Fiku (Ficus carica ) është një pemë frutore që klasifikohet në familjen Moraceae.
Fiku
|
Epiteti carica i referohet origjinës së tij nga rajoni Caria në Azinë e Vogël. Dëshmi për kultivimin e tij vijnë që nga qytetërimet e hershme të Palestinës dhe Egjiptit, prej nga më vonë u përhap në të gjithë pellgun e Mesdheut.
Ficus carica është një pemë ose shkurre e madhe, që rritet në një lartësi prej 7-10 metra, me lëvore të lëmuar të bardhë. Gjethet e tij janë 12-25 centimetra të gjata dhe 10-18 centimetra të gjera, dhe të ndara thellë në tre ose pesë lobe. Lulet e fikut lulëzojnë brenda kokrrës së fikut. Ato nuk duken nga jashtë. Edhe pse zakonisht kokrra e fikut quhet frut i tij, në të vërtetë frutat e fikut ndodhen brenda kokrrës së tij.
Kokrra e pjekur e fikut përmban fruta të shumta një-farësh shumë të vegjël. Kokrra është 3-5 centimetra e gjatë, me një lëkurë të gjelbër, nganjëherë e purpurt ose ngjyrë kafe kur është e pjekur. Fiku ka kapilarë me lëng si qumësht që acarojnë lëkurën e njeriut.
Ky lloj duket se e ka prejardhjen nga një zonë e gjerë me klimë të butë dhe të ngrohtë, duke përfshirë pellgun e mesdheut deri në Azinë Qendrore (Azerbaixhan, Afganistan, Iran, Pakistan).
Kultivimi i fikut është përhapur në të gjithë rajonet tropikale dhe subtropikale. Fiku pak a shumë është natyralizuar edhe në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Prodhimi i fikut – 2020 | |
---|---|
Vendi | (ton) |
320,000 | |
201,212 | |
144,246 | |
116,143 | |
107,791 | |
59,900 | |
46,502 | |
27,084 | |
21,889 | |
19,840 | |
19,601 | |
Bota | 1,264,943 |
Source: United Nations FAOSTAT |
Në vitin 2020, prodhimi botëror i fikut ishte 1.26 milion ton, ku Turqia kishte 25% të prodhimit total, pasuar nga Egjipti, Maroku, dhe Algjeria. Këtë vit Shqipëria ishte radhitur në vendin e 9 me 21 889 ton të fikut të prodhuar.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Fiku, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.