Gnu

GNU (sqt.

En-gnu.ogg /ɡəˈnuː/ , G-N-U) është një sistem operativ për kompjutera, i përbërë vetëm nga programe kompjuterikë të lirë. Emri i tij është një shkurtim ripërsëritës që do të thotë "GNU's Not Unix" (shqip: GNU Nuk është Unix); u zgjodh sepse projektimi i tij ishte si Unix, por dallohet nga Unix pasi është program i lirë dhe nuk mban kode të Unix. Zhvillimi i GNU u nis nga Richard Stallman dhe ishte objektivi parësor i Free Software Foundation (FSF, shqip Fondacioni për Programet kompjuterike të Lirë).

GNU
Gnu
Familja OSUnix-like
Shteticurrent
BurimiFree software
Publikimi fundit0.2 / 1997
Lloji kernelMicrokernel (Monolithic in GNU/Linux)
LicensaGNU General Public License dhe liçensa të tjera të lira
Faqja zyrtarehttp://www.gnu.org/

GNU është i zhvilluar nga Projekti GNU, dhe programet që lëshohen nën kujdestarinë e projektit quhen GNU packages (paketat GNU) ose programe GNU. Komponentët e sistemit bazë përmbajnë GNU Compiler Collection (GCC, shqip Koleksioni GNU i Kompiluesve), GNU Binary Utilities (binutils), bash shell, GNU C library (glibc), dhe GNU Core Utilities (coreutils).

GNU ka një zhvillim aktiv. Edhe pse thuajse të gjitha pjesët u përfunduan kohë më parë dhe kanë më shumë se një dekadë që përdoren, kerneli zyrtar GNU Hurd nuk është përfunduar dhe jo të gjitha pjesë përputhen me të. Për këtë arsye, zakonisht përdoret kerneli i Linux. Edhe pse ky kernel nuk është miratuar zyrtarisht nga projekti GNU, disa softuerë si publikimi nga X.Org i Sistemit X të Dritareve dhe sistemi tipografik TeX janë përfshirë. Shumë programe të GNU-s janë kaluar edhe në platforma të tjera si Microsoft Windows, variante të BSD, Solaris dhe Mac OS X.

Liçensat GNU General Public License (GPL), GNU Lesser General Public License (LGPL), dhe GNU Free Documentation License (GFDL) u shkruan posaçërisht për GNU-në, por përdoren edhe nga projekte të tjerë që nuk kanë lidhje me të.

Referime

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Tags:

Alfabeti Fonetik NdërkombëtarEn-gnu.oggFree softwareKompjuterShqipShqiptimiSistem operativSkeda:En-gnu.oggUnix

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Virusi kompjuterikKontinentetPubertetiBashkimi i ItalisëKushtetuta e KosovësDializaKryefjalaTraktati i fshehtë i LondrësRoma e lashtëTanzimatiAbetarja shqipeShiuNamazi i AkshamitFruthiKongresi i BerlinitBronkitiHistoria e ÇamërisëShahuForca e Sigurisë së KosovësEnergjiaGreqiaKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeMjedisi natyrorTeodor KollokotroniLista e sureve në KuranKultura në KosovëAthinaKëshilli EvropianMenstruacionetMetaforaHolokaustiFiset ilireDritaNamazi i JacisëEmigrimiDielliGjeorgjiaLista e elementeve kimikëLumi i ShalësMetaletNamazi i IqindisëBektashiLista e lumenjve në ShqipëriRrafshi i DukagjinitVaçe ZelaFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutNacionalizmiFitër BajramiBazatLlojet e vargjevMasaShqipëria OsmaneVjosaAlbin KurtiRamazaniShtetet anëtare të Bashkimit EvropianFoshnjaRomeo VeshajHidrocentraletDeti AdriatikPjetër BogdaniHistoria e BallkanitHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Vilajeti i KosovësEnergjia e erësSëmundjet e gjakutLetërsia e vjetër shqiptareNarcisizmiFan NoliDiarrejaPsoriazaAleksandër Stavre DrenovaSistemi i imunitetitLuiza XhuvaniShqipëriaLimfociti🡆 More