Hajro Ulqinaku: Shkrimtar shqiptar

Hajro Ulqinaku (i lindur Hajrudin Pufja) është shkrimtar shqiptar nga Mali i Zi.

Hajro Ulqinaku
U lind më3 maj 1938
Ulqin, Mali i Zi
Gjinitë letrareprozë, poezi

Jeta dhe veprimtaria

Lindi më 3 maj 1938 në Ulqin, atëherë pjesë e Mbretërisë jugosllave, sot pjesë e Malit të Zi. Shkollën fillore dhe e ka mbaruar në vendlindje. Shkollën e mesme të mësuesisë (normalen) e ka kryer në Prishtinë. Është diplomuar në Beograd për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Me mbarimin e universitetit ai shërbeu për shumë vite në arsim në Mal të Zi e në Kosovë. Në vitet 1967/68 fillon të punoj si gazetar, fillimisht në Radio Prishtinën. Nga maji i vitit 1974, deri në përjashtim nga puna prej forcave policore serbe, më 5 korrik 1990, ishte redaktor i Redaksisë së Programit për Fëmijë në Televizionin e Prishtinës. Ka dhënë kontribut në themelimin e seksioneve letrare si dhe si anëtar i redaksive të revistave: Zgjimi, GEP, Pionieri, Fati dhe Okarina. Aktualisht është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.

Është shkrimtar i cili kryesisht shkruan prozë dhe poezi për fëmijë, ku motivi kryesor është deti. Hajro Ulqinaku është autor i disa veprave teatrale, më e njohura ndër ta është drama Tërë bota Kosovë.

Veprat

Libra për fëmijë

  • Fëmijët e detit
  • Margaritarët e zez
  • Çelësi i artë
  • Kolovajza e florinjtë e Hënës
  • Mbrëmje pulëbardhash
  • Fëmijëria në bregdet
  • Gjiri i Shpresës
  • Ligji i detit
  • Ani, Ben, ani
  • Bukuria e detit
  • Panorama e detit
  • Thesari i piratëve
  • Pëllumbat në antenë
  • Mos qaj Kestrina
  • Barka me vela (ose Barka me visare)
  • Limani i Qetësisë
  • Lulekuqet mbi banka
  • Ishulli i Gjelbër
  • Libri për detin 6 + 1

Drama

Libra publicistikë dhe shkencorë

Shiko dhe këtë

Referimet

Lidhje të jashtme


Tags:

Hajro Ulqinaku Jeta dhe veprimtariaHajro Ulqinaku VepratHajro Ulqinaku Shiko dhe këtëHajro Ulqinaku ReferimetHajro Ulqinaku Lidhje të jashtmeHajro UlqinakuMali i ZiShkrimtarë shqiptarë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Bashkia TiranëAriu polarAutobiografiaTelefoniSulejman PitarkaNacionalizmi maqedonasEgla CenoYlliFieriSpanjaJezusiLedion LiçoLaguna e KaravastasëKarnavaletZorra e trashëFeja në IranSistemi i organeve të frymëmarrjesRexhep HoxhaErnest HemingwayNiliAjriLibriMitozaShpella e piratëve (roman)Epilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreNumrat romakëEnergjia potencialeStambolliPrizreniShqipëria gjatë Luftës së Parë BotërorePinokuVetëtimaSportiPerandoria RomakeNjeriuRepublika Popullore e ShqipërisëBullizmiEnergjia kinetikeShkencat natyroreEnergjia e erësHasan TahsiniNjohja ndërkombëtare e KosovësRoma e lashtëKundrinoriMehmed pashë BushatlliuHarta e BotësRrethi i TropojësRryma elektrikeThomas EdisonPika GIsmail KadarePalestinaGjenerali i ushtrisë së vdekurKrujaPjesëtimiNatyraHormonetPrimo ShllakuParahistoriaStreptokoketKorçaUshtria Çlirimtare e KosovësKëngët e MilosaosJorgo PapingjiLufta e Parë BotëroreGjenetikaHaki StërmilliHonore de BalzakAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianLista e vendeve sipas numrit të personelit ushtarak dhe paraushtarakLudwig van BeethovenArkimediPula (shpend)Sëmundja infektiveSkizofreniaZgjebjaLista e shkrimtarëve shqiptarëShtatzënia🡆 More