Gjeografia E Anglisë

Anglia përbën dy të tretat qendrore dhe jugore të ishulli të Britanisë së Madhe, gjithashtu ka edhe ishuj nga të cilët më i madhi është Ishulli Wight.

Ndan kufi me Skocinë në veri dhe me Uellsin në perëndim. Është më afër me Europën kontinentale se cilado pjesë tjetër e Britanisë, e ndarë nga Franca vetëm nga 52 km det. Tuneli i Kanalit, bashkon Anglinë me Europën kontinentale. Kufiri Anglo/Francez është në mes të këtij tuneli.

Një pjesë e madhe e Anglisë përbëhet nga kodra, por ka më shumë male në veri me një rrip të maleve të ulëta, Penninet, që ndajnë lindjen me perëndimin. Zona tjera me male në veri janë : Regjioni i Liqejve,North York Moors, dhe Peak District. Linja e përafërt që ndan tipet e relievit shpesh përcaktohet nga vija "Tees-Exe line". Në jug të kësaj vije, ka zona më të mëdha të tokës së rafshët, përfshirë këtu Anglinë Lindore dhe Fens, megjithëse zonat e larta përfshijnë Cotswolds, Chilterns', North Downs, South Downs, Dartmoor dhe Exmoor.

Limani më i madh natural në Angli është Poole, në bregdetin jug-qendror. Disa e konsiderojnë si limanin më të madh në Botë pas Sydneyt, Australi.

Klima

Anglia ka klimë me mjaft shira gjatë tërë vitit, edhe pse sezonet janë shumë të ndryshueshme në temperaturë. Sidoqoftë, këto temperatura rallë bien nën −5 °C ose ngriten mbi 30 °C. Era mbijetuese fryen nga jug-perëndimi, duke sjellë mot të butë dhe të lagët rregullisht nga Oqeani Atlantik në Angli. Është më e thata në lindje dhe më e ngrohta në jug , që është më së afërmi më Europën kontinentale. Dëbora mund të vijë në dimër dhe në pranverën e hershme, megjidhëse nuk është aq e shpeshtë larg vendeve të larta. Klimën e Anglisë dhe të gjithë Britanisë e përcakton oqeani. Sasia e të reshurave në pjesët perëndimore është më e madhe se në lindje. Pra, mund të themi se Anglia ka shpesh reshje.

Shih dhe këtë

Burime të dhënash

Tags:

BMEuropaFrancaSkociaUellsi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Puna (fizikë)Lëvizja e qershoritZgjebjaLista e shkrimtarëve shqiptarëLista e komunave në KosovëCikli menstrualNënë TerezaEnergjia dielloreBashkimi i ItalisëKombëtarja shqiptare e futbollitSistemi periodik i elementeveJupiteriReaksioni kimikBashkimi SovjetikAdolf HitleriTërmetiBunkerët në ShqipëriShpella e GadimësLidhëzaCikli i UjitMetaforaZënia e Diellit (Eklipsi)PsoriazaPrilli i thyerLista e festave në ShqipëriCristiano RonaldoDokumentet e Gjuhes ShqipeOqeaniTigriMatematikaDynymElbasaniLasgush PoradeciEmra pellazgëLufta e Dytë BotëroreLepuriRomantizmi në kulturën europianeLiza (Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave)HolokaustiPrenk JakovaPesë Shtyllat e IslamitMarrëdhënia seksualeRrotullimi i Tokës rreth DiellitAortaUltësira Perëndimore e ShqipërisëFlamuri i ShqipërisëFusha magnetikeLista e sureve në KuranPashallëku i ShkodrësPankreasiRadha e veprimeve matematikoreTargat e automjeteve të ShqipërisëSazaniShahuAmerika JugoreHashim ThaçiPavel NedvědInsulinaDita Ndërkombëtare e GraveKarbohidratetBombardimi i Jugosllavisë nga NATOHistoria e ShqipërisëLushnjaMetalet alkalineThyesaEritrocitiLista e shteteve të EvropësPërcjellësit elektrikAnës lumenjveTregimiFitër BajramiGalileo GalileiGjeografia e KosovësBashkimit SovjetikSistemi i tretjesAcidiTeknologjiaNdre Mjeda🡆 More