Halim Begeja: Futbollist

Halim Begeja (Tiranë, 6 shkurt 1916 - New York, 1977) ishte futbollist, jurist dhe veprimtar i Ballit Kombëtar.

Jeta

Leu në një familje tiranase, djali i tretë i Ali Begesë.

Që në moshen 15 vjecare ai u bë pjesëtar aktiv dhe i pazëvendësueshëm në formacionin e "S.K.Tiranës" me te cilin ai fitoi tre tituj kampion i Shqiperise. U bë pjesë e ekipit kombëtar që prej vitit 1936 nën drejtimin e hungarezit Samo Singer.

Më 16 shtator 1942, Halimi merr pjesë në Konferencën e Pezës, si përfaqësues i Rinisë Nacionaliste dhe i deleguari personal i Mit'hat Frashërit. Ai përpiloi “Traktin për Demokracinë”, dokument që në historiografinë e luftës ka hyrë me emrin “Dekalogu i Ballit Kombëtar”. Ky dokument paraqitet nga Halimi, miratohet nga organizata e Ballit Kombëtar dhe shpallet publikisht më 28 nëntor 1942. Në qershor 1944 shkon në Kosovë, si zv.komandant i batalionit “Besnik Çano”, ku luftoi për tre muaj rresht. Në vitin 1944 largohet nga Shqipëria dhe vendoset në New York, ku vazhdoi aktivitetin e tij politik kundër komunizmit. Halim Begeja ishte anëtar themelues i komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe sekretar i këtij komiteti. Gjithashtu ai u zgjodh Sekretar i përgjithshëm i Ballit Kombetar dhe se bashku me Vasil Andonin, Halit Maçin, Nexhat Peshkëpinë e të tjerë, botuan për disa dekada gazetën “Flamuri” të Ballit Kombëtar. Më vonë me shpenzimet e veta botoi në New Jork gazetën “Zëri i Ballit Kombëtar” Me këtë frymë vazhdoi veprimtarinë e tij kudo që ishte, në Evropë dhe SHBA. Vuante nga veshkat dhe u detyrua që të bënte transplant. Për këtë ishte Jusufi, i vëllai, i cili erdhi nga Franca në New Jork dhe i dhuroi veshkën e vet , me të cilën Halimi jetoi edhe tre vjet të tjera. Vdiq në New Jork në vitin 1977 pa e parë vendin dhe familjen e tij.

Burime

Tags:

191619776 shkurtBalli KombëtarNew York CityTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Hidrografia e ShqipërisëValët elektromagnetikeAutizmiPsikologjiaAfrikaKolitiTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriPiramidat e EgjiptitZënia e Diellit (Eklipsi)KatalizatoriLista e lumenjve më të gjatëPrizreniBeteja e KosovësTargat e automjeteve të ShqipërisëLista e vullkaneve aktivë në botëMultimediaDita e ÇlirimitGjykata Evropiane për të Drejtat e NjeriutShpyllëzimiVlerësimi i nxënësveBallkaniLufta e KosovësArtizanati i KukësitMarko BoçariEpilepsiaLista e maleve të ShqipërisëLimfocitiPrincipata e ArbëritKrishtërimiProteinaAlgoritmiAeroporti i PrishtinësGjon BuzukuBasketbolliTrashëgimia kulturoreLista e lumenjve në KosovëBateriaPjetër BudiArti i RilindjesBashkimi SovjetikFotosintezaNikotinaDeti AdriatikLushnjaFonetikaLlojet e perfitimit të energjisë elektrikeStema e ShqipërisëMadhësitë fizikeQemal StafaHistoria e kompjuteritTiranaDon Kishoti i MançësGjyste VulajLista e lumenjve në ShqipëriLista e gjeografive të shteteveLista e viteveDemografia e KosovësFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollGjithësiaLufta e ÇanakalasëTeorema e PitagorësFacebookMid'hat FrashëriAktiviteti fizikSiguria kibernetikeLidhëza bashkërenditëseHidrokarburetKlimaShqipëriaDritëro AgolliMesopotamiaPolimeriLista e kafshëve të egraLumiPjetër BogdaniUshtria Çlirimtare e KosovësMbrojtja e mjedisit🡆 More