Formula E Pagëzimit

Formula e pagëzimit (1462) është dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe.

Është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht në vitin 1462 nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.

Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re çrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijët e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).

“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Firenze-s nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.

Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.

Shih edhe

Referime

Tags:

1462Pal EngjëlliShqipSkënderbeu

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

DemencaSistemi operativHënaNoizyIbrahim RugovaPsikozaRrahman DedajLetërsia e vjetër shqiptareNumrat romakëRrotullimi i TokësArben TaravariAmerika JugoreKarakteristikat e zeritInfeksioni seksualisht i transmetueshëmPërcaktoriShqipëriaOksigjeniKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeTeoria e evolucionitKultura e ShqipërisëPresidenti i ShqipërisëArma bërthamoreZemraAnesteziaMenstruacionetPerandoria RomakePerandorët IlirëKëshilli EvropianLufta e ÇanakalasëLepuriEmrush XhemajliPenisiLudwig van BeethovenShtetet anëtare të NATO-sAfërditaKulla EiffelAkiliKarnavalet brazilianeYmer ElshaniArbëreshët në ItaliSerbiaPlanetiMuri i BerlinitPiramidat e EgjiptitLegjendaFotoaparatiZgjoi /Hive (film)Plazma e gjakutNdryshimi i klimësBioteknologjiaArtriti ReumatologjikGjirafaRrezet rentgenAjriMetaletRacizmiIslamiRomeo VeshajFitër BajramiShtetet e Bashkuara të AmerikësLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneEgjipti i lashtëSali BerishaSuediaViolinaSkënderbeuRobotikaMitologjiaProblem globalInsulinaMbiemriShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreCikli i UjitÇrregullimi bipolarLista e shteteve të EvropësKarbohidratetSinjalet rrugore në ShqipëriKitaraIlir Meta🡆 More