Hysni Kapo: Politikan shqiptar

Hysni Kapo (Tërbaç, 4 mars 1915 - Paris, 23 shtator 1979) ka qenë arkivist, partizan, diplomat dhe politikan shqiptar.

Kapo përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.

Hysni Kapo
Hysni Kapo: Politikan shqiptar
Zëvendëskryeministër
Në detyrë
5 korrik, 1950 – 3 qershor, 1956
Paraprirë ngaKapo u bë i katërti pas Shehut, Kolekës, Jakovës
Pasuar ngaGogo Nushi zv/kryeministër i parë
Ministër i Bujqësisë (dhe Grumbullimeve 1953-'54)
Në detyrë
5 korrik, 1950 – 5 qershor, 1955
Paraprirë ngaGaqo Tashko
Pasuar ngaMaqo Çomo
Të dhëna vetjake
U lind më4 mars, 1915
Tërbaç, Principata e Shqipërisë
Vdiq më23 shtator, 1979
Paris, Francë
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Komuniste e Shqipërisë, pas 1948 Partia e Punës e Shqipërisë
Bashkëshortja/et1. ? 2. Vito Kapo
Fëmijët1. Pëllumbi 2. Besniku, Vera
Punësimiarkivist

Jeta

Ndoqi shkollën tregtare të Vlorës. Deri më 28 nëntor 1941 Kapo, që atëherë mbante mbiemrin Abazi, ishte arkivist i parë i spitalit civil Vlorë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë, kjo e mvarur nga Ministria e Punëve të Brendshme. U shkarkua nga zëvendësisht ministri i Punëve të Brendshme Mustafa Kruja.

Në periudhën nga 1941 deri më 1943 ka qenë sekretar politik i Komitetit Qarkor për Vlorën dhe më pas komisar i Brigadës së 5‑të e zv/komisar politik i shtabit tė Zonës së Parë Operative në vitet 1943 ‑ 1944. Në kongresin e Përmetit u zgjodh anëtar i Këshillit të KANÇ‑it.

Pas lufte ishte ambasador i Shqipėrisë në Beograd e më pas zv/ministėr i Punëve të Jashtme.

Në vitet 1950 ‑ 1954 ishte zv/kryeministėr dhe ministėr i Bujqësisë. Nga viti 1956 e deri sa vdiq ishte sekretar i KQ tė PPSH‑sė. Në të gjitha rastet ka qenė zgjedhur anëtar i Byrosë Politike dhe deputet në Kuvendin Popullor.

Më 23 shtator 1979 Hysni Kapo vdiq në një klinikë të Parisit, nga një sëmundje e rëndë.

Dekoratat

Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Hysni Kapos dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.

Referime

Tags:

1915197923 Shtator4 marsInstituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të KomunizmitParisiPartia Komuniste ShqiptareTërbaçiUshtria Nacionalçlirimtare

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sintaksa e gjuhes shqipeGravitetiNepotizmiLista e personaliteteve ilireLlojet e vargjevProblem globalShëndetiRrotullimi i TokësÇiljeta XhilagaPasaporta e KosovësLekë DukagjiniUEFA Liga e KampionëveDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëPlanetiLeje DrejtimiKulla EiffelDrogaBekim FehmiuShpella e piratëve (roman)NATOIsak NjutoniHemofiliaTrupi i njeriutDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Gjon BuzukuPesë Shtyllat e IslamitKompjuteriKënga e Hajredin PashësLuigj GurakuqiSëmundjet e zemrësSinonimiSistemi i frymëmarrjesKimiaAtomiQarqet e ShqipërisëDritëro AgolliMikroorganizmatDita e VerësRrafshi i DukagjinitPopullsia botëroreKultura e ShqipërisëKundrinori-kryefjala-kallëzuesiGalileo GalileiPetro MarkoAntarët e Familjes Jashari të rënë gjatë luftës së UÇK-sëSpanjaLiqeni i ShkodrësDasma shqiptareRevolucioni i dytë industrialTeuta e IlirisëSyri i kaltër, DelvinëRomeo dhe ZhuljetaHistoria e DurrësitFranz KafkaMirditaKanabisi (Drogë)AtlantidaMatematikaLista e këngëtarëve të muzikës popullorePozicioni 69Targat e automjeteve të KosovësAli Pashë TepelenaFlamuri i ShqipërisëLumi i DrinitPashallëku i ShkodrësEgjipti i lashtëZgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 2021Lista e markave të automobilaveDubaiEndokrinologjiaMiguel de CervantesLista e lumenjve më të gjatëLista e gjeografive të shteteveSistemi urinarDemografia e ShqipërisëRënia e komunizmit në ShqipëriShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëVena🡆 More