Haxhillëku

Haxh ose Haxhillëku (arabisht: حج‎‎ Ḥaxhxh pelegrinazh, turqisht: Hac) është pelegrinazhi i myslimanëve në Mekë.

Gjendeni te artikulli Haxhilëku - pelegrinazh islam. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Si një nga pesë shtyllat e fesë islame është një detyrim fetare që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë myslimanëve të rritur të cilët janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin, dhe që mund të mbështesin familjet e tyre gjatë mungesës së tyre.

Haxhillëku
Ditët në Haxhxh

All-llahu xh. sh. në suren Ali Imran, ajetet 96/97, thotë : "Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz është ajo që ungrit në Bekë (Meke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hirë të Allahut xh.sh., vizita e shtëpis (Qabes) është farz pët ata që kanë mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton), Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit". Këto dy ajete argumentojnë qartë mbi farzin e haxhit, që duhet kryer sipas mundësive. Haxhi duhet kryer një herë në jetë, e kush ka mundësi edhe më shumë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit paqa qoft mbi të i cili thotë : "Haxhi, është një herë në jetë, e kush e përsëritë bën punë të mirë". Sipas mundësisë haxhin duhet kryer në atë kohë kur të arrijnë mundësitë materiale dhe shëndetësore. Nuk duhet vonuar edhe ky është urdhëri i pejgamberit alejhisselam i cili thotë: "Shpejtoni për në haxh, se askush nga ju nuk di se çka mund t'i ndodhë". Haxhi është bërë farz në vitin e nëntë të hixhretit.

Historia

Haxhillëku 
Një fotografi e Xhamisë së Shenjtë (viti 1907).

Forma e sotme e haxhit është themeluar nga Muhammedi. Sidoqoftë, sipas Kuranit, elemente të haxhit datojnë që nga koha e Ibrahimit. Sipas traditës islame, Ibrahimi u urdhërua nga Allahu për të lënë vetëm në shkretëtirën e Mekës së lashtë, gruan e tij Haxheren dhe djalin e tij Ismailin. Në kërkim të ujit, Haxherja dëshpërimisht vrapoi shtatë herë mes dy kodrave, mes Safasë dhe Merves, por nuk arriti të gjej ujë. Duke u kthyer e dëshpëruar kah Ismaili, ajo pa që fëmija po gërryente tokën me këmbën e tij dhe një burim uji u hap nën këmbën e tij. Më vonë, Ibrahimi u urdhërua të ndëroj Qabenë (të cilën e bëri me ndihmën e Ismailit) dhe të ftoj njerëzit që të bëjnë pelegrinazh aty. Kurani i referohet këtyre ngjarjeve në ajetet 2:124–127 dhe 22:27–30. Thuhet se meleku Xhebraili solli Gurin e Zi nga Qielli për ta vendosur në Qabe.

Në Arabinë paraislame, në kohën e njohur si xhahilija, Qabeja ishte e rrethuar nga idhujt paganë. Në vitin 630, Muhammedi udhëhoqi ndjekësit e tij nga Medina në Mekë, për të pastruar Qabenë duke shkatërruar të gjithë idhujt paganë. Në vitin 632, Muhammedi bëri pelegrinazhin e tij të vetëm dhe të fundit së bashku me një numër të madh ndjekësish dhe i udhëzoi ata mbi ritualet e haxhit. Ishte kjo pikë, ku haxhi u bë një nga pesë shtyllat e fesë islame.

Gjatë mesjetës, pelegrinët mblidheshin në qytetet e mëdha të Sirisë, Egjiptit, dhe Irakut për të shkuar në Mekë në grupe dhe karvane që përbëheshin nga dhjetëra mijëra pelegrinë, shpesh nën kujdesjen e shtetit. Karvanët e haxhit, sidomos me ardhjen e Sulltanatit Memluk dhe pasardhësit të tij, Perandorisë Osmane, u përcillte nga një forcë ushtarake e shoqëruar nga mjekë nën komandën e Emir el-haxhit (arabisht: أمير الحج‎‎, "komandanti i pelegrinazhit"). Kjo është bërë për të mbrojtur karvanet nga grabitës beduinë ose nga rreziqet natyrore, dhe për të siguruar që pelegrinët janë furnizuar me dispozitat e nevojshme. Udhpërshkruesit myslimanë si Ibën Xhubejri dhe Ibën Batuta kanë regjistruar me hollësi udhëtimet e haxhit gjatë mesjetës. Karvanët ndoqën rrugë të mirëpërcaktuara, të njohura në arabisht si darb el-haxh (që do të thotë "rruga e pelegrinazhit").

Vlerat e Haxhillëkut

  • Kryerja e haxhit tregon faktin se si besimtari i sinqertë, i nënshtrohet urdhërit të Zotit duke braktisur pasurinë, punën dhe familjen e tij.
  • Haxhi e stërvit njeriun me sabër (durim) dhe aftëson t'i përballojë vështërsitë.
  • E forcon imanin (besimin), e edukon shpirtin dhe i shlyn mëkatet.
  • Në haxhi arrihet barabarësia dhe vëllazërimi i plotë në mes pjesmarrësve të kombësive, racave, gjuhëve dhe kategorivetë ndryshme të njerëzve.
  • Në këtë mënyrë afrohen njëri me tjetrin, njihen me popuj të ndryshëm, këmbejnë mendimet dhe shfrytëzojnë përvojat e njëritjetrit.

Kushtet që duhet plotësuar haxhiu

  1. Të jetë mysliman
  2. Të jetë pa të meta psiqike
  3. Të jetë i moshës madhore
  4. Të jetë i lirë
  5. Të ketë mundësi pët t'a kryer haxhxhin (pasuri dhe shëndet)
  6. Të kryhet haxhi në muajtë e haxhit; Shewal, Dhu-lka'de dhe dhjetë ditët e Dhulhixhes.
  7. Gruaja të jetë e shoqëruar nga të afërmit e saj (mahrem)

Farzet e Haxhillëkut

  • Ihrami : që do të thotë nijeti, vendosja për haxh.
  • Qëndrimi në Arafat, në kohë të caktuar.
  • Tavafi-zijareti, tavafi më i rëndësishëm që bëhet ditën e Bajramit.
    Nëse lëshohet njëri nga këto farze, duhet përsëritur haxhin.

Vaxhibet e Haxhillëkut

  • Veshja e ihrameve nga Mikatet (Mikat është vendi, kufiri të cilin nuk guxon ta kalojë ai që dëshiron të hyjë në Meke)
  • Të mos mbathë rroba të qepura
  • Burrat mos ta mbulojnë kokën
  • Të mos mbulohet fytyra te femrat
  • Sa'ji në mes Safasë dhe Merves (Sa'j do të thotë ecje me hapa të shpejtë)
  • Zgjatja e qëndrimit në Arafat (nga zevali i diellit deri në perëndim)
  • Largimi nga Arafati me lejen e imamit
  • Qëndrimi në Muzdelife (mjafton një kohë të shkurtër)
  • Të vonuarit e akshamit dhe falja e tij bashkë me namazin e jacisë në Muzdelife
  • Gjuajta e guralecave në xhemre, në Mine, në ditë të caktuara
  • Rruarja ose nënqethja e kokës
  • Therja e një dashi (kurban)
  • Në fillim gjuatja e guralecave, pastaj prerrja e kurbanit dhe rruajtja ose nënqthja
  • Tavafu-sadri për të largëtin (quhet tavafi para kthimit në shëpi)
  • Të jetë tavafu-zijareti në ditët e Bajramit: të parën, të dytën ose të tretën ditë para akshamit. Gjatë kryerjes së këtij tavafi duhet me qenë i pastër.
    Nëse njëri nga këto akte që i përmendëm lëshohet duhet therë kurban, të gjitha aktet e tjera, përpos këtyre që u përmndën, janë synete dhe adabe. Çdo person i cili e bën tavafin është i detyruar të falë dy rekatë pasi të rotullohet shtatë herë. Tavafi të fillojë prej haxherul-esvedit (gurit të zi), niset nga ana e djathtë, është e parapëlqyer të hecet në këmbë.

Synetet e Haxhillëkut

Synetet e haxhit janë të shumta, mirëpo ne do t'i përmendim disa nga ato :

  • Të pastrohet trupi para se të vishet ihrami, (të priten thonjtë, të qethen flokët, të rruhemi)
  • Të parfymosen burrat
  • Të falen dy rekate namaz para fillimit
  • Të kënduarit e Telbijes pas ihramit: Leb-bejke All-llahumme leb-bejk, Lebe-bejke la sherijke leke leb-bejk, Inel-lhamde,ve ni'mete vel mulku leke la sherijke lek. (Të përgjigjemi, O Zot, të përgjigjemi. Të përgjigjemi. Ti nuk ke shok, të përgjigjemi.Ty të takon çdo lavdërim, mirësi dhe pushtet. Ti nuk ke shok)
  • Të qëndruarit në Mine, në ditë të caktuara, dhe largimi nga ajo pas daljes së diellit të ditës së nëntë për në Arafat
  • Të mbajturit e rregullave dhe diciplinës gjatë kryerjes së sharteve të Haxhit.

Umreja

Vizita e Qabes në mënyr të veçantë: Umreja përbëhet prej: Ibrahimit, Tavafit dhe S'ajit pasë të cilave duhet qethur oserruajtur.

Umreja është syneti-muekkede, kohën nuk e ka të caktuar, por më e lavdëruar është umreja të kryhet në muajin e Ramazanit, bazuar në hadithin e të Dërguarit tonë i cili thotë : "Umreja në Ramazan e arrijnë vlerën e Haxhxhit".

Fjala perfundimtare mbi haxhillëkun

Kur është pyetur Pejgamberi alejhisselam se:

    Cilat punë janë më të rëndësishme ?
    Besimi në All-llahun dhe Pejgamberin e Tij, j
    u përgjegj.
    E pas kësaj ? - e pyetën përsëri.
    Lufta në të rrugë të All-llahut tha ky.
    E pasë kësaj ? - e pyet përsëri.
    Haxhi që kryhet sipas normave fetare (pa gabime) dhe pranohet te All-llahu xh.sh.

Kjo është fjala e Pejgamberit alejhisselam për rëndësinë e haxhxhit, sepse haxhi i vlefshëm dhe i pranuar te All-llahuxh.sh. trajtohet ai i cili është kryer me para të fituara me nderë - hall, dhe është kryer me devotshmëri dhe sinqeritet, duke e pasur frikën e All-llahut xh.sh., e jo për qëllime të tjera ose interesa personale.

Shih edhe

Referime

Tags:

Haxhillëku HistoriaHaxhillëku Vlerat e tHaxhillëku Kushtet që duhet plotësuar haxhiuHaxhillëku Farzet e tHaxhillëku Vaxhibet e tHaxhillëku Synetet e tHaxhillëku UmrejaHaxhillëku Fjala perfundimtare mbi haxhillëkunHaxhillëku Shih edheHaxhillëku ReferimeHaxhillëkuArabishtjaGjuha turkeMekaMyslimanëtPesë Shtyllat e Islamit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Liqeni i ShkodrësDemografia e IranitDurrësiAgim RamadaniOlta XhaçkaBashkia TiranëProteinaBalli KombëtarAlfabeti arabJohanna SpyriPrincesha ArgjiroDinozauriTingulliDeti JonKalaja e BeratitLista e filmave të ShqipërisëNumrat romakëBallkani PerëndimorSistemi nervorPanairi i botësShqipëria në vitet 1912-1939LuledielliJometaliKaliAtmosferaEnergjiaAkiliMine PezaArkitektura islameEmiratet e Bashkuara ArabeAbortiAzia JugperëndimoreButrintiBayer 04 LeverkusenRugova (rajon)Lufta Gjashtë DitoreAfrika verioreKinaAlfabeti grekAlma BektashiMitologjiaBashkimi EvropianÇrregullimi bipolarLumiRadioaktivitetGjeografia e ShqipërisëLidhëza bashkërenditëseRrethiPemaToskërishtjaNorvegjiaGjakuPalestinaKepi i RodonitNoizyMjedisi natyrorHomeriEnergjia potencialeQiprojaNënrajoni VerilindorLibaniPenisi i njeriutLista e festave në ShqipëriMikroorganizmatMushkëriaEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriSistemi urinarKëngët e MilosaosDemografia e IzraelitFutbolliPerandoria BizantineMentor PetrelaNamaziShpendëtVia EgnatiaPozita gjeografike e ShqipërisëNatyraMesopotamiaLista e sureve në Kuran🡆 More