Enver Hoxha - Biografi Nga Blendi Fevziu

Enver Hoxha - e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën është një biografi për diktatorin e Shqipërisë Enver Hoxhën nga Blendi Fevziu dhe Shtëpia Botuese UET PRESS i Univeristetit Euriopian të Tiranës.

Mbi librin

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eleminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eleminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas.

Pas viteve 90', dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke u nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë? Pothuajse ashkush nuk pati kthjelltësinë të kuptonte se e gjitha kjo kishte pak rëndësi. Enver Hoxha iu imponua lëvizjes komuniste, shfrytëzoi problemet dhe grindjet në gjirin e saj, lëvizi me talent spikatës mes liderëve të zhurmshëm të kohës, u ngjalli atyre besim, iu imponua, doli në krye dhe, më pas, i eleminoi një nga një.

Të dhëna

  • Titulli: Enver Hoxha - e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën
  • Origjinali: Enver Hoxha - e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën
  • Gjinia: Histori
  • Autori: Blendi Fevziu
  • Shtëpia botuese: UET Press
  • Viti: 2011
  • Fq. 400
  • Pesha: 0.70 kg
  • ISBN 978-99956-39-35-1

Burimi

[1]

Tags:

Blendi FevziuEnver HoxhaUniversiteti Europian i Tiranës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ekonomia e ShqipërisëVojo KushiPaneli diellorProteinaTelefoniBill KlintonKafshët e zhdukura në BallkanGjeografia e ShqipërisëSinonimiShtatë mrekullitë e botës së lashtëNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenMitozaVetëtimaBurreliKultura e ShqipërisëDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeRespekt per te moshuarveStalaktitet dhe stalagmitetParku Kombëtar Shebenik-JabllanicëBorëbardhaLigji i ArkimeditSaturniFyelliSulejman VokshiFekondimiLetërsia e vjetër shqiptareGjenerali i ushtrisë së vdekurRajoni JuglindorTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriMuri i BerlinitMona LizaJaponiaAnastasi ISavanaElektricitetiEmrat e bukur të AllahutLazeriEpoka para gjyqitSistemi i qarkullimit të gjakutHistoria e gjeometrisëLista e viteveKlitoriNdryshimet klimatikeAkiliRoma e lashtëLufta e KosovësMerkuri (planet)Elena GjikaInternetiNamazi i SabahutMitologjiaMartin Luther KingKalaja e KrujësSistemi i organeve të frymëmarrjesLista e festave në KosovëFiset shqiptareFustanellaArtriti ReumatologjikDrogaDiabetiMësonjëtorja e KorçësLufta e Dytë BotërorePeshkaqeniKalaja e ShkodrësDelfiniBinjakëtKosovaHepatitiAnesteziaEkosistemiDemografia e KosovësDrini i BardhëMadhësitë fizikeKuzhina shqiptareDepresioniKontratat e transmetimeve sportive në ShqipëriDhelpraTumori i trurit🡆 More