Giuseppe Bergomi: Futbollistë italian

Giuseppe Beppe Bergomi (Italisht: ; lindur më 22 dhjetor 1963) është një ish futbollist profesionist italian i cili ka luajtur si mbrojtës.

Giuseppe Bergomi
Giuseppe Bergomi: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës
Bergomi në vitin 2008
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGiuseppe Bergomi
Datëlindja (1963-12-22) 22 dhjetor 1963 (60 vjeç)
VendlindjaMilano, Itali
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMbrojtës
Karriera me të rinjtë
Internazionale
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1979–1999Internazionale519(23)
Karriera ndërkombëtare
1981–1982Italia U213(0)
1982–1998Italia81(6)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Bergomi e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij te klubi italian Internazionale, ku për disa vite ishte lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit, si dhe shërbeu edhe si kapiten. Ai njihej në mënyrë humoristike si "Lo zio" (xhaxhai) për shkak të vetullave të trasha dhe mustaqeve "mbreslënëse" që ai kishte kur ishte i ri.

Ai konsiderohet një nga mbrojtësit më të mëdhenjë italian të të gjitha kohërave, si dhe një nga më të mirët e gjeneratës së tij. Në vitin 2004, ai u zgjodh nga Pelé në listën FIFA 100.

Bergomi aktualisht punon si analist në Sky Sports Italia dhe shpesh është bashk-komentator në ndeshjet e Serie A sëbashku me Fabio Caressa.

Karriera me klube

I lindur në Milano, Bergomi filloi të stërvitej me ekipin e parë të Interit që në moshën 16 vjeç dhe debutoi si profesionist në sezonin 1980–81. Pasi fitoi Kupën e Italisë sezonin e ardhshëm, ai arriti edhe gjysëm-finalen e Kupën Evropiane ndrësa ai zhvilloi paraqitje pozitive të vazhdueshme; këto paraqitje bënë që ai të behej pjesë e Italisë.

Bergomi e shpenzoi të gjithë karrierën e tij te Interi, ku më vonë u bë edhe kapiten. Njëzet sezonet në Serie A ku ai luajti u dominuan më së shumti nga Milani, duke bërë që ai ta fitonte Scudetton vetëm një herë gjatë sezonit rekord 1988–89. Megjithatë, ai arriti të fitonte Kupën UEFA tre herë, duke arritur edhe një finale të katërt në vitin 1997 Për disa kohë, ai mbajti rekordet për numrin më të madh të ndeshjeve nga një lojtar italian në kompeticionet evropiane dhe më shumë ndeshje në derbin e Milanos; të dy rekordet më pas u thyen nga Paolo Maldini.

Bergomi u tërhoq në vitin 1999 në moshën pothuajse 36 vjeçare, duke mbajtur rekordin si lojtari me më shumë ndeshje i Interit 758. Rekordi i tij qëndroi deri në shtator 2011 kur u thye nga argjentinasi Javier Zanetti. Me 96 ndeshje, ai është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje në historinë e Kupës UEFA. Në mars 2004, ai u përfshi nga Pelé në listën FIFA 100.

Karriera ndërkombëtare

Me kombëtaren italiane, Bergomi fitoi Kupën e Botës 1982, por gjithashtu luajti në edicionet 1986 dhe 1990 (duke qënë kapiten në të dytën). Ai luajti edhe në UEFA Euro 1988, ku ekipi i tij arriti në gjysëm-finale dhe ai u zgjodh në ekipin e turnamentit. Baresi formoi një mbrojtje të fuqishme për Italinë në vitet 1980 sëbashku me lojtarë si Giuseppe Baresi i Interit, vëllai i tij Franco i Milanit dhe treshja e Juventusit Antonio Cabrini, Claudio Gentile dhe Gaetano Scirea. Ai bëri debutimin e tij më 14 prill 1982 në humbjen 1–0 ndaj Gjermanisë Jugore; në moshën 18 vjeç dhe 3 muaj, ai u bë lojtari më i ri që luan për Italinë pas Luftës së Dytë Botërore;; gjatë fushatës së suksesshme në Kupën e Botës 1982, ai luajti tre ndeshje, përfshirë dy të fundit, ku ai luajti nga 90 minuta të plota në të dyja. Në gjysëm-finale, ai ndihmoi ekipin të mos pësonte gol pasi zëvëndësoi në formacion të dëmtuarin Collovati. Në finale, ai mori pjesë në golin ikonik të Marco Tardellit, sëbashku me Scirean.

Në edicionin e vitit 1986, Italia u eliminua në raundin e 16-tave. Katër vite më pas, Bergomi ishte kapiten në turnamentin që u zhvillua në shtëpi, ku ekipi arriti vendin e tretë. Ai luajti në të shtata ndeshjet, ku arriti pesë fitore rresht dhe po aq ndeshje pa pësuar gol, duke qëndruar plot 518 minuta pa pësuar gol që ishte një rekord në atë kohë.

Pasi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kualifikuese të Euro 1992 kundër Norvegjisë, Bergomi shpenzoi vite ai u thirrur në kombëtare, por ai u zgjodh në mënyrë surprizuese për Kupën e Botës 1998 në moshën 34 vjeç. Thirrja e tij erdhi pas performancave pozitive në sezonin 1997–98 me Interin, duke luajtur 27 ndeshje në kampionat dhe udhëhoqi Zikaltrit në triumfin e Kupës UEFA – i treti dhe i fundit për të. Në turnamentin e zhvilluar në Francë, ai e nisi si rezervë, por u aktivizua si zëvëndësues në ndeshjen e tretë të grupit në vënd të Alessandro Nestës, i cili pësoi një dëmtim që e detyroi t'a mbyllte turnamentin. Ai luajti në qëndër të mbrotjes sëbashku me lojtarë si Fabio Cannavaro, Alessandro Costacurta dhe Maldini në pjesën e mbetur të turnamentit, duke zhvilluar tre ndeshje me Italinë që u eliminua në çerek-finale me penallti nga Franca, që në fund fitoi turnamentin; kjo ishte ndeshja e tij e 81të dhe e fundit me ekipin kombëtar, me të cilën shënoi edhe gjashtë gola.

Pavarësisht se luajti në katër edicione të Kupës së Botës, Bergomi nuk luajti në asnjë ndeshje kualifikuese.

Stili i lojës

Bergomi ishte një lojtar ekstremisht i shkathët, i cili ishte i aftë në luante në çdo pozicion të prapavijës dhe të përshtatej në çdo formacion: edhe pse pozicioni i tij parësor ishte mbrojtës i djathtë, ai luante po me të njëjtën saktësi edhe në majtë, qëndër dhe si mbrojtës i lirë. Në këto pozicione ai ka luajtur si me Interin ashtu edhe me ekipin kombëtar. Një lojtar i shpejtë, atletik, i qëndrueshëm dhe puntor, duke i shtuar këtyre edhe aftësitë e tij në mbrojtje, Bergomi si mbrojtës njihej për forcën e tij, rezistencën dhe aftësinë për të kryer inkursione përpara në krah, duke ndihmuar ekipin në aksionet sulmuese me gola dhe asiste, kjo falë këmbës së tij të djathtë, krosimeve dhe gjuajtjeve të fuqishme nga distanca. Mbi të gjitha, Bergomi njihej për aftësitë të tij të shkëlqyer të markimit si një "ndalues" në mbrojtje, edhe pse ai luante po aq mirë në sistemin e markimit zonal; ai gjithashtu vlerësohej për kohën e kryerjes së ndërhyrjeve ndaj kundërshtarëve.

Bergomi kishte temperament të fortë dhe bënte ndërhyrje të ashpra, duke bërë që gjatë karrierës së tij ai të përjashtohej me karton të kuq në 12 raste. Pavarësisht kësaj, ai dallohej për ndershmërinë, profesionalizmin dhe disiplinën, që e bënë atë lojtar që respektohej nga shokët e ekipit, kundërshtarët dhe trajnerët; ai është njohur edhe për 'lidershipin në heshtje' gjatë karrierës së tij. Për shkak të mënyrës së të luajturit fizik dhe të fortë, në vitin 2007, The Times e renditi atë në vendin e 9të në listën e tyre me 50 lojtarët të më të fortë në historinë e futbollit.

Një talent i çmuar në rininë e tij, Bergomi më vonë u dallua për jetëgjatësinë e tij në karrierën e tij të gjatë; përvoja e tij, inteligjenca taktike, pozicionimi, vetëbesimi në zotërimin e topit, balanca, teknika dhe aftësia për të nisur aksione nga prapavija bënë që ai të shkëlqente në pozicionin e mbrojtësit të lirë ("Swepper") në vitet e fundit të karrierës, duke mbajtur një nivel të lartë performance, pavarësisht se ai pati një rënje shpejtësinë dhe force fizike.

Karriera pas tërheqjes

Giuseppe Bergomi: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Bergomi në vitin 2016.

Bergomi është një trajner i liçensuar. Ai u bë trajneri i të rinjëve Esordienti të Interit në vitin 2008. Në korrik 2009, ai u vendos trajner i ekipit nën-17 Allievi Nazionali të A.C. Monza Brianza 1912. Një vit më pas, ai u ngrit në detyrë duke u bërë trajneri i ekipit nën-19 të quajtur Berretti, në bashkpunim me Giuseppe Chieppa.

Në korrik 2011, Bergomi u bë trajneri i të rinjëve të Atalantës. Përveç karrierës së tij, ai ka punuar edhe si analist futbolli dhe komentator për kanalin sportiv italian Sky Italia, duke qënë shpesh në rolin e komentatorit sëbashku me kolegun Fabio Caressa, përfshirë edhe ndeshjet e Kupës së Botës 2006 ku Italia triumfoi.

Jeta personale

Bergomi është i martuar me Daniela Bergomin; sëbashku ata kanë dy fëmijë, Andrea dhe Sara.

Statistikat e karrierës

Klube

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Internazionale 1979–80 Serie A 0 0 1 0 0 0 1 0
1980–81 12 0 4 0 16 0
1981–82 24 2 10 2 4 0 38 4
1982–83 28 1 9 1 6 0 43 2
1983–84 25 0 5 0 5 0 35 0
1984–85 29 2 9 0 10 0 48 2
1985–86 30 5 6 0 10 0 46 5
1986–87 28 2 9 0 8 0 45 2
1987–88 28 1 9 0 5 0 42 1
1988–89 32 1 8 0 6 0 46 1
1989–90 33 2 5 0 2 0 40 2
1990–91 30 3 4 1 12 0 46 4
1991–92 29 0 6 0 2 0 37 0
1992–93 31 2 6 0 37 2
1993–94 31 0 4 0 12 0 47 0
1994–95 32 1 7 1 2 0 41 2
1995–96 27 0 5 0 1 0 33 0
1996–97 19 0 7 0 10 0 36 0
1997–98 28 0 5 0 9 0 42 0
1998–99 23 1 7 0 9 0 39 1
Gjithsej 519 23 120 5 117 0 756 28
Gjithsej karriera 519 23 120 5 117 0 756 28

Kombëtarja

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 1982 6 0
1983 4 0
1984 9 0
1985 7 0
1986 8 2
1987 8 1
1988 11 2
1989 10 1
1990 12 0
1991 2 0
1998 4 0
Gjithsej 81 6

Golat me kombëtaren

Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Bergomi.

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 10 tetor 1986 Stadio Renato Dall'Ara, Bolonja, Itali 32 Giuseppe Bergomi: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Greqia 1–0 2–0 Ndeshje miqësore
2 2–0
3 24 janar 1987 Stadio Atleti Azzurri d'Italia, Bergamo, Itali 35 Giuseppe Bergomi: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Malta 2–0 5–0 Kualifikueset e UEFA Euro 1988
4 20 shkurt 1988 Stadio San Nicola, Bari, Itali 43 Giuseppe Bergomi: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Bashkimi Sovjetik 4–1 4–1 Ndeshje miqësore
5 24 prill 1988 Stade Josy Barthel, Luksemburg, Luksemburg 45 Giuseppe Bergomi: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Luksemburgu 2–0 3–0
6 22 shkurt 1989 Arena Garibaldi, Piza, Itali 54 Giuseppe Bergomi: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Danimarka 1–0 1–0

Trofe

Klube

    Internazionale

Kombëtarja

    Italia

Personale

Urdhërat

    Giuseppe Bergomi: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
    Klasi i 5të/Kalorës: Cavaliere Ordine al Merito della Repubblica Italiana: 1991

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Giuseppe Bergomi Karriera me klubeGiuseppe Bergomi Karriera ndërkombëtareGiuseppe Bergomi Stili i lojësGiuseppe Bergomi Karriera pas tërheqjesGiuseppe Bergomi Jeta personaleGiuseppe Bergomi Statistikat e karrierësGiuseppe Bergomi TrofeGiuseppe Bergomi ReferimeGiuseppe Bergomi Lidhje të jashtmeGiuseppe BergomiFutbolliGjuha italianeItaliaMbrojtësi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e këngëtarëve të muzikës populloreShqipëriaFabulaKategoria SuperioreRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëLiqeni i ShkodrësDitar (Anne Frank)Njerëz dhe FateWolfgang Amadeus MozartFoljaDita e ÇlirimitKoreja e JugutKromozomiHistoriaSteve JobsMacjaAsdren GjikolliBosnja dhe HercegovinaUNESCOKarbohidratetHidrocentraletHidrografia e ShqipërisëVitaminaFieriLumiMesjetaUlçera në stomakMarin BarletiMejozaOsmani IMasturbimi i ndërsjelltëPanairi i botësPerandoria OsmaneTeleskopiMatjaAnarkiaPlaku dhe detiTrekëndëshiJaponiaAdolf HitleriKalaja e PrezësElbasaniFyelliMamuthiRespekt per te moshuarveDurrësiShpërbërja e Perandorisë OsmaneFamiljaLista e vendbanimeve ilireDaulljaSarandaEritrocitiMatilda MakoçiElizabeth HandFaik bej KonicaLista e Kryeministrave të ShqipërisëUlqiniToskërishtjaMetaforaLëvizjaTundraDynymRevolucioni i dytë industrialYlberiLista e festave në KosovëVeshjet popullore shqiptareLufta e Parë BotëroreNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenFiset shqiptareDetiKaratiVenusiIraniPozicioni seksualViti i RiGlobalizimiSëmundjet e zemrësMuzika shqiptare🡆 More