Fiset ilire dhe procesi i formimit të tyre në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor vazhdoi në mënyrë të ngjashme, dhe për këtë arsye duhet të llogaritet njëfarë afërsie midis grupeve fisnore të kësaj hapësire gjeografike.
Kjo është mënyra e vetme për të shpjeguar emrin e përbashkët ilirët me të cilin grekët i quanin një grup fisesh që flisnin një gjuhë indo-evropiane dhe jetonin në rajonin përreth Liqenit të Shkodrës dhe në zonën bregdetare, përkatësisht, në veri të Epirit dhe Maqedonisë. Në veri të tyre kishte edhe fise të tjera, të vendosur midis Adriatikut dhe Dravës, të cilët flisnin një gjuhë të ngjashme me atë të ilirëve të vërtetë. Emri ilir u përdor për ta, së bashku me termin gjeografik romak Illyricum në vitet para pushtimit, por që përgjithësisht ngadalë filluan të quheshin edhe me emrat Delmatë, Panonë, Dardanë dhe Albanë. Jashtë këtyre grupeve, jetonin popujt venetikë të Italisë verilindore, të Adriatikut verior dhe të Alpeve lindore, të cilët shkrimtarët e lashtë ndonjëherë i përfshinin te ilirët, por që dallohen nga këto grupe kryesore ilire për nga gjuha e tyre.
Fiset ilire | |
• Albanët | • Autariatët |
• Arbët | • Ardianët |
• Atintanët | • Dalmatët |
• Dardanët | • Dasaretët |
• Daorsët | • Enkelejtë |
• Eordejët | • Japigët |
• Japodët | • Kaonët |
• Labeatët | • Mesapët |
• Molosët | • Paionët |
• Parathinët | • Penestët |
• Pirustët | • Taulantët |
• Thesprorët | • Shqiptarët |
Ardiejtë ose(Ardianët) fis ilir, banorë të krahinës së Ardianëve në veriperëndim të Liqenit të Shkodrës rreth Gjirit të Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva).
Autariatet autariate janë nje prej fiseve ilire me te hershme qe shtriheshin ne veri-perendim te Shqiperise në nje pjese të Kosovës dhe në juglindje të Malit të Zi. Shtriheshin deri afër Detit Adriatik.
Dalmatët një ndër fiset e mëdha e të njohura ilire, banorë të pjesës Verilindore të Ilirisë. Që nga periudha më e lashtë e deri në shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin në brendësi, prapa Vargamalit Dinarik në pllajat e Fushës së Duvnos, Livnos e Gllamoçit, në Bosnjën e sotme Perëndimore.
Fise qe jetonin ne poziten gjeografike ku sot ndodhet Kosova
Wiki Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Illyria & Illyrians. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Fiset ilire, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.