Hiob është roman nga Joseph Roth, një shkrimtari austriak, i publikuar në vitin 1930.
Ky 6 prill 2015 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Autori e përshkruan rrugën e vuajtjes të një mësuesi fshati me besimin çifut nga një Schtetl në Rusi. Protagonistit, Mendel Singer, i qëllohen në një kohë të shkurtër aq shumë krisma fati, sesa i prishet i gjithë botëkuptimi i tij dhe fillon të dyshojë në zotin edhe plotfuqinë dhe madhërinë e tij.
E gjitha fillon me lindjen e djalit fizikisht dhe mentalisht invalidë të Mendel Singer, Menuchim, i cili vuan nga epilepsia, që vlerësohet si dënim i zotit. Duket se Menuchim e qon familjen e tij në fatkeqësi. Fëmijët të tjerë të Mendel e përbuzojnë dhe maltretojnë Menuchim, sepse ndihen të harruar nga e ëma, e cila vetëm po pikëllohet për Menuchim. Poashtu po qesëndisen nga fëmijët të tjerë të Schtetl-it (fshatë të banuar dikur nga çifutët në Evropën lindore : Poloni, Ukrainë, Çeki, Sllovaki, Rumani) për invaliditetin të Menuchim. Edhe dashuria e Mendel për gruan e tij, Deborah, po ndikohet nga lindja.
Një dite vëllezërve më të mëdhenjë po i vjen urdhri për në ushtri. Për më të vogëlin e ëma mund ta organizojë emigrimin në Amerikë, tjetri po lajmërohet për shërbimin në ushtrinë ruse për t'i shpëtuar jetës të rreptë në familje dhe në Schtetl. E bija e Mendel, Mirjam, prapset nga besimi fetar dhe shpëton në mallet dhe ëndrrat në formë të dashurisë me ushtarët kozakë, që janë të stacionuar në fshat - në tmerr të atit. Pas një kohe djali i emigruar po lajmërohet, i cili në Shtetet e Bashkuara quhet "Sam". Me paranë të fituar ai po e merr familjen e tij në "shtetin e lirë". Për të shkuar në rrugë Singersët duhet të lënë pas Menuchim në Rusi.
Mendel, Deborah dhe Mirjam udhëtojnë me anije në Amerikë. Para se të mbërrijnë e shikojnë Statujën e Lirisë, simbolin e një jete më të mirë. Mirëpo Mendel në shtetin e ri nuk po ndihet mirë, gjithçka i duket e huaj, edhe poashtu djali i tij Schemarjah ("Sam"); gruaja dhe e bija në kundërshtim po e shijojnë jetën moderne dhe shpejt Mirjam dashurohet përsëri: Mac, një shok i ngushtë i Sam. Mendel mallohet për Menuchim, por nuk do ta pranojë këtë. Për fatkeqësi Sam vdes në Luftën e Parë Botërore, në të cilin sapo hyri Amerika. Jonas, vëllai më i madh, lajmërohet si i humbur, dhe më pas vdes gruaja e Mendel, Deborah, nga malli, në fund sëmuret mentalisht e bija, Mirjam. Nga këto krisma fati Mendel e humb besimin fetar të tij, të cilin po e rimerr kur e viziton papritmas i biri Menuchim, i cili gjatë kësaj kohe është shëruar dhe është bërë muzikant i famshëm. Në fund të librit Mendel Singer po e zen gjumi me lumturi dhe qetësi. A vdiq tani, nuk është e qartë.
Vepra e romanit është qartësisht e inspiruar nga historia e Hiobit (apo Ejupit) në Besëlidhjen e Vjetër. Si Hiobi edhe poashtu Mendel Singer duket se po humb gjithçka dhe humb shpresën, duke pasur parasysh fortësinë e "dënimit", në zotin.
Kjo ngjashmëri po kryqëzohet poashtu nga një histori e dytë e Biblës, historinë e Jozefit. Në romanin e Roth kjo është Menuchim i lënë pas në Rusi, që tanimë është shëruar nga epilepsia e tij dhe takohet me të atin në Amerikë si mjeshtër ansambli. Në këtë mënyrë Menuchim po i ngjan poashtu Mesiës si shpëtimtar shërimprurës.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Hiob, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.