Etrit Berisha: Futbollist shqiptar

Etrit Fadil Berisha (lindur më 10 mars 1989) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si portier për klubin italian Atalanta dhe me kombëtaren shqiptare.

Etrit Berisha
Etrit Berisha: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës
Berisha në vitin 2016
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEtrit Fadil Berisha
Datëlindja (1989-03-10) 10 mars 1989 (35 vjeç)
VendlindjaPrishtinë, Kosovë
Gjatësia1.94 m (6 ft 4 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Empoli
Numri99
Karriera me të rinjtë
1997–20072 Korriku
2004–2007KEK (huazim)
2008–2010Kalmar
2009→ Lindsdal (huazim)
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2013Kalmar90(3)
2013–2016Lazio38(0)
2016–2019Atalanta75(0)
2019–2022SPAL51(0)
2021–2022Torino (huazim)10(0)
2022–2023Torino0(0)
2023–Empoli5(0)
Karriera ndërkombëtare
2012–Shqipëria79(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 11 nëntor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 tetor 2018

Berisha filloi karrierën e tij në klubin lokal të qytetit KF 2 korriku; ai gjithashtu luajti me KF KEK para se të largohej për në Suedi për të luajtur me të rinjtë e Kalmar FF në vitin 2008. Ai u ngjit në ekipin e parë dy vite më vonë dhe luajti 14 ndeshje në sezonin e parë si profesionist. Ai u bë titullar i padisikutueshëm në sezonin 2011, duke ndihmuar ekipin ta mbyllte kampionatin në mes të renditjes dhe të arrinte edhe finalen e kupës, ku ai nuk luajti dhe ekipi u mposht. Gjatë kohës së tij tek suedezet, Berisha shënoi edhe disa gola nga penalltitë, kurse në vitin 2013 u shpall portieri i vitit në Allsvenskan.

Në verën e vitit 2013, klubi italian Chievo lajmëroi se kishin arritur një marrëveshje me Berishën për transferimin e tij, por portieri kaloi tek klubi tjetër italian Lazio në një kontratë katër-vjeçare; ky transferim shkakoi polemika duke bërë që lojtari të rrezikonte një pezullim gjashtë mujor, pavarësisht se në fund ai u lirua nga akuzat. Gjatë kohës së tij tek ekipi kryeqytetas, Berisha konkuroi me Federico Marchettin për një vend titullari, por në fund ishte Marchetti që fitoi duke bërë që Berisha të huazohej tek Atalanta në verën e vitit 2016. Një vit më vonë, transferimi i tij u bë i plotë.

Karriera me klube

Vitet e hershme

Berisha filloi të luante futboll me klubin e qytetit të lindjes së tij KF 2 korriku, ku qëndroi për katër vite përpara se të bashkoheshte në janar 2008 me skuadrën suedeze të Kalmar FF. Ai në fillim u vendos në skuadrën U–19 përpara së kalonte te skuadra e parë vitin 2010.

Kalmar FF

Berisha bëri debutimin e tij me Kalmarin më 28 prill 2010 kundër Örebro SK, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 4–1. Pasi luajti 14 ndeshje në sezonin e tij të parë si debutues, Berisha u bë portieri i parë i Kalmarit. Ai shënoi golin e parë me Kalmarin kundër Cliftonville F.C. në raundet kualifikuese të Ligës së Europës dhe shënoi edhe golin e parë në ligën suedeze Allsvenskan kundër kampionëve të Helsingborgs IF; ai shënoi me penallti në minutën e 38 të ndeshjes, por ajo ndeshje ishte ndeshja më e dobët e karrierës së Berishës, skuadra e tij u mund me rezultatin 7–2. Pas asaj ndeshje, Berisha u bë gjuajtësi i penalltive i skuadrës së Kalmarit.

Berisha luajti ndeshjen e tij të fundit me Kalmain kundër Halmstads BK, ku gjithashtu shënoi një gol me penallti.

Gjatë kohës së tij te Kalmari, trajneri i skuadrës, Svante Samuelsson, tha se Etriti ishte zhvilluar shumë si portier gjatë kohës kur ishte lojtari i Kalmarit, duke thënë se ai kishte punuar me vendosmëri sëbashku me trajneri i portierëve Donald Arvidsson. Berisha u bë një lojtar i pëlqyer nga tifozët, sidomos në vitin 2013, ku Berisha ishte lojtari kryesor duke e vendosur Kalmarin në vendin e pestë dhe duke i dhënë një mundësi për të fituar kampionatin.

Lazio

Më 2 shtator 2013, Berisha firmosi zyrtarisht me Lazion në ditën e fundit të merkatos verore. Klubi pagoi 300,000 € për kartonin e tij. Ai bëri debutimin e tij për klubin më 7 nëntor 2013 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Evropës kundër Apollon Limassol. Në ndeshjen e rradhës në Ligën e Europës kundër skuadrës polake Legia Warsaw tre javë më vonë, ai ishte sërisht në formacionin e parë duke lënë Federico Marchettin si zëvëndësues; ndeshja përfundoi me fitoren 2–0 të Lazios. Më 13 dhjetor 2013, ai luajti ndeshjen e tretë rradhazi në Ligën e Europës kundër Trabzonspor, duke e mbajtur portën e paprekur sërisht me Lazion që mori një barazim pa gola.

Pasi luajti disa ndeshje si titullar, Marchetti u dëmtua dhe më 6 janar 2014, Berisha bëri debutimin e tij në Serie A kundër Interit, duke mos pësuar gol me Lazion që fitoi minimalisht 1–0. Një javë më vonë, Berisha bëri debutimin e tij në Kupën e Italisë duke ndihmuar Lazion të fitonte ndeshjen me rezultatin 2–1 dhe të kalonte në raundin tjetër.

Edhe pas rikthimit të Marchettit nga dëmtimi, Berisha vazhdoi të ruante vendin e titullarit pas performancave të tij pozitive; më 25 janar, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në barazimin 1–1 kundër Juventusit, duke ndalur ecurinë e fitorve të Bardhezinjëve. Në muajin shkurt, Berisha nuk pësoi gol në ndeshjen kundër Chievos (fitore 2–0), dhe Romës në Derby della Capitale (barazim 0–0). Në Ligën e Evropës, Lazio u eliminua nga PFC Ludogorets Razgrad në raundin e 32-tave, edhe pse Berisha priti një penallti në ndeshjen e parë.

Atalanta

Etrit Berisha: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës 
Berisha me Atalantën në vitin 2016.

Më 31 gusht 2016, Berisha u transferua te Atalanta në formë huazimi për një sezon me qëllim për t'u aktivizuar më shumë, pasi stafi teknik i Lazios vendosi të mbajë Marchettin si portier të parë. Ai luajti 26 ndeshje në kampionat në sezonin e tij të parë në Bergamo, duke zhvilluar paraqitje pozitive, me Atalantën që u rendit në vendin e 5të, duke u kualifikuar në Ligën e Evropës. Berisha u dallua veçanërisht në ndeshjet në transfertë kundër Napolit dhe Fiorentinës, ku pritjet e tij vendimtare bënë që Atalanta të merrte respektivisht një fitore në Stadio San Paolo dhe një barazim në Stadio Artemio Franchi.

Më 21 qershor 2017, Atalanta e bleu kartonin e Berishës për 5.5 milion €. Ai e ruajti vendin e titullarit edhe në sezonin 2017–18, gjatë së cilës ai zhvilloi 31 ndeshje në kampionat. Në Ligën e Evropës, ai u aktivizua në të gjitha ndeshjet me Atalantën që u eliminua në çerek-finale nga Borussia Dortmundi.

Berisha e nisi sezonin 2018–19 duke luajtur si titullar në raundet para eliminatore të Ligës së Evropës. Në kampionat, ai ishte titullar deri në tetor por më pas e humbi vendin kundrejtë argjentinasit Pierluigi Gollini, i cili u bë zgjedhja e parë e trajnerit Gian Piero Gasperini. Atalanta e mbylli sezonin në vendin e tretë, duke u kualifikuar në UEFA Ligën e Kampioneve.

SPAL

Më 6 korrik 2019, Berisha u transferua te SPAL në formë huazimi për një sezon dhe detyrim blerje. Ai bëri debutimin e tij më 25 gusht në ndeshjen hapëse të Serie A 2019–20, duke pësuar tre gola kundër ish ekipit të tij Atalanta. Në qershor 2020, Berisha pësoi një dëmtim të rëndë, duke thyer dorën e djathtë në një seancë stërvitore, gjë që bëri që ai të mbyllte sezonin para kohe. Ai luajti 26 ndeshje gjithsej, me ekipin që u rendit në vendin e fundit duke rënë nga kategoria.

Në sezonin e tij të parë në Serie B, Berisha luajti 25 ndeshje, duke pësuar 31 gola. Në përfundimin e sezonit, ai u largua nga klubi.

Torino

Më 3 korrik 2021, Berisha firmosi një kontratë tre-vjeçare me Torinon, duke u rikthyer në Serie A. Formula e transferimit ishte një huazim një-vjeçar me detyrim blerje. Berisha e shpenzoi shumicën e sezonit si rezerva e portierit serb Vanja Milinković-Savić. Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit më 6 mars 2022 në barazimin pa gola kundër Brescias. Pas kësaj ndeshje, ai e ruajti vendin e titullarit deri në përfundim të sezonit, të cilën e mbylli me 10 ndeshje në kampionat dhe 1 në kupë.

Në sezonin e ardhshëm ai u rikthye të ishte rezerva e Milinković-Savić. Në shkurt 2023, ai u përjashtua nga ekipi për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Ivan Jurić, duke e mbyllur sezonin pa luajtur asnjë ndeshje.

Empoli

Më 29 gusht 2023, Berisha u transferua te Empoli duke firmosur një kontratë një-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit. Ai ishte programuar për të qënë portieri i dytë i ekipit, megjithatë, dëmtimi i Elia Capriles i hapi rrugën Berishës në formacionin titullar.

Karriera ndërkombëtare

Berisha u thirr për herë të parë nga trajneri Gianni De Biasi për të luajtur në dy miqësoret kundër Katarit dhe Iranit në maj 2012. Ai bëri debutimin e tij kundër Iranit, duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren 1–0 të Shqipërisë.

Paraqitjet e mira të Berishës kundër Sllovenisë dhe Kamerunit ku nuk pësoi asnjë gol, bënë që të fitonte vendin e titullarit në kombëtare. Berisha ishte heroi i Shqipërisë në dy ndeshjet kundër Norvegjisë për kualifikueset e 2014 Kupës së Botës, ai nuk pësoi gol në ndeshjen e 22 marsit në Oslo. Ai i mbylli kualifikueset duke luajtur shtatë ndeshje me Shqipërinë që i mbylli kualifikueset në vendin e pestë me 11 pikë.

Berisha ishte një nga 24 lojtarët e thirrur nga trajneri De Biasi për të luajtur në ndeshjen e parë kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Portugalisë më 7 shtator 2014. Ai e nisi ndeshjen si titullar duke qënë një nga lojtarët më të mirë duke kontribuar në fitoren historike 0–1.

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 11 nëntor 2018

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër Gjithsej
Divizion Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Kalmar FF 2010 Allsvenskan 14 0 1 0 15 0
2011 25 0 3 0 28 0
2012 30 1 4 0 34 1
2013 22 2 0 0 6 1 28 3
Gjithsej 91 3 8 0 6 1 105 4
Lazio 2013–14 Serie A 17 0 2 0 4 0 23 0
2014–15 10 0 7 0 17 0
2015–16 11 0 2 0 7 0 0 0 20 0
Gjithsej 38 0 11 0 11 0 0 0 60 0
Atalanta 2016–17 (huazim) Serie A 26 0 1 0 27 0
2017–18 31 0 3 0 8 0 42 0
2018–19 0 0 0 0 2 0 2 0
Gjithsej 57 0 4 0 10 0 71 0
Gjithsej karriera 186 3 23 0 27 1 0 0 236 4

Kombëtarja

Redaktuar më 10 tetor 2018

Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2012 4 0
2013 10 0
2014 9 0
2015 8 0
2016 12 0
2017 5 0
2018 3 0
Gjithsej 48 0

Trofe

Klube

    Kalmar FF
  • Allsvenskan: 2008
  • Svenska Supercupen: 2009

Personale

  • Allsvenskan portieri i vitit: 2013
  • Serie A portieri i huaj i vitit: 2013–14

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Etrit Berisha Karriera me klubeEtrit Berisha Karriera ndërkombëtareEtrit Berisha Statistikat e karrierësEtrit Berisha TrofeEtrit Berisha ReferimeEtrit Berisha Lidhje të jashtmeEtrit Berisha10 mars1989Atalanta B.C.FutbolliKombëtarja shqiptare e futbollitPortieriShqiptarët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Këngët e MilosaosZgjoi /Hive (film)Veshjet popullore shqiptareVolejbolliZvarranikëtSeksi analPianojaRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëSinonimiLegjendaTestosteroniFiset ilireGjeografia e ShqipërisëGjeografia e IranitVeshiShpendëtPolimeriGjermaniaFerma VIPAli PodrimjaVenaPerandoria RomakeSëmundja e ParkinsonitGreqia e lashtëMuhammediGjenetikaSerbiaLista e festave në ShqipëriLista e kalave në ShqipëriGjuha shqipeLista e lumenjve në ShqipëriLista e fiseve ilireLista e viteveNiliLista e llojeve të sportitPsoriazaSëmundjet e gjakutLulekuqjaRadha e veprimeve matematikoreShpyllëzimiLetërsia romantike shqiptareShqipëriaGreqiaEshtrat e njeriutErnest HemingwayVrima e zezëButrintiRilindja Kombëtare ShqiptareMarrëdhënia seksualeTiranaLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësTeatri në ShqipëriOlen CesariHendbollDita e ÇlirimitZvicraKundrinori-kryefjala-kallëzuesiDendësia e popullsisëMushkëriaFan NoliGrupet e gjakutKopshti botanikOutlook.comRomantizmi në kulturën europianeMaqedonia e VeriutArtizanati i KukësitLënda djegëse fosilePlutoni (planet)LëkuraQelizaPylliMona LizaRebelimi i vitit 1997Pasaporta e ShqipërisëYlberiDita e TokësEzani🡆 More