Feminizmi

Feminizmi është një gamë e lëvizjeve dhe ideologjive që ndajnë një qëllim të përbashkët: të përcaktojë, krijojë, dhe të arrij barazi politike, ekonomike, kulturore, personale, dhe të drejtat shoqërore për gratë .

Kjo përfshin kërkesat për të krijuar mundësive të barabarta për gratë në arsim dhe punësim. Një feminist/feministe mbron ose mbështet të drejtat dhe barazinë e grave.

Feminizmi
Simboli i Feminizmit.

Lëvizjet feministe kanë bërë fushatë dhe vazhdojnë të bëjnë fushatë për të drejtat e grave, duke përfshirë edhe të drejtën për të votuar, për të mbajtur poste publike, për të punuar, për paga të drejta apo pagesë të barabartë, për të poseduar pronë, për arsim, të kenë të drejta të barabarta në martesë, dhe të kenë pushimin e lindjes. Feministët kanë punuar gjithashtu për të nxitur autonominë dhe integritetin trupor, për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga përdhunimi, ngacmimi seksual dhe dhuna në familje .

Historia

Feminizmi 
Tubim në Ditën Ndërkombëtare të GruasDhaka, Bangladesh, më 8 mars 2005, e organizuar nga Sindikata Kombëtare për Punë e Grave.

Charles Fourier, një socialist utopik dhe filozof francez, i njihet merita se ka shpikur fjalën "féminisme" në vitin 1837 . Fjalët "féminisme" ("feminizëm") dhe "féminist" ("feminist") për herë të parë u paraqitën në Francë dhe Hollandë në vitin 1872, Në Britani të Madhe në vitet 1890ta, dhe në Shtetet e Bashkuara në vitin 1910, dhe Fjalori Anglisht i Oksfordit e liston vitin 1852 si viti kur për herë të parë u paraqit fjala "feminist" ndërsa vitin 1895 për fjalën "feminizëm" . Varësisht nga momenti historik, kultura dhe vendi, feministet në mbarë botën kanë pasur shkaqe dhe qëllime të ndryshme. Shumica e historianëve feministë nga perëndimi pohojnë se të gjitha lëvizjet që punojnë për të marrë të drejtat e grave duhet të konsiderohen si lëvizje feministe, edhe kur ata nuk kanë zbatuar (ose nuk zbatojnë) rregullat e tyre . Historianë të tjerë pohojnë se termi duhet të jetë i kufizuar në lëvizjen feministe moderne dhe lëvizjeve paraardhëse të saj. Këto historianët përdorin etiketën "protofeministë" për të përshkruar lëvizjet e mëhershme .

Shekulli i nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit njëzet

Feminizmi 
Pasi shiti shtëpinë e saj, Emmeline Pankhurst, e fotografuar në New York City më 1913, udhëtoi vazhdimisht, duke i dhënë fjalime anembanë Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Feminizmi 
Në Hollandë, Wilhelmina Drucker (1847-1925) luftoj me sukses për të drejtat e votës dhe barazisë për gratë nëpërmjet organizatave politike dhe feministe që ajo formoj.
Feminizmi 
Louise Weiss së bashku me suffragettet[a] e tjera pariziene në vitin 1935. Titull i gazetës shkruan "Gratë franceze duhet të votojë".

Vala e parë e feminizmit ishte një periudhë e aktiviteteve gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim i shekullit njëzetë. Në Mbretëri të Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ajo u fokusua në promovimin e barazisë në martesë, rritjen e fëmijëve, kontrata, dhe të drejtat e pronësisë për gratë. Nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, aktivizmi u përqendrua kryesisht në fitimin e pushtetit politik, veçanërisht të drejtën e votimit të grave, edhe pse disa feministe ishin aktive në gjithashtu edhe fushatë për të drejtat seksuale, riprodhuese dhe ekonomike të grave .

Mesi i shekullit njëzetë

Nga mesi i shekullit të 20, në disa vende evropiane, grave ende i mungonin disa të drejta të rëndësishme. Feministet në këto vende vazhduan të luftojnë për të drejtat e votimit. Në Zvicër, gratë fituan të drejtën e votës në zgjedhjet federale në vitin 1971 ; por në kantonin e Appenzell Innerrhoden gratë fituar të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale vetëm në vitin 1991, kur kantoni u detyrua të veprojë kështu nga Gjykata Supreme Federale e Zvicrës. Në Lihtenshtajn, grave iu dha e drejta për të votuar me "referendumin e të drejtës së votimit për gratë në vitin 1984". Tre referendume të mëparshme të mbajtura në 1968, 1971 dhe 1973 kishin dështuar për të siguruar të drejtën e grave për të votuar.

Fundi i shekullit njëzet dhe fillimi i shekullit njëzet e një

Teoria

Teoria feministe është zgjerimi i feminizmit në fusha teorike apo filozofike. Ajo përfshinë punën në një shumëllojshmëri të disiplinave, duke përfshirë antropologji, sociologji, ekonomi, studime të grave, kritika letrare , historia e artit , psikoanalizë dhe filozofi.

Lëvizjet dhe ideologjitë

Shumë lëvizje dhe ideologji feministe janë zhvilluar gjatë këtyreve viteve.

Lëvizje politike

Disa degë të feminizmit nga afër gjurmojnë orientimet politike të shoqërive më të mëdha, të tilla si liberalizmi dhe konservatorizmi, ose të përqëndrohet në mjedis. Feminizmi liberal kërkon barazinë individualiste të meshkujve dhe femrave përmes reformave politike dhe ligjore pa ndryshuar strukturën e shoqërisë.

Ideologji materialiste

Sipas Rosemary Hennessy dhe Chrys Ingraham, format materialiste të feminizmit lindën nga mendimi marksist perëndimor dhe kanë frymëzuar një sërë lëvizjesh, në mesin e të cilave të gjitha formulojnë kritika kundër kapitalizmit dhe janë të përqendruara në marrëdhëniet mes ideologjisë dhe cështjat e grave. Feminizmi marksist argumenton se kapitalizmi është shkaku kryesor i shtypjes së grave dhe se diskriminimi ndaj grave në jetën shtëpiake dhe punësim është një efekt i ideologjive kapitaliste. Feminizmi socialist e dallon veten nga feminizmi marksist duke argumentuar se çlirimi i grave mund të arrihet vetëm duke punuar për t'i dhënë fund burimeve ekonomike dhe kulturore të shtypjes së grave. Anarka-feministët besojnë se lufta e klasave dhe anarkia vetëm mund të realizohen bashkë me luftën kundër patriarkisë, derisa të triat kanë për pikë të përbashkët hierarkinë e padashur.

Lëvizje kulturore

Feministet Fuqia e Lules (Flower Power Feminists) ishin pjesë e transformimit të Feministeve të Valës së Dytë në 1960. Paqja dhe dashuria simbolizuan kundërshtimin ndaj bastisjes së dhunshme të policisë, trupave ushtarake në universitete dhe miliona të rinjve që u dërguan jashtë shtetit. Në lidhje me feminizmin ky ishte revolucion seksual për gratë në shekullin e 20-të. Për herë të parë jetën e një gruaje, seksi kishte lidhje me dëshirën dhe jo me martesën. Për tu martuar mund të prisnin disa vjet për t'u siguruar se martesa ishte për dashurinë. Këto ishin të gjitha nocione revolucionare. Brezi "une" ishte epoka e pushtetit të luleve. Riot grrrl (ose grrrl Riot) është një lëvizje nëntokësore punk feministe që filloi në vitet 1990 dhe është e lidhur shpesh me të Valën e Tretë Feministe.

Shënim

    ^ Suffragette ishin anëtarët e organizatave të grave - lëvizje për të drejtën e votës në fund të shekullit 19të dhe fillimi i shekullit të 20të.

Referime

Tags:

Feminizmi HistoriaFeminizmi TeoriaFeminizmi Lëvizjet dhe ideologjitëFeminizmi ShënimFeminizmi ReferimeFeminizmi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Të drejtat e graveKortizoliXhubletaDëboraRespekt per te moshuarveAleksandri i MadhKalaja e ElbasanitBasketbolliRelieviKromozomiRrotullimi i Tokës rreth DiellitMbretëria e IlirisëNjerëz dhe FateHidroenergjiaMartin CamajRombiDasma shqiptarePukaKukësiNdotja akustikeLufta e Parë BotërorePsikozaLufta e FtohtëTumori i truritRepublika Popullore e ShqipërisëUjiGlobalizimiTeoria e evolucionitHamletiSinjalet rrugore në ShqipëriMuhamet KyçykuFormimi i yjeveShqipëriaNdarja administrative e ShqipërisëGjirafaKategoria SuperioreProzaMali i KorabitThomas EdisonSpanjaKongresi i ManastiritSuperliga e Futbollit të KosovësLiqeni i OhritTrombocitiBraziliButrintiVaginaKosova dhe bukuritë e sajEgla CenoBimët me farëNdajfoljaLumi i NerodimësHerodotiGjergj FishtaKosovaPrincipatat arbëroreIndiaSeksi analMusine KokalariInfeksioni seksualisht i transmetueshëmKomunat e KosovësNoizyMasakra e TivaritKuvendi i ShqipërisëIraniDiarrejaDon Kishoti i MançësEmiratet e Bashkuara ArabeLista e filmave të ShqipërisëRrethi i DibrësLidhëza bashkërenditëseAzia JuglindoreSistemi i imunitetitDhelpraShëndetiElefantiRënia e komunizmit në ShqipëriDroga🡆 More