Ferrari

Ferrari S.p.A.

Themeluar në 1929 nga Enzo Ferrari, si Scuderia Ferrari, në fillim merrej vetëm me prodhimin dhe sponsorizimin e makinave të garave ndërsa prodhimi i parë i makinave sportive filloi në 1947. Gjithsesi Ferrari vazhdon të jetë e pranishme në kampionatet sportive si Formula 1.

Ferrari S.p.A.
Llojish.a
ISINNL0011585146
IndustriaIndustria Automobilistike
Themeluar në1947 (1929)
ThemeluesiEnzo Ferrari
Zyrat qendrore
Maranello
,
Njerëzit kyç
John Elkan
(Kryetar)
Piero Ferrari
(Zv. Kryetar)
Amedeo Felisa
(Drejtori i përgjithshëm)
ProdhimiSupermakina
Production output
7,044 njësi (2011)
FitimetIncrease € 2.2 miliardë (2011)
OwnerFiat S.p.A. (90%)
Piero Ferrari (10%)
Numri i punëtorëve
2,695 (2011)
PrindiFiat S.p.A.
Faqja e internetitFerrari.com

Historiku

Enzo Ferrari nuk ishte i interesuar fillimisht në prodhimin e automjeteve rrugore, kur ai formoi Scuderia Ferrari (fjalë për fjalë "Skuadra Ferrari"), në 1928 si një sponsor për shoferët amatorë me qendër në Modena. Ferrari përgatiti, dhe fitoi me sukses me shoferët e ndryshëm, me makinat Alfa Romeo deri në vitin 1938, kur ai u punësua nga Alfa Romeo të drejtojë departamentin e tyre të garave.

Në vitin 1941, Alfa Romeo u konfiskua nga qeveria fashiste e Benito Musolinit, si pjesë e përpjekjeve të fuqive të boshtit fashist. Ndarja e Enzo Ferrarit ishte mjaft e vogël që të ishte e paprekur. Sepse atij i ishte e ndaluar me kontratë që të merrte pjesë në gara për katër vite, Scuderia për një kohë të shkurtër u bë Auto Avio Costruzioni Ferrari, e cila gjoja prodhonte makineri pune dhe pajisje avionësh. Gjithashtu e njohur si SEFAC (Scuderia Ferrari Enzo Auto Corse), Ferrari në fakt prodhoi vetëm një makinë gare, Tipo 815, në periudhën e jo-konkurrimit. Ajo ishte makina e parë Ferrari (ajo ka debutuar në Mille Miglia në 1940), por për shkak të Luftës së Dytë Botërore ajo pa konkurrencë të vogël. Në vitin 1943 fabrika Ferrari u zhvendos në Maranello, ku ka mbetur që atëherë. Fabrika u bombardua nga aleatët në vitin 1944 dhe u rindërtua në vitin 1946, pas përfundimit të luftës, dhe përfshiu makinat e prodhimit rrugor.

Ferrari 
166MM Barchetta 212/225

Makina e parë rrugore e Ferrarit ishte 125 S e 1947-ës, e fuqizuar nga një Motorr V12 1.5 L; Enzo Ferrari i ndërtoi dhe i shiti ato për të themeluar Scuderia Ferrari.

Në 1988, Enzo Ferrari nxori në treg Ferrari F40, Modeli i fundit i Ferrarit para vdekjes së tij në fund të vitit, dhe njëra nga supermakinat me të famshme të prodhuara ndonjëherë. Nga 2002 deri në 2004, Ferrari prodhoi Enzon. Enzoja ishte modeli më i shpejtë i Ferrarit në atë kohë, e cila u prezantua dhe iu vu emri në nder të themeluesit të Ferrarit, Enzo Ferrari. Në fillim iu shit klientëve të besuar dhe atyre që kishin bërë porosi më parë, secila prej 399 copëve të prodhuara (minus të 400-ën e cila iu dhurua Vatikanit për bamirësi) kishin një çmim prej $650,000 copa.

Në 12 shtator 2012, 964 makina Ferrari (me vlerë mbi $162 milionë) morën pjesë në ngjarjen e Ferrari Driving Days në pistën e Silverstone dhe bënë paradë rreth Silverstone Circuit dhe vunë rekord botëror.

Garat sportive

Ferrari 
Makina e Formula 1, Ferrari 312T2, e drejtuar nga Niki Lauda

Që në fillimet e kompanisë, Ferrari është përfshirë në garat e makinave, duke konkurruar në disa kategori duke përfshirë Formula 1 dhe garat me makina sportive nëpërmjet nënndarjes së saj sportive Scuderia Ferrari e cila po ashtu furnizon edhe skuadrat e tjera me makina dhe motora.

AAC 815 e vitit 1940 ishte makina e parë e garave e dizenjuar nga Enzo Ferrari, megjithëse nuk u etiketua si model Ferrari.

Scuderia Ferrari


Scuderia Ferrari ka marrë pjesë në disa kategori garash sportive me makina, megjithëse sot është e përfshirë zyrtarisht vetëm në Formula 1. Është skuadra e vetme e cila ka marrë pjesë në kampionatin botëror të Formula 1 në mënyrë të vazhdueshme që prej 1950. José Froilán González i dha skuadrës fitoren e parë të F1 në 1951 British Grand Prix.

Ferrari 
Scuderia Ferrari fitoi titullin e pilotit të Formula 12007, me Kimi Räikkönenin.

Alberto Ascari i dha Ferrarit titullin e parë për pilotët një vit më vonë. Ferrari është skuadra me e vjetër në kampionat, dhe më e suksesshmja: skuadra mban pothuajse çdo rekord të Formula 1. Që prej 2008-ës, rekordet e skuadrës përfshijnë 15 tituj botërorë për pilotë (1952, 1953, 1956, 1958, 1961, 1964, 1975, 1977, 1979, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004 dhe 2007) 16 tituj botërorë për konstruktorë (1961, 1964, 1975, 1976, 1977, 1979, 1982, 1983, 1999, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004, 2007 dhe 2008), 209 fitore, 4925.27 pikë, 622 finishe në podium, 203 pozicione të para, dhe 218 xhiro të shpejta në 776 gara.

Ndër pilotët më te njohur të Ferrarit dallohen José Froilán González, Tazio Nuvolari, Juan Manuel Fangio, Luigi Chinetti, Alberto Ascari, Wolfgang von Trips, Phil Hill, Olivier Gendebien, Mike Hawthorn, Peter Collins, Giancarlo Baghetti, John Surtees, Lorenzo Bandini, Ludovico Scarfiotti, Jacky Ickx, Mario Andretti, Clay Regazzoni, Niki Lauda, Carlos Reutemann, Jody Scheckter, Gilles Villeneuve, Didier Pironi, Patrick Tambay, René Arnoux, Michele Alboreto, Gerhard Berger, Nigel Mansell, Alain Prost, Jean Alesi, Eddie Irvine, Rubens Barrichello, Michael Schumacher, Kimi Räikkönen, Felipe Massa, dhe Fernando Alonso.

Ferrari 
Një 312PB (e drejtuar nga Jacky Ickx) gjatë vitit të fundit të skuadrës në Kampionatin Botëror të Makinave Sportive.

Përveç F1, Ferrari përfshiu makina edhe në gara me makina sportive, të cilat ekzistuan për disa vite.

Në vitin 1949, Luigi Chinetti drejtoi një 166 M e cila i dha Ferrarit fitoren e parë në gara, në garën 24 orëshe të Le Mansit në 1949. Ferrari vazhdoi duke e dominuar Kampionatin Botëror të Makinave Sportive i cili u krijua në vitin 1953, duke e fituar titullin 7 herë gjatë 9 kampionateve të para.

Kur formati i kampionatit ndryshoi në vitin 1962, Ferrari fitoi tituj çdo vit në paktën një kategori deri në vitin 1965 dhe pastaj sërish në vitin 1967. Ferrari fitoi edhe një titull finaleje, në vitin 1972 përpara se Enzo të vendoste braktisjen e garave me makina sportive pas vitin 1973 dhe të lejonte që Scuderia Ferrari të përqendrohej vetëm tek Formula 1.

Megjithëse Scuderia Ferrari nuk mori pjesë me makina sportive pas 1973, ata herë pas here ndërtonin makina të ndryshme sportive të suksesshme për pilotët pa skuadër. Këtu përfshihen BB 512 LM në 1970, 333 SP e cila fitoi IMSA GT Championship në 1990, dhe momentalisht F430 GT2 dhe GT3 të cilat po fitojnë momentalisht në kategoritë përkatëse.

Makinat e garave për skuadrat e tjera

Përgjatë historisë së saj, Ferrari ka furnizuar edhe skuadrat e tjera, veçmas për skuadrën Scuderia Ferrari.

Në vitet 1950 dhe 60, Ferrari furnizoi me makina të Formula 1 disa skuadra. Një shembull i famshëm është skuadra e Tony Vandervell, e cila garoi me Thinwall Special Ferrari të modifikuara para se të ndërtonin makinat e tyre Vanwall. North American Racing Team në sezonin e vitit 1969 ishte rasti i fundit ku përveç Scuderia Ferrari u fut edhe ajo me makinë Ferrari.

Ferrari furnizoi makina me motorë V8 për serinë A1 Grand Prix, për sezonin 2008-09. Makina u dizenjua nga Rory Byrne dhe është stiluar t’i ngjajë makinës së F1 2004.

599 GTB Fiorano dhe F430 GT u pëdorën për gara GT. Ferrari Challenge është parkë garash për Ferrari F430. Supermakina e fundit e Ferrarit, FXX e vitit 2006 nuk lejohet në rrugë, dhe përdoret vetëm për gara.

Makinat e rrugës

Ferrari 
Ferrari 166 Inter Coupe Touring

Modelet e tanishme

California 458 Italia F12 Berlinetta FF
  • Grand tourer
  • Motor V8
  • Me çati të hapur
  • Makinë sportive
  • Motor V8 në mes
  • Grand tourer
  • Motor V12
  • Grand tourer
  • Frena 4WD
  • Motor V12
Ferrari  Ferrari  Ferrari  Ferrari 

Makina e parë Ferrari ishte 125 S sportive. Në 1949, Ferrari 166 Inter, lëvizja e parë e kompanisë në tregun e grand touring, e clia vazhdon të mbajë shitjet e Ferrarit deri në ditët e sotme.

Disa modele u dizenjuan me pamjen e jashme nga Pininfarina, Zagato dhe Bertone.

Dino ishte Ferrari i parë me motor në mes. Ky model u përdor për shumicën e Ferrareve të viteve 1980 dhe 1990. Modelet V8 të Ferrarit përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit të Ferrarit.

Për disa kohë, Ferrari prodhoi versione 2+2 për makinat V8 me motor në mes. Megjithëse dukeshin ndryshe nga 2-vendëset, si GT4 dhe Mondial ishin të lidhura ngushtë me 308 GTB.

Kompania prodhoi makina 2+2 me motor përpara, deri në modelet e sotme 612 Scaglietti dhe California.

Ferrari prodhoi makina me motor në mes me 12-cilindra për Berlinetta Boxer në 1973. Më e fundit Testarossa mbetet modeli më i famshëm i Ferrarit.

Supermakinat

Ferrari 
Enzo

Përpjekjet më të mëdha janë bërë në tregun e supermakinave. 250 GTO e vitit 1962 mund të konsiderohet supermakina e parë e Ferrarit, e cila arrin deri tek modelet e sotme Enzo dhe FXX.

Makinat koncept dhe specialet

Ferrari 
Ferrari P4/5

Ferrari ka prodhuar disa makina koncept, si Ferrari Mythos. Ndërkohë që disa modele ishin radikale (si Ferrari Modulo) dhe nuk u nisën kurrë për prodhim, të tjera si Ferrari Mythos kanë treguar elemente stilimi të cilat janë shfrytëzuar për prodhim.

Koncepti më i fundit i Ferrarit ishte Ferrari Millechili i vitit 2010.

Disa prej versioneve të vetme rrugore të Ferrari u prodhuan gjithashtu, disa prej tyre janë regjistruar nga pronarë të pasur. Si Ferrari P4/5.

Programi i projekteve speciale i Ferrarit me dizenjuesit si Fioravanti, Pininfarina, dhe Zagato ndërtojnë modele të modifikuara të Ferrarit si modele strukturore bazë. Makina e parë e këtij programi ishte SP1, e regjistruar nga një ekzekutiv biznesi Japonez. E dyta ishte P540 Superfast Aperta, e regjistruar nga një entuziast Amerikan.

Emërimi i makinave

Deri para viteve 1980, Ferrari ndiqte skemën e emërimit me tri numra në bazë të cilindratës:

  • Modelet me motora V6 dhe V8 përdornin cilindratën totale (në dencilitra) për dy karaktret e para dhe numrin e cilindrave për të fundit. Për shembull Ferrari Dino 206 kishte motor 2.0 L V6, ndërkohë që Ferrari 348 kishte motor 3.4 L V8, megjithëse, për Ferrari F355, karakteri i fundit tregon 5 valvula për cilinder. Deri në daljen e Ferrari 360 Modena, karakteret për modelet V8 (të cilat kishin një emër dhe një numër) tregonin vetëm cilindratën totale të makinës. Aspekti tregues numerik vazhdoi edhe me Ferrari F430, gjithsesi zëvendësuesja e F430-ës, Ferrari 458 Italia përdor të njëjtin emërim si 206 dhe 348.
  • Modelet V12 përdornin cilindratën (në centimetra kub) për cilindër. Kështu që, e famshmja 365 Daytona kishte një motor 4390 cc V12. Gjithësesi, disa modele Ferrari V12, si 599-ta, kanë tregues me tre numra për cilindratën totale.
  • Modelet Flat 12 (boxer) për cilindratën përdorin litrat. Kështu që, BB 512 ishte 5 litra e sheshtë 12 (një Berlinetta Boxer, në këtë rast). Gjithësesi, Berlinetta Boxer origjinale ishte 365 GT4 BB, e cila u emërua si modelet V12.
  • Halo Car F e ndjekur nga përvjetorët, ashtu si F40 dhe F50. Enzo e shmangu këtë rregull, gjithsesi emri i F60-ës u aplikua për makinën e Ferrarit të Formula 1 dhe disa herë ngatërrohet me Enzon.
  • Disa modele, si Ferrari Mondial e vitit 1980 dhe Ferrari Testarossa e vitit 1984 nuk ndoqën skemën e tri numrave.
Ferrari 
612 Scaglietti Sessanta Edition

Shumica e Ferrareve ju është dhënë një tregues për stilin e trupit të makinës. Në përgjithësi, janë përdorur këto shkurtime:

  • M ("Modificata"), vendoset në fund të numrit të modelit, tregon një model të modifikuar dhe jo një pasardhëse të makinës (shiko F512 M dhe 575 M Maranello).
  • GTB ("Gran Turismo Berlinetta") janë modele të mbyllura Berlinetta, ose coupe.
  • GTS ("Gran Turismo Spyder") në modelet e vjetra, Spydera të hapura , ose me tavan të hapur (shiko 365 GTS/4); Gjithsesi, në modelet më të fundit, kjo prapashtesë përdoret më modelet targa top (shiko Dino 246 GTS, dhe F355 GTS; me përjashtim të 348 TS, e cila u emërua ndryshe). Makinat me tavan të hapur përdorin prapashtesën "Spider" (shiko F355 Spider, dhe 360 Spider).
  • GTO ("Gran Turismo Omologata"), e vendosur në fund të numrit, tregon një version të modifikuar të paraardhëse. Po ashtu, tri shkronjat tregojnë një model i cili është dizenjuar dhe përmirësuar për përdorim në pistë duke qenë edhe për përdorim rrugor. Vetëm tri modele kanë këto prapashtesa; 250 GTO e vitit 1962, 288 GTO e vitit 1984 dhe 599 GTO e vitit 2010.

Sistemi i emërimit mund të jetë ngatërrues, si disa modele të ndryshme përdorin motor dhe stil trupi të njëjtë. Shumë Ferrari gjithashtu kishin emra të tjerë shtesë (si Daytona) për ti identifikuar më tej. Shumë emra të tillë nuk janë emra zyrtarë të fabrikës. Emri Daytona përkujton fitren e Ferrarit në shkurt 1967 në garën 24 orëshe në Daytona me 330 P4.

Modelet e ndryshme Dino u emëruan për djalin e Enzos, Dino Ferrari.

Në mesin e viteve 1990, Ferrari shtoi shkronjën "F" në fillim të të gjitha modeleve (një praktikë e braktisur pas F512 M dhe F355, por u përshtat sërish me F430).

Identiteti

Ferrari 
Zyrat qëndrore dhe fabrika e Ferrarit
Ferrari 
Konti Francesco Baracca

Simboli i famshën i skuadrës Ferrari është Cavallino Rampante ("kali mbi dy këmbë") hamshori i zi mbi dy këmbë në mburojë të verdhë, zakonisht me shkronjat S F (për Scuderia Ferrari), me tre shirita jeshilë, të bardhë dhe të kuq (ngjyrat kombëtare italiane) në pjesën e sipërme. Makinat e rrugës kanë një stemë drejtkëndëshe (shiko figurën në fillim të faqes), dhe, me dëshirë, mund të vendoset stema në formën e mburojës nën pasqyrat e përparme afër derës.

Në 17 qershor 1923, Enzo Ferrari fitoi një garë në pistën e Savios në Ravenna ku takoi Konteshën Paolina, e ëma e Kontit Francesco Baracca, një as i forcave ajrore italiane dhe hero kombëtar i luftës së parë botërore, i cili vizatonte një kalë në anët e avionit. Kontesha i kërkoi Enzos ta përdorte këtë kal për makinat e tij të garave, duke sygjeruar se do ti sillte atij fat. "Kali mbi dy këmbë" origjinal i vizatuar në avionin e Baraccas ishte vizatuar formë reje me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, por Ferrari vendosi që kali të jetë i zi (ashtu siç ishte vizatuar në avonët e skuadronit të Baraccas pas vdekjes së pilotit në detyre) dhe ai shtoi të verdhën kanarinë për fushën pasi ishte ngjyra e Modena, vendlindjes së tij. Por kali i Ferrarit ishte i ndryshëm nga ai i kontit në disa detaje të vogla si bishti i kalit në avion ai e kishte bishtin me drejtim poshtë ndërsa stema e Ferrarit e ka me bishtin lart.

Ferrari përdori cavallino rampante si një kompani zyrtare në vitin 1929. Që prej garës 24 orëshe të Spa në 9 korrik 1932, cavallino rampante është përdorur tek Alfa Romeot që garonin për Scuderia Ferrari.

Motivi i kalit mbi dy këmbë është i vjetër, mund të gjendet në monedhat antike. Një kal i zi në fushë të verdhë shihet edhe në Stemën e qytetit Gjerman të Stuttgartit, shtëpia Mercedes-Benzit dhe byrosë së dizenjimit të Porsche, të dyja konkurrentet kryesore të Alfas dhe Ferrarit në vitet 1930. Emri i qytetit vjen nga Stutengarten, një formë e vjetër e fjalës gjermane Gestüt, e cila përkthehet në shqip stallë kuajsh dhe në Italisht scuderia. Porsche gjithashtu e përfshin stemën e Stuttgartit si logon e korporatës, me në qendë emblemën e shtetit Württemberg. Rössle i Stuttgartit i ka të dyja këmbët e prapme të vendosura në tokë, si kali i Baraccas, por jo si cavallino i Ferrarit.

Fabio Taglioni e përdorte cavallino rampante në motorat e tij Ducati, po ashtu Taglioni ka lindur në Lugo di Romagna si Baracca, dhe gjithashtu u ati i tij ishte pilot luftarak në luftën e parë botërore (megjithëse nuk ishte pjesë e skuadronit të Baraccas, siç thuhet ndonjëherë gabimisht). Ndërkohë që fama e Ferrarit rritej, Ducati e braktisi stemën e vjetër ndoshta nga ndonjë marrëveshje midis kompanive.

Ngjyra

Që prej viteve 1920, makinat italiane të garave Alfa Romeo, Maserati dhe më vonë Ferrari dhe Abarth ngjyroseshin në të "kuqen e garave" (Rosso Corsa). Kjo ishte ngjyra kombëtare e garave e Italisë, siç u rekomandua nga organizatat ndërmjet luftërave botërore të vilat u shndërruan në FIA. E cila e referohet kombësisë së skuadrës garuese, jo të prodhuesit të makinës apo pilotit. Në këtë skemë, makinat franceze të Bugattit ishin blu, Gjermanet si Benz dhe Mercedesi ishin të bardha (që prej 1934 edhe ngjyrë metalike të argjendtë), dhe Britaniket me jeshile si në mesin e viteve 1960 Lotusi dhe BRM.

Kuriozisht, Ferrari fitoi Kampionatin Botëror në 1964 me John Surtees duke konkuruar dy garat e fundit në Amerikën Veriore me makinat e ngjyrosura me ngjyrat e SHBA-ve të bardhë dhe blu, pasi nuk u regjistruan nga fabrika Italiane, por nga skuadra amerikane North American Racing Team (NART). Kjo u bë si formë proteste në lidhje me Ferrarin dhe me Autoritetin Italian të Garave në lidhje me homologimin e makinave të reja të garave Ferrari me motor në mes.

Ndërmarrja

Në vitin 1963, Enzo Ferrari u afrua nga Ford Motor Company për një blerje të mundshme. Fordi auditoi asetet e Ferrarit por negociatat ligjore dhe bisedimet u ndërprenë në mënyrë të njëanshme nga Ferrari kur ai kuptoi se marrëveshja e ofruar nga Ford nuk do ta lejonte atë të qëndronte në programin e garave të kompanisë. Henry Ford II menjëherë urdhëroi divizionet e makinave sportive të Ford si: Lotus, Lola, dhe Cooper që të ndërtonin një makinë që ta mundte Ferrarin në një pistë botërore rezistence, kështu lindi Ford GT40 në vitin 1964.

Ndërkohë që marrëveshja me Fordin ra, FIAT iu afrua Ferrari me një propozim më fleksibël dhe bleu interesat mbizotëruese në vitin 1969. Enzo Ferrari mbajti 10% të aksioneve, të cilat tashmë zotërohen nga djali i tij Piero Lardi Ferrari.

Ferrari ka menaxhuar vetë të gjitha produktet që mbajnë markën e Ferrarit, përfshirë syzet, stilolapsat, lapsat, materiale elektronike, parfume, kolonja, veshje, biçikleta të teknologjisë së lartë, ora dore, celularë, dhe madje kompjutera laptopë.

Ferrari gjithashtu ka një muze, Galleria Ferrari në Maranello, e cila tregon makinat e rrugës dhe të garave dhe shumë objekte të tjera të lidhura me Ferrarin.

Partnerë Teknikë

Ferrari ka një marrëdhënie të gjatë me Shell Oil. Kjo është një partneritet teknik me Ferrarin dhe Ducatin për të provuar dhe për të furnizuar me karburante skuadrat e garave të Formula 1, MotoGP dhe World Superbike. Për shembull, benzina Shell V-Power është zhvilluar me ekspertizën e shumë viteve ndërmjet Shell dhe Ferrari.

Ferrari ka pasur disa marrëveshje për të furnizuar disa skuadra të Formula 1 me motorë përgjatë viteve, dhe për momentin furnizon me motorë Scuderia Toro Rosso dhe Sauber F1 Team.

Historia e shitjeve

Numri i përgjithshëm i makinave Ferrari të ndërtuara dhe të shitura në të gjithë historinë e saj është përafërsisht 130 000.

Viti Shitjet tek klienti përfundimtar (numri i tipeve të makinave)
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1999 3,775  
2000 4,070  
2001 4,289  
2002 4,236  
2003 4,238  
2004 4,975  
2005 5,409  
2006 5,671  
2007 6,465  
2008 6,587  
2009 6,250  
2010 6,461  
2011 7,001  
2012 7,318  

Modelet

Rrugore

Në prodhim

8 cilindra:

12 cilindra:

  • Ferrari FF (2011)
  • Ferrari F12berlinetta (2012)
  • Ferrari LaFerrari (2013)
Ferrari 
Ferrari California
Ferrari 
Ferrari 612 Scaglietti

Të gjitha modelet rrugore të Ferrarit

Viti Modeli
1948 166 Inter
1951 195 Inter
1951 212 Inter
1952 342 America
1953 250 Europa
1953 375 America
1954 250 GT
1956 410 Superamerica
1957 250 GT California
1959 250 GT Cabriolet
1960 400 Superamerica
1960 250 GT 2+2
1962 250 GTO
1962 250 GTL
1964 275 GTB
1964 275 GTS
1964 330 GT 2+2
1964 500 Superfast
1966 275 GTB/4
1966 275 GTS/4
1966 330 GTC
1966 330 GTS
1966 365 P Speciale
1966 365 California
1967 365 GT 2+2
1967 Dino 206 GT
1968 365 GTC
1968 365 GTS
1968 365 GTB/4
1969 365 GTS/4
1969 Dino 246 GT
1969 Dino 246 GTS
1971 365 GTC4
1971 365 GT4 BB
1972 246 GTS
1972 365 GT4 2+2
1973 Dino 308 GT4
1975 Dino 208 GT4
1975 308 GTB
Viti Modeli
1976 308 GT4
1976 400 Automatic
1976 400 GT
1976 512 BB
1977 308 GTS
1979 400i Automatic
1979 400i GT
1980 208 GTB
1980 208 GTS
1980 308 GTBi
1980 308 GTSi
1980 Mondial 8
1981 512 BBi
1982 208 GTB Turbo
1982 208 GTS Turbo
1982 308 GTB Quattrovalvole
1982 308 GTS Quattrovalvole
1982 Mondial Quattrovalvole
1983 Mondial QV Cabriolet
1984 GTO
1984 Testarossa
1985 328 GTB
1985 328 GTS
1985 412 Automatic
1985 412 GT
1985 Mondial 3.2 GTB
1985 Mondial 3.2 GTS
1986 GTB Turbo
1986 GTS Turbo
1987 F40
1989 348 TB
1989 348 TS
1989 Mondial T
1989 Mondial T Cabriolet
1991 512 TR
1992 456 GT
1992 456 GTA
1993 348 GTB
Viti Modeli
1993 348 GTB
1993 348 GTS
1994 F355 Berlinetta
1994 F355 GTS
1994 F355 GTS
1995 F50
1995 F355 Spider
1996 550 Maranello
1997 355 F1 Berlinetta
1997 355 F1 GTS
1997 355 F1 Spider
1998 456M GT
1998 456M GTA
1999 360 Modena
2000 360 Spider
2001 550 Barchetta
2002 575M Maranello
2002 Enzo
2003 360 Challenge Stradale
2004 612 Scaglietti
2004 F430
2005 F430 Spider
2005 575 Superamerica
2007 599 GTB Fiorano
2007 612 Scaglietti
2008 430 Scuderia
2008 California
2008 Scuderia Spider 16M
2009 458 Italia
2010 599 GTO
2010 SA Aperta
2011 FF
2011 458 Spider
2012 F12berlinetta
2013 LaFerrari

Për gara dhe përdorim vetëm në pistë

Në prodhim

Formula 1
Kampionate të tjera
  • 458 GT2 (2011)
  • 458 GT3 (2011)
  • 458 Challenge (2011)
  • F430 GT2
  • F430 GT3

Jashtë prodhimit

Formula 1, Formula 2 dhe njëvendëshe të tjera

("P" tregon që vetura ka fituar Titullin botëror për Pilotët, "C" e ka fituar Konstruktori.)

Programet XX
  • Ferrari FXX (2005)
  • Ferrari 599XX
Kampionatet e tjera
Viti Modeli
1947 125 S
1947 159 S
1947 166 SC
1948 166 S
1948 166 Inter Sport
1948 166 Inter Corsa
1948 166 MM
1950 195 S
1950 275 S
1950 340 America
1951 212 Export
1952 225 S
1952 250 S
1952 340 Mexico
1952 Ferrari 375 Indy
1953 250 MM
1953 340 MM
1953 375 MM
1953 625 TF
1953 500 Mondial
1953 735 S
1954 750 Monza
1954 250 Monza
1954 375 Plus
1955 376 S
1955 735 LM
1955 857 S
1956 500 TR
1956 625 LM
1956 860 Monza
1956 410 S
1956 290 MM
1956 250 GT Berlinetta TdF
1957 500 TRC
1957 290 S
1957 315 S
1957 335 S
1957 250 Testa Rossa
1958 Dino 196 S
1958 Dino 296 S
1958 312 S
1958 412 S
1958 412 MI
1959 250 GT Berlinetta passo corto
1960 Dino 246 S
1961 246 SP
1962 196 SP
1962 286 SP
1962 248 SP
1962 268 SP
1962 250 GTO
Viti Modeli
1962 330 LM
1962 330 TR
1963 250 P
1963 330 P
1963 250 LM
1964 275 P
1965 275 GTB Competizione
1965 275 P2
1965 330 P2
1965 365 P2
1965 Dino 166 P
1965 Dino 206 SP
1966 Dino 206 S
1966 365 P2/3
1966 330 P3
1967 330 P4
1967 412 P
1967 350 Can Am
1968 612 Can Am
1969 212 E
1969 312 P
1970 512 S
1970 512 M
1971 312 PB
1971 712 Can Am
1971 365 GTB4 Competizione
1978 512 BB LM
1988 F40 LM
1989 F40 Competizione
1993 348 Challenge
1994 333 SP
1994 F40 GTE
1995 F355 Challenge
1996 F50 GT
1999 550 GT
2000 360 Challenge
2001 550 GTS
2002 360 GT
2003 575 GTC
2003 550 GTO
2004 360 GTC
2005 FXX
2006 F430 Challenge
2006 F430 GTC
Ferrari 
Ferrari 250 Testa Rossa e vitit 1958
Ferrari 
Ferrari 250 GTO e vitit 1962
Ferrari 
Ferrari 250 Le Mans e vitit 1965
Ferrari 
Një Ferrari 333 SP

Prototipet

Ferrari 
Ferrari StoreMilano

Prodhuar vëtëm një prototip

Shih edhe

Referime

Tags:

Ferrari HistorikuFerrari Garat sportiveFerrari Makinat e rrugësFerrari IdentitetiFerrari NdërmarrjaFerrari ModeletFerrari Shih edheFerrari ReferimeFerrari19291947Formula 1ItaliScuderia Ferrari

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Demografia e ShqipërisëAeroplaniEpilepsiaLidhëzaKanuni i Lekë DukagjinitShqiptarët në Maqedoninë e VeriutLista e viteveTrëndafiliSëmundjet e trashëgueshmeDashuriaTokaReal Madrid C.F.Dita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëLufta e FtohtëPitagoraMëlçiaFjodor DostojevskiKulla EiffelBashkimi SovjetikLionel MessiYlberiMaqedonia e VeriutAlfabeti shqipSkënderbeuSëmundja e ParkinsonitSindroma DownLetërsia shqipeMargarita TutulaniGjethjaTargat e automjeteve të ShqipërisëElena GjikaMehmet FatihuKosova dhe bukuritë e sajLista e kalave në ShqipëriRelieviLumi i NerodimësAnton PashkuHormonetVlerësimi i nxënësveLista e vullkaneve aktivë në botëSistemi i frymëmarrjesPërrallaÇifteliaDhelpraKalaja e ShkodrësAutobiografiaShiuZënia e Diellit (Eklipsi)Numri piNamazi i AkshamitKontaminimi i tokësBosnja dhe HercegovinaCristiano RonaldoTeoria e evolucionitDepresioniShëndetiKara Mahmud pashë BushatiYlliKafejaFusha magnetikeLiburnaMorfinaInternetiEnët e gjakutTenisiMutacioniSamir ManeFinlandaDeti AdriatikKostandin KristoforidhiAeroporti i PrishtinësGjarpriPula (shpend)MacjaNatyraSlloveniaZef PllumiMicrosoft Word🡆 More