Gjuha Zyrtare

Gjuha zyrtare e njohur edhe si gjuhë shtetërore, është një gjuhë që i jepet një status i veçantë në një vend, shtet ose juridiksion tjetër.

Në mënyrë tipike, gjuha zyrtare e një vendi i referohet gjuhës së përdorur në qeveri (gjyqësor, legjislaturë, administratë). Shprehja "gjuhë zyrtare" nuk i referohet zakonisht gjuhës së përdorur nga një popull ose vend, por nga qeveria e saj, si "mënyrë e shprehjes së një populli që nuk mund të ndryshohet me asnjë ligj".

Përmbledhje

Sot 178 vende të botës njohin vetëm një gjuhë zyrtare, 101 prej tyre njohin më shumë se një. P.sh. Qeveria e Italisë zyrtarizoi italishten vetëm në vitin 1999, dhe disa kombe (siç janë Shtetet e Bashkuara) nuk kanë deklaruar kurrë gjuhë zyrtare në nivelin kombëtar. Kombet e tjera kanë deklaruar gjuhë zyrtare jo indigjene. "Filipinet dhe pjesët e Afrikës jetojnë me një paradoks të veçantë kulturor. Megjithëse gjuhët zyrtare [në Afrikë] mund të jenë frëngjisht ose anglisht, këto nuk janë gjuhët që fliten më së shumti nga banorët e [vendit]. ”

Shumë nga kushtetutat e botës përmendin një ose më shumë gjuhë zyrtare ose kombëtare. Disa vende përdorin përcaktimin e gjuhës zyrtare për të fuqizuar grupet indigjene duke u dhënë atyre mundësinë e përdorimit të gjuhës së tyre amtare në punët qeveritare. Në vendet që nuk e përcaktojnë zyrtarisht një gjuhë zyrtare, zakonisht zhvillohet një gjuhë de fakto kombëtare. Anglishtja është gjuha zyrtare më e zakonshme, me status të njohur në 51 vende. Arabishtja, Frëngjishtja dhe Spanjishtja njihen gjithashtu gjerësisht.

Një gjuhë zyrtare që është gjithashtu një gjuhë indigjene quhet endoglossic, gjersa një gjuhë që nuk është indigjene është exoglossic. Një shembull është Nigeria që ka tre gjuhë zyrtare endoglossike. Me këtë vendi synon të mbrojë gjuhët indigjene autoktone edhe pse në të njëjtën kohë e njohin gjuhën angleze si lingua franca.

Ndonjëherë një përkufizim zyrtar i gjuhës mund të motivohet më shumë nga identiteti kombëtar sesa nga shqetësimet gjuhësore. Kur Jugosllavia u shpërbë në vitin 1991, vendi kishte katër gjuhë zyrtare: serbokroatisht, sllovenisht, shqip dhe maqedonisht. Gjuha serbokroate përdorej si gjuhë lingua franca me një lloj mirëkuptimi të ndërsjellë dhe ishte gjithashtu gjuhë e ushtrisë.

Kur Kroacia shpalli pavarësinë (1991) ajo përkufizoi gjuhën e saj zyrtare kroatishten, dhe Serbia gjithashtu përcaktoi gjuhën e saj zyrtare serbishten. Bosnje-Hercegovina përcaktoi tre gjuhë zyrtare: gjuhën bosnjane, kroatishten dhe serbishtën.

Shih edhe

Referime

Literatura

  • Writing Systems of the World: Alphabets, Syllabaries, Pictograms (1990),   — lists official languages of the countries of the world, among other information.

Tags:

Gjuha Zyrtare PërmbledhjeGjuha Zyrtare Shih edheGjuha Zyrtare ReferimeGjuha Zyrtare LiteraturaGjuha ZyrtareGjuha (komunikim)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Fazat e Rilindjes ShqiptareIsmail KadareLumi i DrinitFëmijaAlgjebraGjeometriaBig BangLidhëza bashkërenditëseHekuriSpermaSëmundja e ParkinsonitUEFA Liga e Kampionëve - statistikatShtatë mrekullitë e botës së lashtëIzraeliTelefoniTingulliPersonat me aftesi te kufizuaraKolitiWarnerMediaKromozomiPashallëku i ShkodrësFiset shqiptareAeroplaniShoqëriaMiniera e TrepçësLUPUSMenstruacionetMuhammediAjriYndyraNamazi i JacisëTargat e automjeteve të KosovësQarqet e ShqipërisëEmrat e bukur të AllahutHidrocentraletÇGjergjiNdryshimi i klimësAdem JashariËndrraNarcisizmiEgjipti i lashtëPashallëku i JaninësGjuha shqipeDuhaniInfeksioni seksualisht i transmetueshëmShpallja e Pavarësisë së KosovësKalaja e ShkodrësAzia LindoreAli Pashë TepelenaDrini i BardhëNiko EngonopuloMacjaAtmosferaSistemi i qarkullimit të gjakutLuledielliAnemiaArmët e SkënderbeutSëmundjet e gjakutShëndetiIndiaDetiMali i TomoritTeknologjia e informacionit dhe komunikimitGjirokastraPozicioni kalorëseKrimet e regjimit komunist në ShqipëriDhëmbët e njeriutKlima e ShqipërisëHistoria e ShqipërisëEgjiptiShahuNdotja e ajritRozana RadiLufta e KosovësTrupat e Sistemit DiellorLista e festave në KosovëShpella e GadimësShpallja e Pavarësisë së Shqipërisë🡆 More