Filozofia e shkencës është degë e filozofisë që studion themelet, pohimet dhe implikimet e shkencës.
Në përgjithësi, filozofia e shkencës është e lidhur me epistemologjinë. Ajo përpiqet të shpjegojë natyrën e koncepteve dhe të pohimeve shkencore, mënyrën se si prodhohen; se si e shpjegon shkenca natyrën, se si e parashikon dhe se si e përdor për qëllimet e veta; mjetet për të përcaktuar vlefshmërinë e informacioneve; formulimin dhe përdorimin e metodës shkencore; mënyrën e arsyetimit që përdoret për të mbërritur në përfundime, etj. Përpos këtyre pyetjeve gjenerale për shkencën në tërësi, filozofët e shkencës konsiderojnë problemet që aplikohen në shkencat e veçanta, si në biologji apo në fizikë. Disa filozofë të shkencës përdorin gjithashtu rezultate bashkëkohore të shkencës për të arritur konkluzione mbi vetë filozofinë.
Pyetjet më të përgjithshme të filozofisë së shkencës lindin gjithashtu me një specifikë më të madhe në disa shkenca të veçanta. Për shembull, çështja e vlefshmërisë së arsyetimit shkencor shihet në një tjetër mënyrë në bazat e statistikave. Çështja se çfarë llogaritet si shkencë dhe çfarë jo, paraqitet si një çështje jete-vdekje sidomos në filozofinë e mjekësisë. Për më tepër, filozofitë e biologjisë, të psikologjisë dhe të shkencave shoqërore eksplorojnë nëse studimet shkencore të natyrës njerëzore mund të arrijnë objektivitetin apo të formësohen në mënyrë të pashmangshme nga vlerat dhe nga marrëdhëniet shoqërore.
Losee, J. (1998), A Historical Introduction to the Philosophy of Science, Oxford University Press, Oxford.
Papineau, David (2005) Science, problems of the philosophy of. Oxford Companion to Philosophy. Oxford.
Salmon Merrilee; John Earman; Clark Glymour; James G. Lenno; Peter Machamer; J.E. McGuire; John D. Norton; Wesley C. Salmon; Kenneth F. Schaffner (1992). Introduction to the Philosophy of Science (në anglisht). Prentice-Hall. ISBN978-0-13-663345-7.
Popper, Karl, (1963) Conjectures and Refutations: The Growth of Scientific Knowledge, ISBN0-415-04318-2
van Fraassen, Bas (1980). The Scientific Image (në anglisht). Oxford: The Clarendon Press. ISBN978-0-19-824424-0.
Ziman, John (2000). Real Science: what it is, and what it means. Cambridge: Cambridge University Press.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Filozofia e shkencës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.