Fëmija

Fëmija është një qenie njerëzore në periudhën e saj zhvillimore ndërmjet lindjes dhe moshës së pjekurisë, apo personi nën moshën 18 vjeçare, me përjashtim të rasteve kur për arsye dhe shkaqe të ndryshme, mosha madhore arrihet më herët ose më vonë se sa mosha 18 vjeçare.

Fëmija
Fëmijë shqiptarë

Përkufizimi

Biologjikisht, një fëmijë (shumës: fëmijët) është një qenie njerëzore midis fazës së lindjes dhe pubertetit. Përkufizimi ligjor i fëmijës në përgjithësi i referohet një të mituri, i njohur ndryshe si një person më i ri se mosha madhore. Termi fëmija gjithashtu mund të nënkuptojë një marrëdhënie me një prind (si bijët dhe bijat të çfardo moshe) ose, metaforikisht, një figurë autoriteti, ose të nënkuptojë anëtarësimin në një klan, fis ose fe. Ka shumë çështje sociale të cilat në njërën ose mënyrën tjetër prekin fëmijët, siç janë arsimimi i fëmijëve, ngacmimi, varfëria e fëmijëve, familjet jofunksionale, puna e fëmijëve, uria, mungesat në mësim, fëmijët e pastrehë, etj. Fëmijët mund të rriten nga prindërit, gjyshërit, kujdestarët, ose nga një qendër e kujdesit ditor.

Psikologjia

Shikuar nga aspekti psikologjik zhvillimi i fëmijës karakterizohet nga ndryshime të vrullshme psikofizike. Ky proces i zhvillimit ecën në drejtim të pavarësisë graduale nga kujdesi i prindërve dhe i të tjerëve, fillon t'i kthehet gradualisht realitetit , duke u çliruar vazhdimisht nga fantazia dhe përfytyrimi i dukurive dhe veprimeve të tij; të folurit dhe të menduarit fiton gradualisht tipare reale dhe të qëndrueshme; interesimi për njohjen e cilësive të objekteve e të dukurive fillon të bartet shkallë - shkallë në njohjen e marrëdhënieve ndërmjet dukurive të ndryshme; jeta emocionale pëson ndryshime cilësore duke u begatuar me forma të ndryshme e të cilat gjejnë shprehje edhe në raporte sociale (shoqërore) me të tjerët.

Fazat e fëmijërisë

Fazat e zhvillimit të fëmijës nuk janë të përcaktuara qartazi dhe në mënyrë unike në të gjitha vendet sepse ato varen nga koha, shteti dhe disiplina kur ato janë zbatuar. Në Evropë, ekzistojnë zakonisht këto faza:

  1. I porsalindur (nga 0 deri në 28 ditë)
  2. Foshnjëria (28 ditë deri në 1 vjeç)
  3. Fëmijëria (2 deri në 6 vjeç)
  4. Fëmijërinë e vonë prej(6 deri në 15 vjeç) dhe
  5. Fazën e fundit të fëmijërisë (15 deri në 18 vjeç)

Në Shtetet e Bashkuara, termi fëmijë zbatohet për individët nga mosha 2 vjeçare deri në moshën 18 vjeçare por me faza të ndryshme.

Zhvillimi kognitiv

Asimilimi sipas Piazhesë, është proces i zhvillimit kognitiv. Fëmijët në këtë periudhë mësojnë se si të përdorin simbole dhe përfaqësime mendore të botës që na rrethon. Fëmijët gjejnë kënaqësi duke lozur me lojëra apo objekte dhe duke i atribuuar këtyre role të caktuar në lojën e tyre. Ky koncept quhet animizëm dhe është një proces i atribuimit të karakteristikave të gjallesave dhe objekteve pa shpirt si p.sh. fëmijët e vegjël besojnë se dielli natën fle.

Njohja ligjore

Në ligj, një person i cili nuk është një i rritur është quajtur, i mitur. Në shumë vende limiti është mosha 18 vjeçare. Në Shqipëri, ligji siguron mbrojtje të madhe për të miturit. Gjyqtari i ri gjykatës është përgjegjës për mbrojtjen e të miturve dhe të rinjve deri në moshën 21 vjeçare. Pediatria është degë e mjekësisë që merret me studimin e shëndetit të fëmijëve.

Galeria

Shih edhe

Literatura

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Fëmija PërkufizimiFëmija Njohja ligjoreFëmija GaleriaFëmija Shih edheFëmija LiteraturaFëmija ReferimeFëmija Lidhje të jashtmeFëmijaLindja (biologji)PjekuriaQenie njerëzore

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Fazat e Rilindjes ShqiptareKosova në Luftën e Dytë BotëroreAhmet KrasniqiAlegoriaTurizmiMorfinaPavel NedvědPejgamberët në IslamVlerat kulturoreNamazi i JacisëLufta e FtohtëLista e filmave të ShqipërisëMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit SovjetikKrishtërimiKallëzuesiArtriti ReumatologjikMetaforaQeverisja vendore dhe qendroreTë drejtat e graveÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriGjeografia e ShqipërisëIbrahim RugovaRepublika Popullore e ShqipërisëHumanizmiBronkitiYndyraMatematikaHistoria e ShqipërisëEnergjiaKalaja e KrujësGreqia e lashtëTrekëndëshiVitaminaVaginaPerandoria OsmaneAcidiVitamina DHomeriKarnavalet brazilianeTurizmi në ShqipëriWolfgang Amadeus MozartMolekulaProdhimi i Brendshëm BrutoFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollKarakteristikat e së gjallësLëvizjaTransportiFrancaKolesteroliPianojaNumrat e telefonit në KosovëKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeUlçera në stomakSinuzitiLufta e Dytë BotëroreFibroza kistikeDemencaKongresi i BerlinitFosforiLista e aktorëve të teatrit shqiptarLëkuraAtomiNorvegjiaApoloniaPoloniaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreGjuha shqipePula (shpend)Faqja kryesoreSteve JobsNdotjaArkimediVitamina CHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)PikësimiKosovaEpilepsiaLista e shfaqjeve teatraleEkonomia🡆 More