Himni i Kosovës është himni kombëtar i Republikës së Kosovës dhe është kompozuar nga Mendi Mengjiqi.
Himni i Kosovës ashtu si edhe himnet kombëtare të Spanjës, Bosnje-Hercegovinës dhe San Marinos, nuk ka një tekst zyrtar, ndonëse ekzistojnë disa tekste jozyrtare. Ai u zgjodh për shkak se nuk përmbante asnjë referencë të ndonjë grupi të veçantë etnik. Himni i Kosovës u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës, më 11 qershor të vitit 2008, me 72 deputetë në favor, 15 kundër dhe 5 abstenime.
Më 12 Mars të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli të hapur një konkurs për zgjedhjen e himnit në gazetat e Prishtinëss dhe në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit. Rregullat përfshinin:
Shqip | Anglisht |
---|---|
|
|
"Oda e Gëzimit", himni i Bashkimit Evropian, u luajt në ceremonitë zyrtare me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Qeveria e përkohshme e Kosovës vendosi ta bëjë këtë në shenjë respekti ndaj Bashkimit Evropian për përpjekjet e tij në fitimin e pavarësisë.
"Himni i Flamurit", himni kombëtar i Shqipërisë, përdorej gjerësisht në Kosovë, së bashku me të tjera simbole kombëtare shqiptare. Ai ishte gjithashtu himni i papranuar i Republikës së Kosovës që ka ekzistuar prej vitit 1990 deri në vitin 1999, kur provinca u mor nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara.
"Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë", një këngë e kompozuar nga Rauf Dhomi, u propozua nga ish - Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, si himn në vitin 2000. Megjithatë, atëherë nuk u mor asnjë vendim. Himni ka tekst në gjuhën shqipe.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Himni i Kosoves, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.