Evlija Çelebiu

Evlija Çelebiu (osm.

اوليا چلبي; Stamboll, 25 mars 1611- afro. 1682) ka qenë një eksplorator osman që udhëtoi në territoret e Perandorisë Osmane dhe viset fqinje përgjatë dyzet viteve duke i radhitur udhëpërshkrimet e tij në një libër titulluar Sejahatname (Libri i Udhëtimeve). Emri Çelebi ka qenë një titull honorifik që domethënë fisnik, bujar, zotni, njeri i kënduar.

Evlija Çelebiu
Evlia Çelebiu

Çelebiu përshkruan jetesën, zakonet, gjeografinë, historinë, e arkitekturën e shqiptarëve, duke dhënë gjithashtu edhe përshtypjen e vet për gjuhën shqipe, duke shënuar edhe disa shembuj të saj, çka e bën atë nga më të hershmit shkrues të shqipes me shkrim arab.

Biografia

U lind në Unkapani të Stambollit, i biri i kryeargjendarit të oborrit sulltanor, Dervish Mehmed Zil’li-u dhe një gruaje abkaze. E ëma ishte sjellë dhe e edukuar në haremin e pallatit dhe më pas e martuar me argjendarin Dervish Mehmed; e përmendur si njeri i farefisit të dinjitarit dhe sadrazamit Melek Ahmed Pashës, i cili më vonë do të bëhej edhe patroni më i rëndësishëm Evlijait.

Shkrimet e para të tij ishin në formë shënimesh të marra gjatë udhëtimeve nëpër Stamboll, në të cilat përshkruheshin ndërtesat, tregjet, zakonet dhe kultura. Udhëtimin e parë jashtë vendit e bëri më 1640. Shënimet e udhëtimit përfshijnë një periudhë 40 vjeçare dhe përmblidhen në një vepër prej 10 vëllimesh, të quajtur Sejahatname (Libri i udhëtimeve). Megjithëse shumë nga përshkrimet e tij janë dukshëm të tepruara, shënimet pranohen gjerësisht si udhërrëfyes i dobishëm i aspekteve kulturore dhe mënyrës së jetesës në Perandorinë Osmane të shekullit XVII. Mes rajoneve që Çelebi vizitoi dhe përshkroi ishin Kaukazi, Lindja e Mesme, Bullgaria, Vllahia, Moldavia, Transilvania, Hungaria, Vjena, Serbia, Kroacia, Bosnja, Dalmacia, Shqipëria, Greqia, Rusia, Meka, Egjipti dhe Sudani.

Çelebiu nga historianët duket se merret si udhëpërshruesi më vëllimorë për sa i përket shënimeve mbi trojet e shqiptarëve gjatë sundimit të Perandoris Osmane. Udhëpërshkrimet e tij rreth b.f. Mitrovicës duket të i ketë bërë rreth viteve '30 të shekullit XVII.

Çelebiu vizitoi Shqipërinë tri herë. Shumica e shënimeve të tij i përkasin udhëtimit të vitit 1670. Duke ardhur përmes Korfuzit, ai udhëtoi në Gjirokastër përmes Delvinës, e më pas në Tepelenë, Skrapar, Përmet, Berat, Kaninë, Vlorë, Bashtovë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Strugë, Ohër dhe Pogradec për të vazhduar më tej në Maqedoni.

Literatura

Evlija Çelebiu  Commons: Evliya Çelebi – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Tags:

1611168225 MarsPerandoria OsmaneStambolliTurqishtja osmane

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MjedisiMatjaUkrainaLista e presidentëve të ShqipërisëÇifteliaGjirokastraMasturbimi i ndërsjelltëPashkëtKrujaNjerëz dhe FateKumbullaPesë Shtyllat e IslamitGjeografia e KukësitAli Pashë TepelenaUrani (planet)Gjeografia e ShqipërisëDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeButrintiWilliam ShakespeareLista e lumenjve në KosovëTurizmiSteve JobsIzraeliMali i ZiDubaiKërpudhatGjykata Evropiane për të Drejtat e NjeriutKroaciaMjedisi natyrorVenusiGreqia e lashtëFilozofiaPlakatGjenerali i ushtrisë së vdekurKopshti Botanik i TiranësDita e TokësNdotjaHaidiPeshkopiaAkiliNdotja akustikeDemokraciaSabri FejzullahuMaja e JezercësKanceriMartin CamajZemraNumrat e telefonit në KosovëShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreKorçaShqipëria nën pushtimin gjermanEgjipti i lashtëGjarpriDiarrejaVjosaLufta e FtohtëDritaHidrografia e ShqipërisëAutizmiLumi i DrinitHasiLeonardo da VinçiMenstruacionetIlir MetaTigriZorra e hollëMatematikaShqipëria në vitet 1912-1939Egla CenoLista e vullkaneve aktivë në botëSindroma DownPsoriazaRimaGjeografia e GjermanisëForcaShqipëria në Luftën e Dytë Botërore🡆 More