Gjeografia E Kinës

Sipërfaqja e përgjithshme e Kinës është 9.596.960 km², prej së cilës 270.550 km² janë të mbuluara me ujë.

Shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35° 00' V, 105° 00' L. Kina është një vijë bregdetare të gjatë 14.500 km. Vija e përgjithshme kufitare tokësore e saj është 22.117 km. Kina në pjesën veriore kufizohet me Mongolin (4.677 km) dhe Rusin në veri lindje (3.605 km) deri në lindje kur fillon kufiri i gjatë 1.416 km me Korenë Veriore, pastaj vije bregdeti deri te kufiri në jug me Vietnamin (Vietnam 1.281 km) që vazhdon me Laosin (423 km), Birmaninë (2.185 km), në jug-perëndim me Butanin (470 km), Nepalin (1.236 km) e Indin (3.380 km) duke kaluar në perëndim me Pakistanin (523 km), Afganistani (76 km), Kirgistanin (858 km) e Kazakistanin (1.533 km) në fund të së cilit fillon kufiri veri perëndimor me Rusin (40 km). Ajo del ne Oq. Paqësor në lindje ndërsa në anën tjetër hyn thelle në Azinë Qendrore.

Klima. Për shkak të sipërfaqes së madhe edhe nuk është i mundshëm përshkrimi me pak fjalë i lloj-llojshmërisë të motit që sundon në pjesë të ndryshme. Ne perëndim dhe veri klima është kontinentale,ne jug klima musonike. Pllaja e Kines veriore ka klime musonike ku dimri musonik eshte i thate, i gjate dhe i veshtire. Kina Qendrore dhe ajo Jugore kane dimer me te shkurter e me pak te ashper sepse mbrohen nga vargje malore me drejtim lindje-perendim, si dhe shtrihen prane ujerave te ngrohta te Detit të Kines se Jugut.

Relievi në pjesën më të madhe malorë, me rrafshnalta. Në perëndim dominojnë shkretëtirat ndërsa pjesa tjetër janë hapësira të rrafshëta me pellgje që përmbyllen me bjeshkë në lindje. Pika më e lartë ndodhet në lartësinë mbidetare 8.850 në Mont Everest. Ndërsa pika më e ulët -154 m n.n. e detit në vendin e quajtur Turpan Pendi

Si pasuri natyrore më të përhapura, thuhet se janë qymyri, xehja e hekurit, derivatet e naftës, gazi natyrorë, merkuri [Hg], kallaji [Sn], tungsteni [W], stibiumi [Sb], mangani [Mn], molibdeni [Mo], vadiumi [V], magnetitet [Fe3O4], alumini [Al], plumbi [Pb], zinku [Zn], urani [U], si dhe prurjen më të madhe të ujit në botë.

Për sipërfaqe të punueshme të tokës, në vitin 2005 thuhej që të ishte 14,86 % të së përgjithshmes, ndërsa të mbledhura gjithnjë vetëm 1,27 %, të përvetësuara dhe të ujitura 545.960 km².

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ngushtica e HormuzitAbortiAlketa VejsiuLogopediaShkollat e para shqipeGrupet e gjakutDiabeti i tipit 2LuksemburguLlojet e vargjevPopullsia botëroreIriqiMetodat e mësimdhëniesMeshariTulipaniEklipsi i HënësKanabisi (Drogë)Wolfgang Amadeus MozartDermatiti atopikLista e fiseve ilireVllehëtFan NoliHolandaZënia e Diellit (Eklipsi)AlergjiaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)OksigjeniÇarls DarvinHaki StërmilliMorfinaMagnetiRrethi i MirditësEgjipti i lashtëKalaja e PetrelësNaim FrashëriMultiple sklerozaUlçera në stomakMesxhidi AksaGjeografia e IzraelitZef DedaNjerëz dhe FateShpendëtNjeriuShkupiShkodraSistemi operativKoreja e JugutIslami në botëBulimiaXhamiaSadri RamabajaHistoria e Jehudëve në ShqipëriBig Brother Albania 1MigjeniJupiteriShqipëria e MesmeShtetet anëtare të Bashkimit EvropianIndi (organ)TemperaturaTeoria e probabilitetitKarbohidratetJemeniFluturaSlloveniaPerandoria RomakeUjëvara e SotirësNarcisizmiAngioedemaReal Madrid C.F.Historia e ShqipërisëDynymOrgazmaTeoria e evolucionitGjeografia e ShqipërisëMolosëtPlakatBakteriMali i TomoritMarramendja🡆 More