Sllovenia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Adriatik, në mes të Austrisë dhe Kroacisë .
Sipërfaqja e përgjithshme e Sllovenisë është 20,273 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 07 V, 14 49 L dhe 20,151 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 122 km2 ujë.
redaktoni hartën |
Vija bregdetare e Sllovenisë është 46.6 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1,334 km që e ndajnë atë nga Austria (330 km), Kroacia (670 km), Italia (232 km) dhe Hungaria (102 km)
Relievi i Sllovenisë përbëhet nga terreni bregdetar në pjesët përgjatë Adriatikut pas së cilës vijnë katundet, malet dhe bjeshkët e përziera me shumë lumenj në kufirin veriorë dhe verilindor.Sllovenia kufizohet me Austrin,Italin,Kroacin dhe hungarin Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit Adriatik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,864 metrave në majën e malit Triglav.
Klima e Sllovenisë është klimë e Mesdheut në bregdet dhe kontinentale e alpine në brendi të vendit. Përndryshe e ngjashme me klimën e Shqipërisë por pak më e ftohtë dhe më e lagësht.
Sllovenia si vend alpin është mjaft e pasur me ujra. Nëpër territorn e Sllovenisë rrjedhin lumenjtë: Sava, Drava, Mura, Soça etj. Lumi Sava dhe Drava kanë rëndësi të madhe për prodhimin e energjisë elektrike. Në këta dy lumenjë janë ndërtuar 15 hidrocentrale. Sllovenia është e pasur edhe me liqene të cilët kan prejardhje akullnajore.I ka 120 liqene glaciale
Sllovenia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Adriatik, në mes të Austrisë dhe Kroacisë .
Si pasuri natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri-ligniti, plumbi, zinku, zhiva, urani, argjendi, prurja e ujit dhe pylltaria.
popullsia e sllovenise është e perbere prej slloveneve. ata zene 83perqind te popullsise vendase.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Sllovenisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Gjeografia e Sllovenisë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.