Gentian Muça: Futbollist shqiptar

Gentian Muça (lindur më 13 maj 1987) është një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si mbrojtës.

Gentian Muça
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGentian Muça
Datëlindja (1987-05-13) 13 maj 1987 (36 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Tirana
Numri4
Karriera me të rinjtë
–2006Tirana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006Bonner SC0(0)
2007SC Vahr-Blockdiek0(0)
2008Osterholz-Scharmbeck9(0)
2008–2011Tirana14(0)
2008–2009Bylis (huazim)28(2)
2009–2010Dinamo (huazim)19(3)
2011Vllaznia13(0)
2012Flamurtari10(1)
2012–2020Tirana143(15)
2018–2020Tirana B (huazim)14(2)
2020–2021Prishtina10(2)
2021–2022Tirana6(0)
Gjithsej266(25)
Karriera ndërkombëtare
2005Shqipëria U193(1)
2006–2007Shqipëria U210(0)
2009–2010Shqipëria1(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Muça ishte produkt i akademisë së Tiranës, por e nisi karrierën e tij në Gjermani, duke luajtur me disa klube të kategorive të ulëta. Në vitin 2008, ai u rikthye te Tirana por u dërgua menjëherë në huazim te Bylis dhe më pas Dinamo, me të cilën fitoi titullin e Kategorisë Superiore në sezonin 2009–10.

Pas kësaj, Muça pati një eksperiencë të shkurtër me Vllazninë dhe Flamurtarin. Në verën e vitit 2012, ai u rikthye te Tirana, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip në vitet e ardhshme. Ai fitoi disa trofe të rëndësishëm me ekipin, përfshirë titullin e Kategorisë Superiore dhe tre Superkupa. Në shtator 2020, Muça u transferua te Prishtina në Kosovë. Pas një qëndrimi të shkurtër, ai u rikthye te Tirana, duke fituar një tjetër kampionat, para se të tërhiqej në verën e vitit 2022.

Muça ka qënë një lojtar i ekipeve të moshave të Shqipërisë, duke luajtur tre ndeshje me ekipin nën-19. Ai u aktivizua në vetëm një ndeshje me ekipin e parë, në një ndeshje miqësore kundër Kosovës.

Karriera me klube

Vitet e para

Muça u transferua te Dinamo për sezonin 2009–10. Më 9 korrik 2009, ai bëri debutimin e tij në Ligën e Europës në ndeshjen e kthimit të raudit të parë kualifikues kundër skuadrës finlandeze Lahti, duke luajtur 90 minuta në fitoren 2–0 në stadiumin Qemal Stafa. Megjithatë, pavarësisht fitores 2–0, Dinamo u eleminua nga kompeticioni pasi kishte humbur ndeshjen e parë me rezultatin 4–1. Ai debutoi në kampionat më 23 gusht në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Kastriotit, duke ndihmuar me një gol në fitoren 1–3, dhe deri në fund të sezonin do të zhvillonte 19 paraqitje me klubin që u shpall kampion për herë të 18të.

Ai përfundoi kontratën e tij me klubin shkodran Vllaznia më 14 janar 2012 pasi nuk u mor me sy të mirë nga trajneri i ri i skuadrës Rudi Vata. Ai u bashkua me Flamurtarin në të njëjtin muaj, duke firmosur një kontratë gjashtë mujore me të drejtë rinovimi edhe për sezon.

Muça luajti për pjesën e mbetur të sezonit 2011–12, duke u paraqitur në dhjetë ndeshje të ligës. Ai shënoi golin e vetëm për klubin vlonjat më 14 prill 2012 në fitoren 3–1 jashtë fushe kundër Apolonisë.

Tirana

Në korrik 2012, ai filloi negociatat me ish klubin e tij Tirana për një rikthim të mundshëm të tij në klubin kryeqytetas. Më 14 gusht 2012, Muça u transferua tek KF Tirana pasi u largua nga Flamurtari një muaj më vonë.

Sezoni 2012–13

Muça bëri debutimin e tij me klubin më 6 tetor 2012 në javën e gjashtë të Kategorisë Superiore kundër ish klubit të tij Flamurtari, duke luajtur në katër minutat e fundit të barazimit 1–1. Muça do të luante edhe dy minuta në fitoren 1–0 në transfertë kundër Vllaznisë më 10 nëntor 2012, duke e mbyllur fazën e parë të kampionatit me gjashtë minuta në dy ndeshje.

Në pjesën e dytë të sezonit, ai do të gjente më shumë hapsira për të luajtur, duke kokelsionuar plot 900 minuta në fushën e lojës. Ai do të luante plot 10 ndeshje si titullar dhe 90 minuta, duke ndihmuar Tiranën për t'a mbyllur sezonin në vendin e pestë me 43 pikë, duke dështur për t'u kualifikuar pë në kupa europiane.

Sezoni 2013–14

Për sezonin 2013–14, Muça e forcoi akoma më shumë vendin e tij si titullar, duke u vendosur në qëndër të mbrojtjes sëbashku me ish lojtarin e kombëtares Endrit Vrapi. Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit më 1 shtator 2013 në barazimin pa gola kundër KF Laçit, kurse shënoi golin e parë të sezonit me penallti dy javë më vonë në fitoren 1–0 kundër Lushnjes.

Në pjesën e parë të sezonit 2013–14, Tirana do të kalonte periudhën më të errët në historinë e saj, duke e mbyllur atë me vetëm tre fitore në gjashtëmbëdhjetë ndeshje. Nga këto ndeshje, Muça u paraqit në dhjetë prej tyre në qëndër të mbrojtës. Gjithashtu gjatë kësaj kohe, Tirana ndërroi plot tre trajnerë, duke filluar me Nevil Deden, Alpin Gallon dhe më pas Gugash Magani. Deri në muajin dhjetor, Tirana ishte në vendin e fundit me vetëm 10 pikë pas 13 ndeshjeve, 7 më shumë se vendi i tetë që mbahej nga Flamurtari. Pikërisht me Maganin në krye, Tirana ndryshoi krejtësist fytyrë, duke fituar tre nga katër ndeshjet e muajit shkurt, përfshirë fitoren 1–0 në Derbi kundër Partizanit. Muça luajti si titullar në të katërta këto ndeshje.

Ai shënoi golin e dytë të sezonit sërisht me penallti më 30 prill 2014 në fitoren 3–2 në transfertë kundër Kastriotit. Tirana e siguroi matematikisht mbijetesën më 3 maj 2014 në javën e parafundit të kampionatit pas barazimit 2–2 në transfertë kundër Flamurtarit, në një ndeshje ku Muça luajti 90 minuta. Ai e mbylli sezonin me 26 paraqitje, ku 25 i zhvilloi në kampionat dhe 1 në kupë.

Sezoni 2014–15

Pas mbërritjes së lojtarit të kombëtares, Ervin Bulku, Muça u bë kapiteni i tretë i skuadrës, me mesfushorin Karabeci i cili i'a la shiritin e kapitenit veretarit të kombëtares në shenjë respekti, duke u bërë vet zëvëndës-kapiten.

Muça debutoi në sezonin e ri më 24 gusht në ndeshjen e javës së parë kundër Apolonisë, duke luajtur 90 mintua në suksesin 3–0 në stadiumin Qemal Stafa. Më 18 tetor, në fitoren 3–1 kundër Kukësit në stadiumin Qemal Stafa, Muça shkaktoi një penallti në minutën e 81, kur rezultati ishte ende 2–1, pasi preku topin me dorë më zonë, por sulmuesi kroat Pero Pejić gaboi në ekzekutim duke goditur traversën.

Më 29 tetor, ai shënoi golin e parë kundër Apolonisë në ndeshjen e parë të fazës së dytë që u mbyll me sukesin 0–3 në stadiumin Loni Papuçiu. Në këtë ndeshje, ai hyri në pjesën e dytë si zëvëndësuesi i mesfushorit Meddie Kagere. Muça shënoi golin e dytë të sezonit kundër Elbasnit në Elbasan Arena, një gol i cili shkurtoi diferencën e vendasve nga 2–0 në 2–1, me Tiranën që në fund fitoi 3–2 falë golit të burundasit Selemani Ndikumana në minutën e 99të. Goli erdhi pas një krosimi të Elis Bakaj në zonë në minutën e 27të.

Më 1 prill 2015, në ndeshjen e javë së 30-të kundër Vllaznisë në shtëpi, Muça shënoi dygolshin e parë në karrierë duke ndihmuar skuadrën të përmbysë disavantazhin e pjesës së parë dhe të fitonte ndeshjen 2–1. Pas ndeshjes, ai ja dedikoi golat e tij tifozit Geri Allkaj i cili kishte humbur jetën dy ditë më parë në një aksident rrugor. Ai e mbylli sezonin me 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku 32 i luajti në kampionat, me Tiranën që e mbylli kampionatin në vendin e katërt dhe u eleminua në gjysmë-finalen e kupës nga Laçi me rezultatin e përgjithshëm 1–0.

Kukësi

Më 12 qershor 2015, KF Tirana dhe FK Kukësi arritën marrëveshjen për huazimin e Muçës në Kukës për dy ndeshjet e klubit në Ligën e Evropës. Megjithatë, në fund të muajt, saktësisht më 29 qershor, presidenti i klubit Safet Gjici konfirmoi se Muça do të luante me klubin gjatë gjithë sezonit 2015–16.

Karriera ndërkombëtare

Ai mori një thirrje surprizë në kombëtaren e parë në nëntor 2009 nga trajneri Josip Kuže për ndeshjen miqësore kundër Estonisë. Megjithatë, një dëmtim në ligamentin e gjurit në prill 2010 gjatë kohës që luante me Dinamon në prill 2010 bëri që ai t'a kishte të pamundur aktivizimin me kombëtaren, duke bërë që të operohej në Austri në fillimit të muajit maj, duke e mbajtur jashtë fushave të lojës për katër muaj.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 1 shkurt 2015
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Osterholz 2007–08 9 0 9 0
Bylis Ballsh 2008–09 28 2 4 0 32 2
Dinamo Tirana 2009–10 19 3 5 1 1 0 25 4
KF Tirana 2010–11 14 0 5 1 0 0 0 0 19 1
2011–12 1 0 1 0
Vllaznia Shkodër 2011–12 13 0 3 0 0 0 16 0
Flamurtari Vlorë 2011–12 10 1 6 0 16 1
KF Tirana 2012–13 12 0 2 0 0 0 0 0 14 0
2013–14 25 2 1 0 26 2
2014–15 28 6 5 0 33 6
Total 79 8 13 1 0 0 1 0 93 9
Karriera në total 148 14 31 2 1 0 1 0 181 16

Kombëtarja

Redaktuar më 3 nëntor 2014

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2009 0 0
Total 0 0

Trofe

Klube

    Dinamo
    Tirana

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Gentian Muça Karriera me klubeGentian Muça Karriera ndërkombëtareGentian Muça Statistikat e karrierësGentian Muça TrofeGentian Muça ReferimeGentian Muça Lidhje të jashtmeGentian Muça13 maj1987FutbolliMbrojtësi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Eposi i kreshnikëveKopshti Botanik i TiranësÇifteliaTrupi i njeriutHistoriku i gjuhes letrare shqipeDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)GjarpriTokaRomeo dhe ZhuljetaTemperaturaLahutaSistemi muskulorPsoriazaHistoria e ÇamërisëBashkimi SovjetikSavanaVenusiStalaktitet dhe stalagmitetBombardimet bërthamore të Hiroshimës dhe NagasakitPinguiniQershiaKarbohidratetInsulinaDemokraciaQyteti i KukesitMali i KorabitMasturbimi i ndërsjelltëEklipsi i HënësAfërditaLumi i ShalësAtmosfera e TokësNdre MjedaFlamur TopiEkonomiaShoqëriaPenisiHIV/AIDSLindja (biologji)MenopauzaLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeRebelimi i vitit 1997Metodat e mësimdhëniesPozita gjeografike e ShqipërisëAdem JashariArtizanati i KukësitBronkitiYlli detarDeti JonUEFA Liga e Kampionëve - statistikatSabri FejzullahuHarta e BotësVaginaPërrallaShqipëria në vitet 1912-1939PogradeciLista e shteteve të EvropësHepatiti BTeorema e PitagorësAfrikaEli FaraKlasifikimi i kafshëvePubertetiFormat e shtjelluara të foljesMësonjëtorja e KorçësAzia JuglindoreMeningjitiNdotja akustikeBiologjiaMeshariIslamiKortizoliArti i RilindjesLemzaMbiemriMbretëria e IlirisëLista e liqeneve në Shqipëri🡆 More