Hajdar Salihu (Batushë, 1950 - 16 dhjetor 1995) ka qenë orientalist dhe shkrimtar shqiptar nga Kosova.
Me punimin e tij Poezia e bejtexhinjve, botuar së pari më 1987 në Prishtinë, u bë ndër studjuesit më të thelluar dhe serioz të kësaj letërsie.
U lind në Batushë, buzë Erenikut, në komunë të Gjakovës. Familja e tij kishte prejardhje modeste, por me kontribut në kulturën dhe çështjen kombëtare, vëllai më i vogël i tij Jashar Salihu qe gjeneral i UÇK-së. Shkollën fillore e kreu në fshatin e afërm të Mulliqit kurse normalen dhe ShLP në Gjakovë. Më tej vazhdoi studimet universitare dhe pasuniverzitare në UP, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Magjistroi me temën Poezia shqipe me alfabet arab, caktuar nga Rexhep Qosja. Për këtë punim u ndih nga i ndjeri Mexhid Yvejsi, por kur u botua më 1987 nga ndërmarrja e botimeve "Rilindja" në Prishtinë pas vonesës, nuk iu vendos emri i autorit dhe në ballinë për shkak të përfshirjes së tij në lëvizjet kombëtare të shqiptarëve të Kosovës në ato vite.
Salihu punoi disa vjet si arsimtar në fshatrat Krelan dhe Mulliq. Mandej punon si profesor në gjimnazin e Deçanit por përjashtohet nga puna (1981) dhe rifillon aktivitetin profesional më 1987 pranë Teatrit Popullor në Gjakovë.
Ndërroi jetë më 16 dhjetor 1995 dhe u varros në Bratushë, xhenazen e të cilit ia fali Mulla Bedri Kida në praninë e shejhlerëve e hoxhallarëve e mijëra të pranishëmve.
Shkrimtar prodhimtar i shumë tregimeve dhe romaneve, shkrimet e tij të veçanta tek e përkohshmja «Jeta e Re» i botonte me pseudonimin Yll Jonuzi. Më 2013 shtëpia botuese "Jeta e Re" ia botoi kompletin e veprave të tij në katër vëllime.
Si që u përmend, pas vdekjes botohet dorëshkrimi i tij Ese për stinën e mjegullës tani të titulluar Stina e mjegullës (1999) nga i cili edhe u zgjodh një fragment nga kapitulli i parë.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Hajdar Salihu, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.