Hoteli

Hoteli është ndërmarrje e cila ofron banim, zakonisht në një periudhë të shkurtë kohore.

Kushtet e akomodimit bazë, të cilat një hotel duhej që t'i plotësonte në kohët e kaluara (posedimi i vetëm një dhome, një krevati, një dollapi për rroba, një tavoline të vogël dhe një lavaman) janë zëvendësuar dukshëm me dhoma me instalime moderne, duke përfshirë banjo në dhoma të gjumit dhe kondicionerë të ajrit. Gjërat tjera që zakonisht gjinden nëpër hotele janë telefoni, sahati me alarm, televizori, qasja në internet; furnizimi me ushqime të lehta dhe pije mund të bëhet në mini-bar, dhe në aparate për pije të ngrohta. Hotelet më të mëdha mund të posedojnë restorante, bazene, çerdhe, dhoma për konferenca dhe shërbime të tjera sociale.

Hoteli
Hoteli The Mirage në Las Vegas
Hoteli
Hoteli Llao llao në Argentina

Disa hotele ofrojnë kombinime të ndryshme të ushqimeve në llogari të qëndrimit në hotel. Në Britaninë e Madhe, hotelit i kërkohet me ligj t'u servojë ushqim dhe pije çdo mysafiri brenda orëve të caktuara; që të shmanget kjo kërkesë nuk është e pazakonshme të gjinden hotelet private, të cilat nuk janë subjekt i kësaj kërkese. Në Japoni, hotelet kapsulë posedojnë hapësirë të minimizuar në dhoma dhe ambiente tjera.

Australi dhe Kanadë, hoteli mund të merret edhe si pub ose bar. Në Indi, hoteli mund të merret edhe si restorant, për shkak se restorantet më të mira janë gjendur gjithmonë pranë hoteleve të mira.

Etimologjia

Fjala hotel vjen nga fjala frënge hôtel (hôte do të thotë mikpritës apo bujtinar), fjalë e cila përdorej më shumë për shtëpi të verzionit francez që pranonin shumë shpesh vizitorë se sa për vende që ofronin akomodim. Sidoqoftë, në përdorimin bashkëkohor francez, fjala hôtel e ka të njëjtin kuptim si termi anglez, ndërsa hôtel particulier përdoret për kuptimin e vjetër. Shqiptimi francez, me theksin lakor, është përdorur gjithashtu edhe në gjuhën angleze, por tani kjo gjë bëhet rrallë. Theksi lakor e zëvendëson shkronjën "s" në shqiptimin e mëparshëm hostel, i cili me kalimin e kohës e mori kuptimin e ri, por të afërt me kuptimin e vjetër.

Klasifikimi

Çmimi dhe kualiteti i hoteleve zakonisht e tregojnë rangun dhe llojin e shërbimeve në dispozicion. Për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të turizmit botëror gjatë dekadave të fundit të shekullit 20, standardet, veçanërisht ato të ndërmarrjeve më të vogla, janë përmirësuar dukshëm. Por, për hir të krahasimit më të mirë janë paraqitur sistemet e vlerësimit, ku vlerësimi përmes një deri në pesë yje është më i zakonshmi, dhe vlerësimi me më shumë se pesë yje tregon për më shumë luks. Hoteleve ju caktohet shuma në bazë të sistemeve tradicionale, dhe kjo varet shumë nga paisjet e ofruara. Disa e konsiderojnë këtë si të papërshtatshme për hotelet më të vogla, kualiteti i të cilave mund t'i përket një kategorie të caktuar por mungesa e një artikulli si p.sh. e liftit mund ta pengojë atë për ta arritur një kategorizim më të lartë. Në disa vende ekziston një sistem standard i kritereve për kategorizimin e hoteleve, por në shumë vende të tjera ky sistem mungon. Janë bërë përpjekje për unifikimin e sistemeve të klasifikimit në një sistem të besueshëm dhe të njohur ndërkombtarisht, por ekzistojnë dallime të shumta në kualitetin e akomodimit dhe në llojin e ushqimit brenda kategorisë së njëjtë të hoteleve, ndonjëherë edhe brenda vendit të njëjtë. American Automobile Association përdorin diamantë në vend të yjeve për vlerësimin e hoteleve dhe të restorantëve.

Hotelet historike

Hoteli 
Hotel Astoria dhe figura e Carit të Rusisë Nikolla I, Shën Petersburg

Disa hotele kanë fituar famë përmes traditës, duke shërbyer për raste apo persona të rëndësishëm, si p.sh. hoteli Schloss Cecilienhof në Potsdam, Gjermani, që famën e mori nga e ashtuquajtura Konferenca Potsdam e aleatëve të Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill, Harry Truman dhe Joseph Stalin në vitin 1945. Taj Mahal Palace & Tower në Mumbai është një ndër hotelet më të famshme dhe historike në Indi për shkak të lidhjes së saj me Lëvizjen indiane për pavarësi. Disa hotele e kanë marrur emrin nga ushqimet ose pijet e ndryshme, si hoteli Waldorf Astoria në New York City që është i njohur për Waldorf sallatën, ose Raffles Hotel në Singapor, vendi ku është shpikur pija Singapore Sling. Një shembull tjetër është Hotel Sacher në Vienë, Austri, shtëpia e tortës me çokollatë Sachertorte, ose Hotel de Paris ku është shpikur Crèpe Suzette.

Hoteli 
Hôtel Ritz në Paris

Ekzistojnë hotele që janë bërë të famshme përmes filmave si Grand Hotel Europe në Saint Petersburg, Rusi, kur James Bond qëndroi aty në filmin e famshëm Goldeneye. Hotelet në Kanë si Carlton ose Martinez u bënë qendër botërore gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Një numër i hoteleve kanë hyrë në vetëdijen e publikut përmes pop kulturës, si Ritz Hotel në Londër, UK, Algonquin Hotel në New York City për shkak të së famshmes Algonquin Round Table, Hotel Chelsea gjithashtu në NYC, subjekt i shumë këngëve si dhe vendi i lëndimit të Nancy Spungen (sipas të dashurit të saj Sid Vicious). Këto hotele vizitohen shpesh nga persona të famshëm.

Hotelet e pazakonta

Shumë hotele mund të konsiderohen si "destinacione në vetvete", të cilat vizitohen për shkak të karakteristikave të tyre të pazakonta.

Hotelet shtëpi në dru

Disa hotele janë të ndërtuara në drunj të gjallë, për shembull hoteli Costa Rica Tree House në Kosta Rikë, Treetops Hotel në Keni, Ariau Towers në Brazil, dhe Bayram's Tree Houses në Turqi.

Hotelet shpellë

Hoteli shpellë shkretinor në Coober Pedy, Australi Jugore, hoteli Cuevas Pedro Antonio de Alarcón në Guadix, Spanjë dhe disa hotele në Kapadoki, Turqi, janë të njohura për shkak të ndërtimit të tyre në shpella natyrale, ku disa kanë dhoma nëntokësore.

Hotelet kapsullë

Hotelet kapsullë janë një lloj i hoteleve ekonomike që gjinden në Japoni.

Hotelet akull dhe borë

Hoteli akull në Jukkasjärvi, Zvicër, dhe Hotel de Glace në Duschenay, Kanadë dhkrihen çdo pranverë dhe rindërtohen çdo dimër; Mammut Snow Hotel në Finlandë gjindet në muret e kështjellës së borës në Kemi; dhe Lainio Snow Hotel është pjesë e fshatit dëborë afër Ylläs, Finlandë.

Hotelet kopsht

Hotelet kopsht, të njohura për kopshtet e tyre para se të ishin hotele, janë Gravetye Manor, shtëpia e dizajnerit të kopshteve William Robinson, dhe Cliveden, i dizajnuar nga Charles Barry me kopsht të trëndafilave nga Geoffrey Jellicoe.

Hotelet nënujore

Disa hotele e kanë akomodimin nënujor, si hoteli Utter Inn në Lake Mälaren, Suedi. Hydropolis, që është ende nën konstruksion në Dubai, do ta ketë akomodimin në fund të Gjirit Persik. Jules Undersea Lodge në Key Largo, Floridë kërkon scuba diving (kostum për furnizim me oksigjen) për hyrje në dhomat e saj.

Motelet

Moteli është hotel i paraparë për njerëzit të cilët dëshirojnë të kenë pushim të shkurtër dhe qasje të shpejtë nga automobili deri në dhomën e tyre.

Hotelet që kanë thyer rekorde botërore

Hotelet më të larta

Hoteli më i lartë në botë është Burj Al ArabDubai, i cili ka 321 metra, të cilit sidoqoftë do t'ia kalojë hoteli fqinj Rose Rotana Suites i cili do të ketë 333 metra.

Hotelet më të mëdhaja

Hoteli me më së shumti dhoma është MGM Grand Las Vegas në Las Vegas, ShBA, i cili ka gjithsej 6,276 dhoma. Në vitin 2006, Guinness World Records e shpalli First World Hotel në Genting Highlands, Malajzi hotelin më të madh në botë me gjithsej 6,118 dhoma.

Hotelet më të vjetra

Sipas Guinness World Records, hoteli më i vjetër që ende funksionon është Hoshi Ryokan në Komatsu, Japoni, që është hapur në vitin 718.

Banimi në hotele

Një numër i figurave publike kanë vendosur të jetojnë përkohësisht apo përherë në hotele.

  • Aktori Richard Harris jetoi në Savoy Hotel kur ishte në Londër. Arkivisja e hoteleve Susan Scott e tregon anektodën për Richard-in, kur atë ishin duke e nxjerrur nga hoteli nëpërmes krevatit të ambulancës, dhe pak para se të vdiste ai e ngriti dorën dhe tha "është nga ushqimi".
  • Në vitin 2007, mediat në tërë botën raportuan se David dhe Jean Davidson, një çift pensionistësh nga Sheffield, qëndruan në një lokacion të Newark, Nottinghamshire & a Grantham, Lincolnshire për gjithsej 22 vite, duke e bërë motelin shtëpi të vet. Për këtë çift shpenzimet e qëndrimit të tyre në motel ishin përafërsisht të njëjta me shpenzimet e jetës në shtëpi, por këtu ata përfitonin nga shërbimi i motelit dhe ushqimi i ofruar. Pas shkuarjes së tyre, moteli e emëroi dhomën e çiftit "The David and Jean Davidson Suite".

Galeria

Shiko edhe

Tags:

Hoteli EtimologjiaHoteli KlasifikimiHoteli Hotelet historikeHoteli Hotelet e pazakontaHoteli MoteletHoteli Hotelet që kanë thyer rekorde botëroreHoteli Banimi në hoteleHoteli GaleriaHoteli Shiko edheHoteliDhomaDollapiInternetiKonferencaKrevatiNdërmarrjaOrë me zileRestorantiSahatiTelefoniTelevizori

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Mona LizaKonferenca e Londrës (1912–1913)IlirëtHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiGjarpriTelefoniAlergjiaDielliTë drejtat e njeriutPjesëzaMbrojtja e mjedisitHistoriku i gjuhes letrare shqipeFabulaMbreti Zogu IHepatiti BMitologjiaLuledielliHistoria e TiranësBelgjikaSinuzitiPsikozaShqiponjaKoniHistoria e libritDritaNarcisizmiThethiHomonimetUniversiteti i PrishtinësWolfgang Amadeus MozartZef PllumiBesimet folklorike shqiptareJuventus F.C.Mali i KorabitLista e vullkaneve aktivë në botëEvropaBylisiHIV/AIDSXhensila MyrtezajLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësMagnetiAcidet dhe BazatMerkuri (planet)Kongresi i ManastiritDritëro AgolliFilozofiaPolimeriRoma e lashtëBronkitiHarry PotterMuzeu Historik KombëtarLetërsiaYlliDramaGjendja agregateXhubletaKloriHidrokarburetTestosteroniArti i RilindjesDhelpraLimfocitiMuji dhe HaliliMercedes-BenzFruthiPrilliKimiaDerivatiSëmundja infektiveAnesteziaOrgazmaNdotja e ujitFlamuri i ShqipërisëNënë TerezaPresidenti i ShqipërisëFejaArbëreshët në ItaliLista e lumenjve në Kosovë🡆 More