Fadil Vokrri: Futbollist shqiptar nga Kosova

Fadil Vokrri (lindur me 23 korrik 1960 në Sfeçël; vdëkur me 9 qershor 2018 në Prishtinë) njihet si Legjenda e futbollit shqiptar dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë.

Vdiq në Prishtinë papritmas më 9 qershor 2018, pas një ataku kardiak. Është varrosur me ceremoni të larta shtetërore në varrezat e Prishtinës në Arbëri më 10 qershor 2018.

Fadil Vokrri
Fadil Vokrri: Biografia, Flamurtari - Partizani i Beogradit, Funksionet e tanishme të Fadil Vokrrit
U lind në23 korrik, 1960
Vdiq9 qershor, 2018
KombësiaKosovar
ProfesioniFutbollist

Biografia

Në vitet '80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF LlapiPodujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi. Mirosllav Bllazheviç, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.

Fadil Vokrri: Biografia, Flamurtari - Partizani i Beogradit, Funksionet e tanishme të Fadil Vokrrit 
Fadili i rrethuar nga tifozët

Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizani i Beogradit. Në atë kohë Fadil Vokrrit iu propozua të luante edhe për Dinamo e Zagrebit. Fadil Vokrri e shpjegon kështu pse vendosi të luante për KF Partizani dhe jo Dinamo e Zagrebit: "Pikërisht "Partizani", ka qënë ekipi i parë që ka shprehur interesim për mua. Arsyeja për të kaluar në rradhët e "Partizanit", së pari ka vendosur afërsia kilometrazhe Prishtinë-Beograd, pastaj siç dihet atëbotë të ish-Jugosllavisë, "Partizani", ka pasur shumë simpatizues në Kosovë, sepse ky ekip gjithnje kishte ndonjë shqiptar të aktivizuar në klub. Për nga shikueshmëria "Partizani" ka pasur Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, tri qendra kryesore për rekrutimin e lojtarëve. Edhe unë si fëmijë, si çdo moshatar i imi isha simpatizues i "Partizanit" të Beogradit, d.m.th. si shumica e kosovarëve, andaj këto ishin arsyet që unë kalova në radhët e ekipit të "Partizanit". Kushtet që më pat ofruar ky ekip ishin shumë të mira, e qe besa edhe "Prishtina", me transferimin tim tek "Partizani", nuk është ndarë keq për nga "leku", kështu që të gjitha komponentet u përmbushën që unë të bëhem lojtar i ekipit të "Partizanit". Kam kaluar mirë në këtë ekip, mirëpo nuk kanë munguar edhe provokimet e ndryshme. Si p.sh. atëbotë kur minatorët e Trepçës, hynë në zgafellë, TV Vesti nga Beogradi, në emisionin në gjuhën shqipe në orën 17:00, më kanë ftuar që unë të bëja thirrje, që minatorët të dalin nga zgafella (kjo është hera e parë që këtë po e bëj publike), më janë paraqitur dy-tri herë emra të ndryshëm të sferës së politikës, mirëpo unë u thashë se nuk merrem me politikë dhe se janë politikanët të cilët mund të bëjnë thirrje ...".

Flamurtari - Partizani i Beogradit

Petro Ruci, lojtar i Flamurtarit të birth_placeorës e kujton kështu atë ndeshje dhe Fadil Vokrrin: "Detyra që na dha trajneri Leonidha Çuri ishte që unë dhe Rrapo Taho të koordinojmë veprimet tona për të ruajtur mirë sulmuesit më të rrezikshëm të Partizanit të Beogradit Milko Gjurovski dhe Fadil Vokrri. Për vetë mënyrën e lojës, që u krijua, më takoi mua të luaj ndaj bashkatdhetarit tim Vokrri. Ai ishte një lojtar i shpejtë, i fortë fizikisht, kërcente shumë në ajër dhe e godiste mjaft mirë topin me kokë. Ai ishte një futbollist mjaft i vështirë për çdo mbrojtje kundërshtare. Si i tillë, ai ishte i vështirë edhe për ne."

Fadil Vokrri kujton nga këto 2 ndeshje: "Në takimin e parë që e zhvilluam në birth_placeorë, ekipi i "Partizanit", ka qenë shumë i dobët, ku humbëm 2:0. Në Kavajë i kam 30 familje kushëri, babai im komunikonte me ta nëpërmjet letrave dhe ekipi ynë më të arritur në Vlorë, një natë para ndeshjes, kanë qenë 2000 tifozë, që më prisnin. Për mua ishte diçka madhështore, me këtë rast dua të falënderoj trajnerin tim në atë kohë Fahredin Jusufin (ish-trajner i Partizanit), i cili më dha leje speciale që të dal dhe të përshëndetem me atë tifozëri që më prisnin. Tani kur po flas po më rrënqethet trupi dhe bashkë me ta kam bërë dikund 1000 fotografi, ndoshta dikush brenda nga klubi më ka përcjellë, mirëpo lejen ma dha Jusufi. Ndërsa sa i përket lojës ““Flamurtari”, me plotë meritë fitoi 2:0", ndërkaq në ndeshjen e kthimit në Beograd, Fadil Vokrri, shënoi golin e dytë, si dhe në Vokrrin shkaktohet penalltia, "Partizani" udhëheq 2:0, ekipi ynë luan shumë mirë, e po ashtu edhe Fadil Vokrri, njëri ndër lojtarët më të mirë në terren, mirëpo në fund të takimit Sokol Kushta shënoi gol, pastaj portieri i "Flamurtarit", Arapi, ka qenë në formë shumë të mirë, kështu që "Partizani", u eliminua nga garat. Humbja e "Partizanit" ka qenë shumë e rëndë, u pasqyrua shumë keq, ku thuhej se si është e mundur që një ekip si "Flamurtari", ta eleminojë ekipin e "Partizanit" të Beogradit, me famë të madhe, kështu që vërtet humbja në Beograd, u përjetua shumë rëndë. Kjo u pasqyrua menjëherë në lojën për Kupën e ish-Jugosllavisë, kundër "Iskres" (anëtar i Ligës së Dytë), ku humbëm, kështu që humbja ndaj "Flamurtarit", na destabilizoi në tërësi".

Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin përfaqësues të Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe ka shënuar 5 gola.

  • Fadil Vokrri luan për një periudhë kohe për NIM, Francë
  • Fadil Vokrri në vitet 1990-1992 luajti për ekipin e futbollit FenerbahçeTurqisë dhe korri shumë suksese për këtë ekip.
  • Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Fadil Vokrri u vendos me banim në Francë, ku u bë trajner i një ekipi futbolli të ligës së dytë.
  • Pas një kohe të suksesshme atje, Fadili u kthye në Kosovë dhe jetoi në Prishtinë.

Funksionet e tanishme të Fadil Vokrrit

  • Fadil Vokrri ka qenë president i KF Prishtina dhe nën udhëheqjen e tij stadiumi i Prishtinës u modernizua shumë.
  • Fadil Vokrri ishte president i Federatës së Futbollit Kosovar, FFK.

Lidhje të jashtme

Tags:

Fadil Vokrri BiografiaFadil Vokrri Flamurtari - Partizani i BeograditFadil Vokrri Funksionet e tanishme të tFadil Vokrri Lidhje të jashtmeFadil Vokrri1960201823 korrik9 qershorKosovaPrishtinëSfeçla

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e vendeve sipas sipërfaqesDrogaBronkitiHans Kristian AndersenGjenerali i ushtrisë së vdekurVitamina CKopshti Botanik i TiranësAriu polarADHDÇifteliaKërpudhatHistoria e TokësKrishtërimiEritrocitiVitaminaBimëtVerdhëzaLushnjaHomonimetMotra ToneDelfiniAzotiZana e malitArteriaFan NoliLista e fiseve ilireNarcisizmiPsikologjiaKëshilli i EvropësNamazi i SabahutMeteoriNumrat dhjetorGreqiaNjohja ndërkombëtare e KosovësPjesëzaKuvendi EvropianKrujaVeshje popullore të KosovësLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeBombardimet bërthamore të Hiroshimës dhe NagasakitFyelliGegërishtjaLista e vullkaneve aktivë në botëLogopediaLista e viteveFaqja kryesoreLulekuqjaEnët e gjakutKarakteristikat e së gjallësPunime artizanaleArti i RilindjesSinjalet rrugore në ShqipëriMjedisi natyrorAriuSavanaRobotikaINTELEGJENCA ARTIFICIALEDita e TokësIbrahim RugovaTurqiaMbreti LuanKanceri në mushkëriAutizmiLegjenda e gurit të “Bletës”BarnatLibriLumi i NerodimësLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëLëkuraIntervistaMajmuniNeurologjiaKallëzuesiLlojet e vargjevProblem global🡆 More