Enciklopedia e Jugosllavisë (serbokroatisht: Enciklopedija Jugoslavije) ishte enciklopedia e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ajo filloi të botohet në vitin 1955 me 30 000 kopje. Në vitin 1984 doli edhe varianti i saj në gjuhën shqipe në dy vëllime duke u futur në histori si enciklopedia e parë e botuar në gjuhën shqipe. Përveq në gjuhën serbokroate dhe shqipe, Enciklopedia e Jugosllavisë u botua edhe në gjuhën sllovene, maqedonase e hungareze. Ajo u botua nga Instituti Leksikografik i Jugosllavisë në Zagreb nën drejtimin e Mirosllav Krlezhës. Konsiderohet si një enciklopedi me "vlerë të madhe" për historinë dhe kulturën e Jugosllavisë dhe të shteteve të saj pasuese.
Gjuha | Volumi i parë publikuar më | Volumet e publikuara |
---|---|---|
Serbokroatisht | 1983 | 2 |
Sllovenisht | 1983 | 4 |
Maqedonisht | 1983 | 2 |
Shqip | 1984 | 2 |
Hungarisht | 1985 | 1 |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Enciklopedia e Jugosllavisë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.