Hodo Sokoli

Hodo pashë Dervishi i njohur më shumë si Hodo Sokoli (turqisht: İşkodralı Miralay Hodo ose İşkodralı Hodo Paşa; Shkodër, 17 nëntor 1834 - Erzinxhan, 1883) ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane dhe komandant i trupave të Lidhjes së Prizrenit në degën e Shkodrës në atë që në popull u njoh dhe u këndua si Lufta e Miletit.

Jeta

U lind më 17 nëntor 1834 me emrin Et'hem Hodo, i biri i Mahmud beg Sokolit, në një familje me prejardhje nga viset e Sumës të vendosur në lagjen Dërgut në kohën e Pashallëkut të Shkodrës. Në fillim mbiemrin e kishin Dervishej, më pas e shndërruan në Sokoli. Ndoqi shkollimin e tij në vendlindje, ku kreu ruzhdijen. Pasi u shqua ndër betejat e shpeshta në gjysmën e parë të shek. XIX kundër Malit të Zi, u gradua kapiten i rojës së ishujve të Liqenit të Shkodrës, gradë që dihet ta ketë patur që kur ishte vali Abdi pashë Çekrezi më 1860. Më vonë u gradua major i xhandarmërisë ushtarake të formuar rishtas.

Kur u emërua Dervish Pasha vali në Shkodër, u transferua në Stamboll më 1869. Më 1876 u gradua kolonel i xhandarmërisë së Shkodrës, atëherë me titullin kullukçibash.

Pas ndodhive të Lidhjes së Prizrenit, kur skema e lëshimit të territoreve kaloi nga Plava e Gucia në Hot, Grudë e Kelmend sipas linjës Korti, Hodo begu u zgjodh kryetar i Komitetit të degës vendore të Lidhjes, me zëvendës Preng Bibë Dodën. Komiteti nxorri kushtrimin dhe Hodo Begu priu kund 8000 burrave për në Tuz, ku Hodo Begut i ishin bashkuar gati tërë oficerët e xhandarmërisë osmane.

Pas veprimeve në mbrojtjen e bajrakëve të Malësisë së Madhe, Hodo Begu u gradua pashë mirliva (gjeneral brigade) dhe nisi të punonte për mobilizim të përgjithshë në të gjitha viset shqiptare, për punën e tij për autonomi nuk vonoi shumë dhe më 12 dhjetor 1880 Dervish Pasha i arrestoi dhe i nisi për në Stamboll. Pas takimeve në Babu-serasqeri (Ministria e Luftës), burimet e kohës tregojnë se Sulltani donte t'i internonte në Erzurum, por ndërhyrja e ambasadorëve të shumtë bënë që mos të merrej ky vendim dhe të qëndronin në Stamboll. Hodo Pasha refuzoi për arsye shëndetësore emërtimin mytesarif i Damaskut.

Sipas Bushatit e internuan në Erzinxhan, ku disa burime thonë se nga dëshpërimi u hodh nga pallati apo kështjella, burime të tjera kumtojnë se ndërroi jetë nga kolera, ose u ekzekutua më 1883.

    "Shkodër e Malci janë çue
    Donë me e gjetë një komandant,
    Hodo Pashën kanë emnue,
    Nuk ka çajre pa na ardhë!
    I muer izen komandantit
    Due me dalë prej asqerisë
    Shkepi format e mirallajit
    Për me i ba qejfin tanë urdisë."
    Fragment nga Kanga e Miletit

Trashëgimia

Për veprimtarinë e tij shkruajtën edhe gazetat e huaja, siç e vë në dukje "Bashkimi i Kombit". Gjithashtu në këngën popullore shkodrane të quajtur Kanga e Miletit i këndohet rebelimit të tij dhe shqyerjes së uniformës ushtarake për t'i shërbyer atdheut. Sipas shtypit italian të kohës "fryma e qëndresës ishte agjitatori i njohur i Shkodrës, Hodo Beu".

Nderime

Për shërbimet dhe aftësitë e tij në detyrë, u dekorua me medaljen Mexhidije në vitin 1868. Me rastin e 50-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Kuvendi Popullor, ndër të tjerë dekoroi edhe Hodo Pashën me urdhrin "Për veprimtari patriotike të klasit III".

Referime

Tags:

Hodo Sokoli JetaHodo Sokoli TrashëgimiaHodo Sokoli ReferimeHodo Sokoli17 Nëntor18341883ErzinxhaniGjuha turkeLidhja e PrizrenitPerandoria OsmaneShkodër

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BasketbolliPulsi i zemrësLista e festave në KosovëEzaniEnergjia elektrikeAdoleshencaHasan PrishtinaNdihma e parëStimulim me dorëGjuha latineKanadajaParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaLista e personaliteteve ilireMutacioniPHMatjaNjohja ndërkombëtare e KosovësAli Pashë TepelenaAmerika QendroreKalaja e GjirokastrësNATOPanairi i botësHamletiFiset shqiptareFoljaDermatiti atopikIsmail QemaliKalaja e KrujësKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeEklipsiElizabeth HandElbasaniEgjiptiMatilda MakoçiADHDCristiano RonaldoAnarkiaSëmundjet e syritLiqeni i ShkodrësRusiaRevolucioni industrialMenstruacionetPirro DhimaEmra pellazgëTulipaniTelefoniShpallja e Pavarësisë së KosovësKimiaMartin CamajHepatiti CFormat e shtjelluara të foljesBiosinteza e proteinaveLumi i DrinitPlazma e gjakutIzet MexhitiShpella e GadimësLufta e Dytë BotëroreQarku i DibrësKosova dhe bukuritë e sajLista e shteteve të EvropësEnergjia dielloreDurrësiWolfgang Amadeus MozartParahistoriaMitologjiaNdajfoljaKapitalizmiNjerëz dhe FateForca e rëndesësKërpudhatPogradeciBujqësiaArkimediPozicioni seksualSistemi i organeve të frymëmarrjesIlir Shaqiri (këngëtar)DragoiBimësiaQeliza🡆 More