Gjuha Sorbiane

Sorbianishtja apo (Serbšcina, gjermanisht: Sorbisch) është një gjuhë që i përket grupit të gjuhëve sllave të veriperëndimit gjithashtu është në grupin e gjuhëve indo-evropiane.

Kjo është gjuhë e vjetër sllave e Elbës e cila flitet ende sot në Lausitz, krahinë historike e Länderit të Saksonisë dhe Brandenburgut. Kjo gjuhë flitet nga 45,000 folës.

Sorbian
RajoniLausitz
Familje gjuhësore
Default
  • Gjuha sorbiane
Statusi zyrtar
Gjuhë zyrtare në
Lausitz
Rregulluar ngaDomowina
Kodet gjuhësore
ISO 639-1wen
ISO 639-2wen
ISO 639-3

Ekzistojnë dy gjuhë të shkruara, secila me dialekt tjetër:

Gjithashtu, 5000 sorbianë flasin një dialekt të kaluarës mes sorbianishtes të epërme dhe të poshtme, zakonisht e njohur si sorbiane e mesme.

Sorbianishtja si gjuhë renditet mes gjuhës çeke dhe polonishtes, shkruhet me karaktere latine e kompletuar me disa shenja diakritike. sorbianishtja e epërme është fonetikisht afër gjuhës çeke, por ka një leksik të lidhur polak. Ndërsa sorbianishtja e poshtme në të kundërtën është fonetikisht afër polonishtes dhe ka një leksik të lidhur çek dhe gjerman.

Është një gjuhë regjionale e Gjermanisë e njohur nga karta evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave. Kjo gjuhë është e përdorur në shenjat rrugore në qytetin e Lausitzit. Minoriteti Sorbianë është i izoluar dhe i ndarë në dy bashkësi fetare që vazhdojnë të jenë edhe sot, njëra katolike dhe tjetra ungjillore, gjuha sorbiane ndryshon nga fshati në fshat.

Gjuha Sorbiane
Vendodhja e Lausitzit në hartë
Gjuha Sorbiane
Shenjë dy gjuhëshe në Bautzen
Gjuha Sorbiane
Shenja komunikacioni dy gjuhëshe në gjuhën gjermane dhe sorbiane në qytetin Cottbus

Aktualisht

Sorbianishtja e epërme

Sorbianishtja e epërme ende ka shumë dialekte të ndryshme. Aktualisht, ka tri media të shkruara, që përhapin gjuhën dhe kulturën Sorbiane,e para është gazeta Serbske Nowiny, gazetë e laicizuar, e dyta Katolski Posol, e cila është gazetë e komunitetit katolik dhe e fundit Pomhaj Bóh,e bërë nga komuniteti ungjillor. Në TV dhe radio ka emisoione në gjuhën sorbiane të epërme. Sorbianishtja e epërme pritet të mbetet më shumë kohë në familjen e gjuhëve evropiane të gjalla. Së pari për shkak se ajo flitet ende në institucionet në Domowina (që përfaqëson interesat e popullatës Sorbiane), Macica Serbska ZT (Shoqata e shkencave Sorbiane) ose Instituti i Sorabianik i Lajpcigut, por edhe përmes transmetimit të gjuhës në fëmijët.

Sorbianishtja e poshtme

Sorbianishtja e poshtme flitet nga rreth 10,000 folës (si gjuhë amtare) dhe nga disa të rinjë. Nowy Casnik është një gazetë në pjesën ku flitet sorbianishtja e poshtme.

Veçoritë gramatikore

Kjo gjuhë ka shtatë rasa :

  1. emërore
  2. gjinore
  3. dhanore
  4. kallëzore
  5. instrumentale
  6. vendore
  7. thirrore

Ka gjithashtu tri forma foljore, domethënë njëjës, të dyfishtë dhe shumës :

  • ruka: dora (njëjës)
  • ruce: dy duar (dyfishtë)
  • ruki: më shumë se dy duar (shumës)

Një formë e vjetër folje ( sintetike), u zhduk në gjuhët e tjera të grupit sllav perëndimorë ndërsa është ruajtur në sorbianishten e epërme, por është zhdukur pothuajse e tëra në sorbianishten e poshtme megjithatë ata ruajtën rrënjën e foljes. Gjithashtu ata ruajnë karakteristika të formave foljore të vjetra të gjuhës si ajo e dyfishtë. Përkthimi i Biblës dhe krijimi i një literature të pasur i lejon sorbianishtës së epërme të vazhdonte qëndrueshmërinë në skenën evropiane.

Aktualisht janë futur projekte në parashkollore në qytetin e Lausitzit për të ruajtur këtë gjuhë. Lausitzi është i ndarë në një rajon të quajtura Zupas por këto rajone nuk kanë vlerë administrative ose politike. Ato ekzistojnë vetëm në Bashkimin e Shoqatave Sorbiane në Domowina.

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Gjuha Sorbiane AktualishtGjuha Sorbiane Shiko edheGjuha Sorbiane Lidhje të jashtmeGjuha Sorbiane ReferimeGjuha SorbianeBrandenburguElbaGrupi SllavNjësitë federative të GjermanisëSaksonia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FotosintezaErnest KoliqiTenisiKushtetuta e KosovësFusha magnetike e TokësIsmail QemaliKosova në Luftën e Dytë BotëroreMamuthiKolitiBurimet natyroreBeteja e KosovësZvicraBasketbolliËndrraAjriKrishtërimiVitaminaRiciklimiZgjebjaKorçaDante AligieriRrotullimi i Tokës rreth DiellitAnton PashkuRomaWilliam ShakespeareTrëndafiliLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësGjykata Evropiane për të Drejtat e NjeriutKuvendi i ShqipërisëFustanellaBimët me farëSinonimiMatematikaPeshaAtomiRomeo VeshajTermometriHepatitiMajmuniMajlinda KelmendiValët elektromagnetikeGjuhët indo-evropianeMutacioniAriu polarDendësiaGjethjaLibriLigjiFiset ilireUEFA Liga e KampionëveTokaFizikaKalaja e BeratitLista e vullkaneve aktivë në botëLlojet e zhdukuraPozita gjeografike e ShqipërisëButrintiLudwig van BeethovenElbasaniKristofor KolombiDëbimi i shqiptarëve çamëSpermaShpallja e Pavarësisë së KosovësLista e bimëveMbreti LuanPranveraArtizanati i KukësitRevolucioni industrialLufta e Parë BotëroreEgjiptiMbretëria e IlirisëMitologjiaVrima e zezëAriuMarin BarletiLimfocitiVenaShkollaKush e solli Doruntinën (roman)🡆 More