Fis Hoti

Hoti është një fis historik dhe nënndarje e Malësisë, krahinë kjo e ndarë ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Fis Hoti
Vendndodhja gjeografike

Gjeografia

Nënkrahina e Hotit shtrihet në kufirin shqiptaro-malazez, ku vendbanimet kryesore janë Hoti dhe Rapshë-Starja në Shqipëri; dhe Arza, Helmësi me Traboinin në Mal të Zi.

Historia

Më 1414 përmendet për herë të parë ky fis që gëzoi një rritje jashtëzakonisht të fortë (Otti, Octi, Chioti, Coti) në një vëllazëri me Tuzët dhe Bythëdosët (Octi, Tusi et Bitidossi). Shuflaj vlerëson se rrënjët e këtij fisi duhen kërkuar në Plavë përmbi Guci, mbi Lim, më 1330 përmendet Mali i Hotënve. Në vitin 1417 ky fis ishte në gjak (lat. quia manus posuit sanguine eorum) me Balshën III.

Ky mal (montanea) në vitet 1417 gjendej kryesisht në shërbim të Venedikut, por herë-herë shkretonte edhe krahinën e Shkodrës. Kryetari i saj quhej kapetan (capitaneus montanee Ottorum). Në vitin 1434 quhej Junch Hoth iam dominus in partibus Albaniae. Në shumë fshatra si cavo (kryetar) përmendet ndonjë Hot. Në regjistrin e kadastrës së Shkodrës përmendet i quajturi Andrea Hoti, i përmendur si proniar dhe kre i fshatit Podgorë (ku radhiten dhe Hotë të tjerë, të quajturit Radas e Mazrrak), më 26 mars 1417 merr në konçension vreshtat e këtij vendi që i përkitnin komunës së Shkodrës. Në fshatin Ljushta krerët janë Junk dhe Vlatik Hoti. Në fshatin Pesiugla kre është Nikolla Hoti, i përmendur gjithashtu për koncensione dhe ndershmërinë e tij. Më 1474 përmendet sërish Malin/Malet e Hotënve (montanee octorum, montanea ottanorum).

Me pushtimin osman, Malet e Hotit përbëjnë nahije më vete në kazanë e Podgoricës, pjesë e Sanxhakut të Shkodrës. Administrata osmane i caktoi Hotjanët, ashtu si krejt malësorët e tjerë të MbiDrinit, si derbendxhinj për të ruajtur rrugën që lidhte Shkodrën me kalatë e Depedukenit dhe të Medunit, duke kaluar përmes krahinës së tyre. Përmes këtij shërbimi duhej të ruanin shtigjet malore nga kalonin rrugët, të siguronin qarkullimin e lirë duke vënë roje në çdo fshat, të mos lejonin të prekej jeta dhe pasuria e udhëtarëve, të ndërtonin ura, të hapnin grykat në kohën e dimrit, etj. Për këto shërbime Hotjanët ishin të falur zakonisht nga disa taksa në dobi të pushtetit qendror dhe ishin gjithashtu të falur nga e dhjeta e gjakut ose dhënia e fëmijëve jeniçerë (yeniçer oglani).

Forma Hotti përdoret në një raport dërguar Romës shtatorin e 1621 nga Ipeshqevi i Sapës dhe Sardës, Pjetër Pudi, dhe nga relacionet ekleziastike të P. Gasparit më 1671, në raportin e Stampaneos më 1685 dhe në hartën e Da Vignola-s më 1689.

Bajraku i Hotit dhe bajraktarët

Me vendosjen e institucionit territorial të bajrakut në kohën e Perandorisë Osmane, edhe fisi i Hotit iu nënshtrua kësaj reforme duke qenë bashbajrak (bajrak i parë) i Malësisë. Duke u mbështetur në tetë brezat derës të bajraktarëve të Hotit, sipas gojëdhënës së kësaj shtëpie, duke marrë për të mirëqenë se nuk e morën tagrin e bajraktarëve prej kujt tjetër përveç autoriteteve osmane, e shpie formimin e bajrakut të Hotit në fundshekullin e XVII.

Më 1907, Provinciali i Urdhrit Françeskan në viset shqiptare, Át Lovro Mihaçeviq, e përshkruan Hotin:

Banorët jetojnë rreth malit Bukovik dhe në rrafshet e luginës së tij, ndahet në dy bajrakë, në Rrapshë e Traboin.

Feja

Më 1609, Bolica e përmend Hotin si pjesë e 6 fiseve të ritit katolik roman ndër 11 fiset kryengritëse. Sipas një relacioni të Bogdanit më 24 mars 1684, Hoti qe nën Ipeshqevinë e Drishtit, më pas në atë të Pultit.

Sipas Nopçës, Hoti festonte Shën Kollin një javë të tërë. Tradicionalisht një fis katolik, shenjti mbrojtës i Hotit është Shën Gjon Pagëzori, dita e të cilit Shnjoni i Hotit, kremtohet çdo vit më 29 gusht.

Demografia

Në lidhje me përshkrimin që Mariano Bolica i bën Sanxhakut të Shkodrës më 1614, Hotti ka 212 shtëpi dhe 600 burra në armë, me në krye Marash Pepën.

Personalitete të njohura

  • Anaro Hoti - rreth 1476, i njohur për bashkëpunim me Vendikun dhe Balshajt
  • Dedë Gjo Luli - bajraktar i Hotit, udhëheqës i Revoltës së Malcís s'Madhe
  • Palok Traboini - djali që pruri flamurin që u ngrit në majen Rudinë me 6 prill 1911, dhe dy të tjerë që solli nga Vjena, të dytin Ujkës së Grudës e të tretin Prel Lucës së Trieshit.

Referime

Literaturë

Tags:

Fis Hoti GjeografiaFis Hoti HistoriaFis Hoti FejaFis Hoti DemografiaFis Hoti Personalitete të njohuraFis Hoti ReferimeFis HotiFiset shqiptareMali i ZiMalësiaShqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Fiset ilireMëlçiaKalaja e BeratitBurreliTelefoniOutlook.comKontaminimi i tokësDua LipaUjiDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëNapoleon BonapartiEpilepsiaMartesa islameTuneli Thirrë-KalimashMasturbimi i ndërsjelltëEnergjiaSinonimiDemokraciaShqiptarët në Maqedoninë e VeriutGreta ThunbergFolkloriLista e shfaqjeve teatraleShiuJustina AliajKongresi i ManastiritTumori i truritMarrëdhënia seksualeMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutMigrenaWilliam ShakespeareDeti MesdheMatjaHistoriku i gjuhes letrare shqipeLista e gjeografive të shteteveHistoria e fesë islamePinguiniUjëvarat e MirushësPiramidat e EgjiptitMustafa Reshit pashë BushatlliuPjetër BogdaniNdajfoljaDemografia e ShqipërisëZef PllumiHistoria e futbollit shqiptarInsulinaKontratat e transmetimeve sportive në ShqipëriAnarkiaKarizmaNdotja akustikeMbipeshaKatroriKosovaSistemi i imunitetitAhmet KrasniqiSindroma DownAziaLista e filmave të ShqipërisëTë drejtat e graveUlçera në stomakPrincesha ArgjiroLista e shkrimtarëve shqiptarëÇifteliaLidhja e LezhësAtletikaSëmundja e LeukemisëFeja në ShqipëriPlatoniRrotullimi i TokësPozicioni kalorëseMasakra e TivaritLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneMalet e SharritAzem ShkreliGjon BuzukuMenstruacionetDita Botërore e MjedisitDiabeti🡆 More