Enver Shehu (24 janar 1934 – 22 tetor 2009) ishte një ish trajner dhe futbollist profesionist futbolli.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Enver Shehu | ||
Datëlindja | 24 janar 1934 | ||
Vendlindja | Tiranë, Shqipëri | ||
Data e vdekjes | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti | ||
Vendvdekja | Tiranë, Shqipëri | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1954–1955 | Luftëtari Tiranë | ||
1955–1963 | 17 Nëntori | ||
Karriera ndërkombëtare | |||
1957 | Shqipëria | 1 | (0) |
Skuadra të menaxhuara | |||
1964–1970 | 17 Nëntori (ndihmës) | ||
1980–1987 | 17 Nëntori | ||
1992–1993 | Tirana | ||
1996–1997 | Tirana | ||
1998 | Teuta | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Shehu e nisi karrierën e tij si futbollist në moshën 20 vjeç me Luftëtarin e Tiranës. Pas një sezoni ai kaloi te 17 Nëntori (KF Tirana), ekip me të cilin ai luajti deri në vitin 1963. Në sezonin 1958, ai ishte golashënuesi më i mirë sëbashku me sulmuesin legjendar Refik Resmja të Partizanit.
Shehu bëri debutimin e tij me Shqipërinë më 15 shtator 1957 në një ndeshje miqësore kundër Kinës e humbur me rezultatin 3–2. Kjo ishte ndeshja e tij e parë dhe e fundit me ekipin kombëtar.
Pas tërheqjes si futbollist në vitin 1963, Shehu nisi karrierën e tij si trajner, duke qënë ndihmësi i trajnerit legjendar Myslym Alla të 17 Nëntori nga viti 1964 e deri në vitin 1970. Ai u bë trajneri i parë i ekipit në vitin 1980, post të cilin e mbajti deri në vitin 1987. Me Shehun trajner, Tirana fitoi dy kampionate dhe tre kupa. Vitet 1980' konsiderohen si vite të arta për Tiranën, e cila u rikthye në majat e futbollit shqiptar pas shumë vitesh.
Shehu gjithashtu e drejtoi Tiranën në dy raste të tjera pas rënjes së komunizimit, respektivisht në periudhat 1992–1993 dhe 1996–1997, duke fituar kampionatin në këtë të dytën. Ai është një trajnerët më të suksesshëm dhe më jetëgjatë në historinë e klubit.
Shehu vdiq më 22 tetor 2009 prej shkaqeve natyrale. Ai ishte 75 vjeç.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Enver Shehu, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.