George Pușcaș: Futbollist rumun

George Alexandru Pușcaș (lindur më 8 prill 1996) është një futbollist profesionist rumun i cili luan si sulmues për klubin anglez Reading dhe kombëtaren rumune.

George Pușcaș
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGeorge Alexandru Pușcaș
Datëlindja (1996-04-08) 8 prill 1996 (28 vjeç)
VendlindjaMarghita, Rumani
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Reading
Numri47
Karriera me të rinjtë
2008–2012Liberty Oradea
2013–2014Internazionale
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2012–2013Liberty Oradea0(0)
2012–2013→ Bihor Oradea (huazim)13(2)
2013–2018Internazionale4(0)
2015–2016→ Bari (huazim)17(5)
2016–2018Benevento (huazim)32(8)
2018Novara (huazim)19(10)
2018–2019Palermo33(10)
2019–Reading12(3)
Karriera ndërkombëtare
2011–2012Rumania U–175(0)
2014–Rumania U–195(3)
2014–Rumania U–213(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 3 nëntor 2014

Karriera me klube

Internazionale

Pușcaș bëri debutimin e tij zyrtar me Interin më 1 shkurt 2015 duke luajtur në minutat e fundit të humbjes 3–1 ndaj Sassuolo në javën e 21të të Serie A. Njëzet e pesë ditë më vonë, ai debutoi edhe në UEFA Ligën e Evropës në një ndeshje të fituar 1–0 kundër Celtic duke zëvëndësuar Rodrigo Palacion në minutën e 89të. Pușcaș luajti ndeshjen e tij të parë si titullar për Zikaltrit në barazimin 1–1 në shtëpi ndaj Parmës në kampionat; ai u zëvëndësua në fillim të pjesës së dytë nga Mateo Kovačić.

Huazimi te Bari

Më 4 gusht 2015, Pușcaș, sëbashku me shokun e skuadrës Gaston Camara, u huazua te BariSerie B për sezonin 2015–16. Ai debutoi me ekipin pesë ditë më vonë në ndeshjen e raundit të dytë të Coppa Italias kundër Foggias, duke zëvëndësuar Anthony Partipilo në minutën e 60të. Ndeshja e tij e parë në Serie B erdhi më 22 shtator në disfatën 4–1 ndaj Crotones në transfertë ku ai luajti 57 minuta. Më 1 mars 2016, Pușcaș shënoi në dopietë në fitoren 4–0 kundër Ternanës, duke regjistruar golat e parë me klubin. Ai e mbylli sezoin e tij me Barin me 18 ndeshje, 5 gola dhe asist.

Huazimi te Benevento

Më 15 korrik 2016, Pușcaș vazhdoi qëndrimin e tij në Serie B, këtë herë duke u huazuar te Benevento në një marrëveshje dy-vjeçare. Ai debutoi më 7 gusht në ndeshjen e raundit të dytë të Coppa Italias kundër Salernitanës; ndeshja dhe koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola, por në gjuajtjet e penalltive, Benevento u mposht 4–2. Më 27 gusht, Pușcaș e nisi kampionatin me një gol në fitoren 2–0 në shtëpi ndaj SPAL-it, duke shënuar tetë minuta pasi hyri në fushë në minutën e 71të në vend të Fabio Ceravolo. Më 19 nëntor, ai shënoi golin e dytë të sezonit në suksesin 4–0 kundër Brescias; ai shënoi sërisht pasi ishte aktivizuar si zëvëndësues. Në qershor 2017, Pușcaș shënoi golin që i siguroi Beneventos ngjitjen në Serie A për herë të parë në histori.

Pușcaș e nisi sezonin e tij të dytë me Beneventon duke luajtur 80 minuta në disfatën 4–0 kundër Perugias në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Coppa Italias. Më 20 gusht, ai zhvilloi ndeshjen e parë në Serie A për Beneventon në humbjen 2–1 në transfertë ndaj Sampdorias. Më 3 dhjetor, Pușcaș shënoi golin e tij të parë në Serie A në barazimin 2–2 kundër Milanit, duke ndihmuar Beneventon të fitonte pikën e tyre të parë në elitën e futbollit italian. Në janar 2018, ai u rithirr nga Interi, duke bërë që aventura e tij me Beneventon të mbyllej me 34 ndeshje dhe 8 gola.

Huazimi te Novara

Më 29 janar 2018, Pușcaș u dërgua në huazim sërisht, këtë herë duke u rikthyer në Serie A te Novara. Debutimi i tij zyrtar erdhi pesë ditë më vonë në humbjen 2–1 në shtëpi ndaj Ascoli, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij. Një javë më vonë, në ndeshjen e tij të dytë, Pușcaș shënoi tregolëshin e parë në karrierë duke i dhënë Novarës fitoren 3–1 në transfertë kundër Cittadellës.

Palermo

Më 8 gusht 2018, Pușcaș u bashkua me Palermon në një marrëveshje katër-vjeçare. Ky transferim u raportua se kushtonte rreth 3.25 milion € plus bonuse. Më 3 nëntor, ai regjistroi golin e parë për ekipin siçilian në triumfin 2–1 kundër Cosenzës; goli i tij, i shënuar në minutën e 90të, ishte goli i fitores. Në përfundim të sezonit, pasi Palermo u rrëzua në Serie D, Inter ushtroi të drejtën e riblerjes për sulmuesin rumun.

Reading

Më 7 gusht 2019, Pușcaș firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Reading për 8 milion € plus 2 milion € në bonuse, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit. Ai shënoi golin e parë për Reading në një ndeshje të Kupës EFL kundër Wycombe Wanderers më 13 gusht; ndeshja shkoi në gjuajtjet e penalltive, ku ai shënoi në gjuajtjen e tij, duke ndihmuar Reading të fitojë. Pesë ditë më vonë, ai shënoi dy gola në debutimin e tij në shtëpi kundër Cardiff City.

Karriera ndërkombëtare

Pușcaș shënoi shtatë gola me Rumaninë U21 në kualifikueset e Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit, duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte grupin dhe të siguronte një biletë në finalet e turnamentit në Itali. Më 19 qershor 2019, ai fitoi një penallti të cilën e shënoi vetë në fitoren 4–1 kundër Kroacisë në San Marino Stadium. Ai shënoi sërisht në ndeshjen e rradhës të Grupit C kundër Anglisë, duke parakaluar Ionuț Luțun si golashënuesi më i mirë në historinë e Tricolorii mici.

Referime

Tags:

George Pușcaș Karriera me klubeGeorge Pușcaș Karriera ndërkombëtareGeorge Pușcaș ReferimeGeorge Pușcaș19968 prillFutbolliKombëtarja rumune e futbollitRumaniaSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Letërsia shqipePirro i EpiritNatyraDinozauriMiniera e TrepçësHistoria e ShkodrësKalaja e KaninësShtetet e Bashkuara të AmerikësPrizmi (gjeometri)F.C. Internazionale MilanoZvicraVullkanet dhe termetetLejlekuGegërishtjaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaShtetiRacizmiLista e qyteteve në GjermaniShqiponjaBunkerët në ShqipëriVjosaEpilepsiaKuzhina shqiptareVallet shqiptarePeshaEritrocitiRuandaKarakteristikat e zeritDhiaAkiliPjesët përbërëse të kompjuteritMolieriXhubletaSistemi i frymëmarrjesKanceriMaqedonia e VeriutDritaSulejman VokshiBasketbolliPrrenjasiPiter PanTurqiaAmerika JugoreHamletiNumrat natyrorëTargat e automjeteve të KosovësArtizanati i KukësitLista e aktorëve të teatrit shqiptarAzia LindoreDashuriaDita Botërore e MjedisitLushnjaHidrogjeniShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraLista e personaliteteve ilireFormat e pashtjelluara të foljesKalaja e ShkodrësUshtria Çlirimtare e KosovësIkametiHumanizmiStatistikaTërmetiPersonat me aftesi te kufizuaraProzaAnatomia e njeriutVjosa OsmaniSinonimiMuzeu Kombëtar i KosovësSkënderbeuNumrat e telefonit në KosovëSulfuriDhimbja e kokësMbreti LuanMamuthi leshatorPianojaLista e elementeve kimike sipas numrit atomik🡆 More