Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj (Goden, 1962) është politolog, akademik dhe veprimtar politik i Lëvizjes Vetëvendosja.

Biografia

Akualisht është përgjegjës i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës.

Është pjesmarrës në lëvizjet e vitit 1981. Për këtë arsye është ndjekur nga shteti jugosllav dhe ka kaluar në Shqipëri. U diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike, dega e filozofisë, në Universitetin e Tiranës më 1986 dhe po atë vit u punësua si lektor i filozofisë në Universitetin e Tiranës. Gjatë vitit 1993-1994 është specializuar për shkenca politike dhe filozofi politike në Universitetin e Bernit dhe të Zyrihut. Në vitin 1997 ka doktoruar me temën “Mendimi politik shqiptar nga viti 1995-1990”.

Është autor i shumë artikujve publicistikë, kritikë dhe analitikë mbi politikën shqiptare në të kaluarën dhe të sotmen. Është autor i tekstit universitar “Hyrje në shkencat politike”, autor i monografisë “Skicë e mendimit politik shqiptar”, dhe i shumë eseve kritike si “Kriza e përkryer në Shqipëri”, “Pamundësia e kozmopolitizmit shqiptar” etj. Është pjesëmarrës si lektor i ftuar në Universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë Universitetin e Prishtinës, Universitetin Ndërkombëtar të Vlorës, në seminare, konferenca dhe këmbime përvojash në Universitete Europiane dhe të SHBA-ve.

Në vitet 1991-1993 ka qenë nënkryetar i Shoqatës Atdhetare Patriotike “Kosova” në Tiranë, kryeredaktor i gazetës “Kosova” dhe aktivist politik në proceset e shembjes së komunizmit në Shqipëri e të ndërtimit të shoqërisë demokratike. Përgjatë viteve 1990-2010 ka qenë i angazhuar intensivisht në mbështetje të procesit të pavarësimit të Kosovës dhe të bashkimit kombëtar shqiptar si finalizim i një projekti politik shekullor kombëtar. Në vitet 1996-2008 ka qenë në partinë Rimëkëmbja Kombëtare Shqiptare dhe nga viti 2008 mbështetës aktiv i lëvizjes Vetvendosje.

Vepra

  • Pavarësia e shenjtë, 1997;
  • Skicë e mendimit politik shqiptar, 1998;
  • Kriza e përkryer e Shqipërisë, ese kritike e shoqërisë, 2003;
  • Pamundësia e kozmopolitizmit shqiptar, 2005;
  • E pafilozofuara, 2011.

Referimet

Tags:

1962Godeni (Gjakovë)Lëvizja Vetëvendosje

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

2008PashkëtPrinc VidiPerandoria RomakeLidhëzaMitrush KuteliShoqëriaSistemi periodik i elementevePoeziaHendbollTrashëgimia natyroreIliadaHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)ZinkuPesë Shtyllat e IslamitKultura në KosovëBronkitiHIV/AIDSPHVeshkaShenjat e qarkullimit rrugorMitologjia grekeButrintiKultura e ShqipërisëBektashiGjergj FishtaShëndetiMbrojtja e mjedisitUjiTrupi i njeriutErnesto SabatoIndiaRimaTrekëndëshiYlliZgjebjaLazeriPrenk JakovaÇifteliaMëlçiaArtriti ReumatologjikDermatiti atopikHistoria e arteveLufta e TrojësAli Pashë TepelenaKripaSinonimiFazat e Rilindjes ShqiptareKoniDisleksiaMeshariSistemi i imunitetitIliriaKanuni i Lekë DukagjinitSlloveniaSpanjaDynymArbëreshët në ItaliAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveKaliumiLudwig van BeethovenShqipëria nën pushtimin gjermanSulfuriKohaFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollAmerika VerioreMësonjëtorja e KorçësTiranaLista e liqeneve në ShqipëriPuna e pendimitSaturniNamazi i JacisëLista e vendeve sipas sipërfaqesKorçaQeverisja vendore dhe qendroreNdotja e ujitKisha katolikeBakteri🡆 More