Gjenocidi ose popullvrasja është vrasja e qëllimshme e njerëzve në baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo (nganjëherë) politike, si dhe veprime tjera të qëllimshme që shpijnë në eliminimin fizik të ndonjë kategorie të mësipërme.
Nuk ka ujdi nëse termi gjenocid duhet të përdorët për vrasjet masive të motivuara politikisht në përgjithësi, por në përditshmëri ky term përdoret thjeshtë si vrasja masive e qëllimshme e civilëve. Viktimat e gjenocidit në shekullin e kaluar llogariten të kenë qenë 40 milion njerëz.
Termi gjenocid është krijuar nga Rafael Lemkin (1900-1959), një shkollar juridik hebre, më 1943, nga rrënjët “genos” (greqisht për familje, fis, ose racë) dhe “–cid” (latinisht - occidere, me vra). Kjo u arrit më 1948, me Konventën për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.
Pas nënshkrimit të minimumit prej 20 vendeve, Konventa u bë ligj ndërkombëtar më 12 janar, 1951. Në atë kohë, vetëm dy nga pesë anëtarët permanent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ishin nënshkrues, Franca dhe Tajvani. Eventualisht, Bashkimi Sovjetik e ratifikoj atë m 1954, Mbretëria e Bashkuar më 1970, Republika Popullore e Kinës më 1983, dhe Shtetet e Bashkuara më 1988. Kjo vonesë në përkrahjen e Konventës nga kombet më të fuqishme të botës shkaktoj lëngim të saj për katër dekada. Vetëm më 1990-at filloj zbatimi i ligjit ndërkombëtar mbi krimin e gjenocidit.
Shumica e debatit rreth gjenocidit sillet rreth definicionit të duhur të fjalës “gjenocid”.
Ja çka Lamkin tha rreth definicionit të “gjenocidit” në miratimin e tij fillestar si ligj ndërkombëtar në Kongreset e Gjenevës:
Konventa për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit u ratifikua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar më 9 dhjetor, 1948, dhe hyri në fuqi më 12 janar, 1951. Ajo përmban një definicion të pranuar ndërkombëtarisht, i cili u përfshi në legjislacionin kriminal kombëtar të shumë vendeve, si dhe u pranua nga Statuti i Romës i Gjyqit Penal Ndërkombëtar, traktati që themeloj Gjyqin Kriminal Ndërkombëtar. Konventa (në nenin 2) definon gjenocidin si "cilin do nga veprat në vazhdim kryer me qëllim të shkatërrimit tërësisht ose pjesërisht të një grup kombëtar, etnik, racor, ose religjioz: si:"
Drafti i parë i Konventës përfshinte edhe vrasjet politike but u huq me insistimin e Bashkimit Sovjetik. Përjashtimi i grupeve sociale dhe politike si cak i gjenocidit in këtë definicion legal është kritikuar. Në përdorimin e përditshëm të kësaj fjale, këto grup shpesh përfshihen. Përdorimi i rëndomtë po ashtu nganjëherë e barazon gjenocidin me vrasjen masive të sponsorizuar nga shtetit, por gjenocidi, siç është definuar nga larta, nuk nënkuptoj vrasje masive (apo çfarëdo vrasje) as që çdo vrasje masive nuk është detyrimisht gjenocid. Përfshirja e një qeverie po ashtu nuk kërkohet. Fjala 'gjenocidi' nganjëherë po ashtu përdorët në një kuptim më të gjerë, si "skllavëria ishte gjenocid", por ky përdorim devijon nga definicioni ligjor i krijuar nga KB.
Të gjithë nënshkruesit e konventës së mësipërme kërkohet që të pengojnë dhe dënojnë aktet e gjenocidit, si në paqe ashtu edhe në kohe lufte, megjithëse disa pengesa e bëjnë zbatimin e kësaj të vështirë. Gjenocidi konsiderohet problem ndërkombëtar, dhe me të merren KB, dhe asnjëherë nuk mund të trajtohet si problem i brendshëm i një vendi. Pranohet se, se paku që nga Lufta e Dyte Botërore, gjenocidi është ilegal nën ligjin zakonor ndërkombëtar si një normë e prerë, si dhe në ligjin konvencional ndërkombëtar. Aktet e gjenocidit janë vështirë të nxirren para drejtësisë pasi qe “qëllimi,” demonstrimi i zinxhirit të përgjegjësisë duhet të tregohet.
Gjenocidi shfaqen rregullisht në historinë e civilizimit. Shprehja “kurrë më” shpesh përdorur në marrdhënie me gjenocidin, është thyer deri në ditët e sotme.
Përcaktimi i ngjarjeve historike për ndryshim nga aktet kriminale apo sjellje johumane nuk është çështje e lehtë. Për më tepër, pothuajse në të gjitha rastet kur akuzimet për gjenocid kanë qarkulluar, përkrahësit e anëve të ndryshme kanë kundërshtuar me forcë interpretimin dhe detajet e ngjarjes. Akuzimi për gjenocid nuk merret lehtë dhe pothuajse gjithmonë rezulton në polemikë.
Sipas Dr. Gregory Stanton, President i Genocide Watch, gjenocidi zhvillohet në tetë faza:
Me i fundmi ne radhë ishte ai i kryer nga klika e Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Gjenocidi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.