Durrësit dhe atë të Lushnjes. Po ashtu, ishte kryeministër në qeverinë e tranzicionit (12 – 24 dhjetor 1921).

Qe deputet i Korçës në zgjedhjet e 1 tetorit 1943. Fillimisht u zgjodh kryetar i komisionit të letërpërfaqësimeve dhe pasi kryetari i mëparshëm, Lef Nosi, u zgjodh anëtar i Këshillit të Naltë, u zgjodh kryetar i Kuvendit Kushtetues, më 25 tetor 1943. Për fatin e tij të keq, këtë detyrë do ta ushtronte shumë pak ditë, pasi do të gjente vdekjen nga një atentat komunist. Kuvendi Kombëtar i 1943-shit, shpalli të pavlefshme të gjitha ligjet dhe vendimet që ishin miratuar në periudhën 7 prill 1939 – 14 shtator 1943.

Rrëzoi “bashkimin personal” midis Italisë dhe Shqipërisë, të “vendosur” më 12 prill 1939 dhe akordet që rridhnin prej tij, i riktheu pavarësinë Shqipërinë së bashku me Statutin Themeltar të vitit 1928, si dhe shpalli botërisht asnjanësinë e Shqipërisë nga konflikti botëror. Siç dihet, më 16 qershor 1940, Këshilli i Epërm Fashist Koorporativ i kishte shpallur luftë shteteve, me të cilët ishte në luftë Italia, si Anglia dhe Franca.

Për të tronditur besimin e brendshëm në vend ndaj autoriteteve, si dhe qëndrueshmërinë politike, komunistët kryen disa atentate që prekën edhe deputetët e Kuvendit Kombëtar. Për të vrarë Idhomen Kosturin, njësiti gueril komunist i Durrësit ngarkoi të riun Kolë Laku, i cili e kreu vrasjen, sapo kryetari i Kuvendit po dilte nga shtëpia. Në mënyrë të papritur, ai qëlloi mbi Kosturin duke kryer kështu vrasjen e njërit prej autoriteteve më të larta në vend.

Kryetari pasardhës i Parlamentit, Mihal Zallari, do t'i propozonte organit legjislativ që ish-sheshi "C. Ciano", i cili kishte marrë emrin e të atit të kontit Ciano pas 7 prillit 1939, të merrte emrin e I. Kosturit. Sipas shtypit të kohës, Kosturi la një pjesë të pasurisë së tij për ndërtimin e një azili pleqsh, dëshirë që nuk u përmbush dot.

Referime

Tags:

12 dhjetor18731921194324 dhjetor5 nëntorDurrësiKorça

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Juventus F.C.NjeriuShkëlzen DoliHomeriKalendariLogopediaBarokuKometaRrezet ultravjollcëPiter PanHIV/AIDSSëmundja e ParkinsonitEpitetiPulsi i zemrësLeje DrejtimiGjithësiaFlamuri i ShqipërisëNamazi i SabahutHistoria e ShkodrësMali i KorabitVideosexPylliAcidiLista e lumenjve në ShqipëriBurimet natyrore të KosovësDua LipaLufta e Dytë BotëroreEnergjia elektrikeADNPsoriazaKloriKanceri i gjiritPerandoria OsmaneLazeriEgla CenoDinozauriSeksi analShpella e GadimësUniversiteti i PrishtinësKosovaPsikozaHistoria e TiranësTeleskopiElefantiIzraeliÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriKalaja e GjirokastrësMolieriBalenaNATOGjergjiButrintiUNESCOSistemi muskulorZbulimi i zjarritAmerika QendroreViolinaBletaLista e vendeve sipas sipërfaqesPjesët e ligjëratësKaliRadha e veprimeve matematikoreAvni RustemiVeshje popullore të KosovësShkupiKarnavalet brazilianeDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialePenisiArabia SauditeKoreja e JugutGjenerali i ushtrisë së vdekurKonventa për të Drejtat e FëmijësArtizanati i KukësitBesimet folklorike shqiptareInteligjenca artificialeUshtria Çlirimtare e KosovësMacjaEnergjia diellore🡆 More