Hugo Çavez

Hugo Rafael Chávez Frías (Shqiptimi spanjisht: ; 28 korrik 1954 – 5 mars 2013) ishte President i Venezuelës nga viti 1999 e deri në vdekejn e tij në 2013.

Më herët ai ishte udhëheqës i partisë politike Lëvizja e Republikës së Pestë nga themelimi i saj më 1997 e deri në vitin 2007, kur u bë udhëheqës i Partisë së bashkuar socialiste të Venezuelës (PSUV). Ai ndoqi ideologjinë e tij politike të njohur si Bolivarianizëm dhe "socializëm i shekullit XXI", u përqëndrua në zbatimin e reformave socialiste në vend, si pjesë e një projekti social të njohur si Revolucioni Bolivarian që shtetëzoi industritë kryesore, rriti fondet qeveritare të kujdesit shëndetësor dhe arsimit, si dhe sipas shifrave të qeverisë, uli në mënyrë të konsiderueshme nivelin e varfërisë në vend.

Hugo Çavez
Hugo Çavez
Presidenti i 52-të i Venezuelës
Në detyrë
2 shkurt 1999 – 5 mars 2013
Paraprirë ngaRafael Caldera
Të dhëna vetjake
U lind më28 korrik 1954
Sabaneta, Hugo Çavez Venezuela
Vdiq më5 mars 2013
Karakas, Hugo Çavez Venezuela
Nënshtetësiavenezuelian
Partia politikeLëvizja e Republikës së Pestë (1997–2008)
party e bashkuar socialiste (2008–2013)
Poli i madh patriotik (2011–2013)
Bashkëshortja/etNancy Colmenares (i divorciuar)
Marisabel Rodríguez (1997–2004)

Jeta

U lind nga një familje e klasës punëtore në Sabaneta. Çavez u bë oficer karriere dhe pasi u zhgënjye prej sistemit politik venezuelian, në fillim të viteeve 1980 themeloi lëvizjen e fshehtë Lëvizja revolucionare bolivariane-200 (MBR-200) dhe punoi për rrëzimin e qeverisë. Çavez në vitin 1992 udhëhoqi MBR-200 në grushtin e shtetit kundër partisë qeveritare Aksioni demokratik të presidentit Carlos Andrés Pérez. Grushti dështoi dhe Çavez u burgos. Dy vite më pas doli nga burgu dhe themeloi partinë politike social-demokrate, Lëvizja e Republikës së Pestë,dhe në zgjedhjet e vitit 1998 u zgjodh president i Venezuelës. Menjëherë miratoi një kushtetutë të re e cila u njihte më shumë të drejta për grupet e margjinalizuara dhe ndryshoi strukturën e qeverisë venezuelane. Në vitin 2000 u rizgjodh president. Gjatë madatit të dytë presidencial, ai implementoi sistemin e "misioneve bolivare", këshillave komunale dhe kooperativat e vetëqeverisura nga punëtorë, reformën e tokës agrare si dhe shtetëzimin e industive kryesore. Më 7 tetor 2012, Çavez me fitimin e zgjedhjeve presidenciale për herë të katërt, kundër Henrique Capriles ,garantoi një mandat të ardhshëm gjashtë-vjeçar.

Qëndrimi

Çavez i përshkruante politikat e tij si anti-imperialiste, ishte kritik aktiv i neoliberalizmit dhe kapitalizmit laissez-faire. Përgjithësisht, Çavez ishte një kundërshtar i shquar i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. U bë aleat i fortë i qeverisë komuniste të Fidel Kastros dhe më pas Raul Kastors në Kubë dhe i qeverive socialiste të Evo Morales në Bolivi, Rafael Correa në Ekuador e Daniel Ortega në Nikaragua. Presidenca e tij shihesj si pjesë e socializmit "vala rozë" të përhapur në Amerikën Latine. Mbështeti bashkëpunimin mes vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, luajti rol kyç në themelimin e Unionit të Kombeve të Amerikës Jugore, Aleancën bolivariane për Amerikën, Bankën e jugut si dhe rrjetin rajonal televiziv TeleSur.

Të Drejtat e Njeriut

Kontrolli mbi sistemin gjyqësor

Presidenca Hugo Chavez (1999-2013) u karakterizua nga një përqendrim dramatik i pushtetit në duart e tij dhe mosrespektimi hapur i garancive themelore të të drejtave të njeriut. Chaves mori kontrollin e Gjykatës së Lartë duke shtuar 12 anëtarë më shumë të gjithë mbështetës të tij. Gjyqtarë të niveleve të ulëta të gjykatës ishin nën presion të fortë për të mos marrë vendime që shqetësonin qeverinë. Në vitin 2009 Chavez bëri thirrje publikisht për burgosjen e një gjyqtareje që liroi me kusht një kritik të hapur të qeverisë që ishte në paraburgim për tre vjet nga dy që lejonte ligji. Gjyqtarja u dënua me një vit burg dhe është akoma edhe sot nën arrest shtëpie. Kjo çoi në humbjen e funksionit të gjykatës si kontrolluese e presidencës dhe cënoi ndarjen e pushteteve.

Shtypja e lirisë së shtypit dhe medias

Nën Chavez, qeveria zgjeroi në mënyrë dramatike aftësitë e saj për të kontrolluar përmbajtjen e transmetimit të mediave të lajmeve. Ajo miratoi ligje që zgjeronin dhe ashpërsonin dënimet për shprehje që "fyenin" zyrtarët qeveritarë, ndalonin transmetimin e mesazheve që "ndezin ankth në publik", dhe që lejonin pezullimin arbitrar të kanaleve televizive, stacioneve të radiove, dhe faqeve të internetit.

Refuzimi i mbikqyrjes së të drejtave të njeriut

Qeveria e Chavezit bllokoi organizatat ndërkombëtare të monitoronin praktikat e të drejtave të njeriut në vend. Në vitin 2008, qeveria e Chavezit arrestoi dhe dëboi përfaqësuesit e Human Rights Watch pasi ata dhanë një raport që dokumentonte shkeljet nga qeveria të normave të të drejtave të njeriut. Pas dëbimit, ministri i atëhershëm i jashtëm i tij dhe pasuesi i tij i tanishëm, Nicolás Maduro, njoftoi se, "Çdo i huaj që vjen për të kritikuar vendin tonë do të dëbohen menjëherë."

Në mandatin e dytë të Chavezit, përqendrimi i pushtetit dhe dobësimii i mbrojtjes së të drejtave të njeriut i dha dorë të lirë qeverisë për t'i frikësuar, censoruar, dhe dënuar penalisht venezuelianët që kritikonin presidentin dhe politkën e tij.

Vitet e fundit të jetës

Më 30 qershor 2011, Çavez deklaroi se u shërua pas një operacioni për heqjen e qelizave tumoriale. Në dhjetor 2012, iu nënshtua një operacioni të dytë. Ai duhet të bënte betimin e mandatit të katërt presidencal më 10 janar 2013, por Asambleja Kombëtare e Venezuelës ra dakord ta shtyjë për më vonë, pasi Çavez të merrte veten nga trajtimi i tretë mjekësor në Kubë. Çavez vdiq më 5 mars 2013, në moshën 58 vjeçare.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Hugo Çavez JetaHugo Çavez QëndrimiHugo Çavez Të Drejtat e NjeriutHugo Çavez Vitet e fundit të jetësHugo Çavez ReferimeHugo Çavez Lidhje të jashtmeHugo Çavez1954201328 korrik5 marsAFNVenezuela

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TigriMigrimetAli Pashë TepelenaPasqyratTransportiLista e liqeneve në ShqipëriMushkëriaMuzikaTotalitarizmiKlimaRombiRacizmiKafshëtZinkuProbabilitetiAmerika VerioreDritaLëvizja Nacional-ÇlirimtareAvullimiHistoria e botësSportiEsad pashë ToptaniDendësiaParahistoriaPëremriVirusiTrekëndëshiKongresi i BerlinitTargat e automjeteve të KosovësPetro MarkoRimaShkollat e para shqipeGreqiaOrganizata e Kombeve të BashkuaraSistemi urinarBeteja e KosovësKoniShqipëria e MesmeNamazi i IqindisëPaneli diellorNdotja e ajritErnest KoliqiNdre MjedaMorfinaReaksioni kimikLuigj GurakuqiShenjat e qarkullimit rrugorNjeriuKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeAeroplaniSpartak NgjelaPeshkopiaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Indi (organ)Arsimi në KosovëHistoria e Jehudëve në ShqipëriRrënja katroreFamiljaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriHijaLiza (Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave)Emra pellazgëNata e KadritAlpet ShqiptareLista e shteteve sipas popullsisëMuhammediQarku elektrikAdelina MamaqiLigji i ruajtjes së energjisëHemoglobinaFërkimiKalaja e BeratitLojërat Olimpike VeroreMalësorjaAhmed KalajaPartia e Punës e ShqipërisëVlerat kulturoreVena🡆 More