Emmanuel Egbo: Futbollist nigerian

Ndubuisi Emmanuel Egbo (lindur më 25 korrik 1973) është një trajner nigerian futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili aktualisht është trajner i klubit shqiptar Tirana.

Ndubuisi Egbo
Të dhënat vetjake
Emri i plotëNdubuisi Emmanuel Egbo
Datëlindja (1973-07-25) 25 korrik 1973 (50 vjeç)
VendlindjaAba, Nigeri
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniPortier
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1993NITEL Vasco Enugu(1)
1994–1995NEPA Lagos
1996–1998Julius Berger
1998–2001El-Masry
2001Moroka Swallows
2001–2004Tirana157(0)
2004–2007El-Masry
2007–2011Bylis52(1)
Karriera ndërkombëtare
1999–2002Nigeria12(1)
Skuadra të menaxhuara
2010–2013Bylis (trajneri i portierëve)
2013–2014Bylis
2014–2019Tirana (trajneri i portierëve)
2019–Tirana
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Egbo luajti si portier gjatë karrierës së tij si futbollist, ku ai u dallua për kohën e tij te Tirana, me të cilët fitoi tre trofe. Ai gjithashtu ka përfaqsuar kombëtaren nigeriane, duke luajtur 12 ndeshje. Ai ka marrë pjesë në dy edicione të Kupës së Kombeve Afrikane.

Karriera me klube

Gjatë karrierës së tij, Egbo ka luajtur me NITEL Vasco Enugu, NEPA Lagos dhe Julius Berger në Premier Ligën Nigeriane, për Moroka Swallows në Premier Ligën e Futbollit të Afrikës së Jugut, për El-Masry në Premier Ligën Egjiptiane, dhe për Tiranën dhe Bylisin në Kategorinë Superiore.

Karriera ndërkombëtare

Egbo ka luajtur 12 ndeshje me kombëtaren nigeriane. Ai ishte pjesë e ekipit që luajti në edicionet 2000 dhe 2002 të Kupës së Kombeve Afrikane. Në edicionin e vitit 2002, Nigeria e mbylli turnamentin në vendin e tretë.

Karriera si trajner

Më 17 tetor 2015, trajneri i Tiranës Shkëlqim Muça u shkarkua pas barazimit 1–1 kundër Flamurtarit në kampionat; dy ndihmësat e tij Egbo dhe Ivan Gvozdenović u vendosën trajner të përkohshëm.

Më 9 dhjetor 2019, pas shkarkimit të trajnerit Julian Ahmataj për rezultate negative, Egbo u vendos sërisht në rolin e trajnerit të përkohshëm. Në ndeshjen e tij të parë në krye, Tirana mposhti rivalët e Partizanit me rezultatin 2–1 në Air Albania Stadium, duke regjistruar fitoren e parë ndaj tyre pas plot 6 vitesh. Më 28 dhjetor, pasi arriti tre fitore në tre ndeshje, përfshirë edhe në derbi, Egbo u zyrtarizua si trajner i klubit deri në përfundim të sezonit 2019–20.

Tirana e nisi vitin e ri 2020 në një formë të mrekullueshme, duke fituar 13 nga 14 ndeshjet e rradhës midis kampionatit dhe kupës. Barazimi i vetëm erdhi kundër Skënderbeut më 15 shkurt. Gjatë kësaj kohe, Tirana arriti një fitore historike 5–1 kundër Partizanit më 28 shkurt, e cila ishte më e madhja që nga viti 2005. Egbo pësoi disfatën e parë si trajner i Tiranës më 15 qershor ndaj Teutës në ndeshjen e 18të të tij si trajner; kjo ishte humbja e parë e Tiranës pas më shumë se 6 muajsh. Tirana e siguroi titullin e 25të kampion pas përfundimit të javës së 34të, ku Tirana mposhti Flamurtarin dhe Kukësi, rivali i vetëm për titull, u mposht 1–0 nga Vllaznia. Egbo u bë trajneri i parë afrikan që fiton një kampionat në Evropë. Në kupë, ekipi arriti deri në finale por u mposht me rezultatin 2–0 nga Teuta.

Statistikat si trajner

    Redaktuar më 19 gusht 2020
Ekipi Nga Deri Rekordi
N F B H % F
Tirana 9 dhjetor 2019 vazhdon &0000000000000030.00000030 &0000000000000021.00000021 &0000000000000004.0000004 &0000000000000005.0000005 &0000000000000070.00000070,00

Trofe

Si lojtar

    Julius Berger
  • Premier Liga Nigeriane: 1996
    Al-Masry
  • Kupa e Egjiptit: 1997–98
    Tirana

Si trajner

    Tirana

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Emmanuel Egbo Karriera me klubeEmmanuel Egbo Karriera ndërkombëtareEmmanuel Egbo Karriera si trajnerEmmanuel Egbo TrofeEmmanuel Egbo ReferimeEmmanuel Egbo Lidhje të jashtmeEmmanuel EgboFutbolliKF Tirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KrujaHekuriAgim PopaYmer Agë Ulqini (këngë)NeurologjiaHistoria e KuranitJuda MakabeYlliAtomiKrishtërimiMeleqët në IslamParisiLista e vullkaneve aktivë në botëBig Brother Albania 1PsikozaHënaShqipëria në vitet 1912-1939Njerëz dhe FateApoloniaDritëro AgolliHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiBerliniBujar LakoAeroplaniMitrush KuteliPërcaktoriShqiponjaUkrainaBetametazoniIlir Shaqiri (këngëtar)IPhoneFiset ilireTargat e automjeteve të Bashkimit EvropianPërmetiStimulim me gjoksSingaporiGentiParalelogramiAlban HoxhaGratë e MuhameditLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeBullizmiSëmundjet e syritIslami Shi'iFerizajiPopullsia e BotësGjirafaMarko BoçariLUPUSBunkerët në ShqipëriDashuriaOksigjeniHixhamePrincipatat arbëroreRugova (rajon)Rilindja Kombëtare ShqiptareMeningjitiPresidenti i ShqipërisëThyesaMbiemriVeshkaAli Pashë TepelenaPrincipata e ArbëritSabri FejzullahuUjëvara e SotirësKretaVikena KamenicaMushkëriaKiara TitoLista e festave në ShqipëriDitar (Anne Frank)Shoqëria me përgjegjësi të kufizuaraLista e lumenjve në KosovëRrotullimi i TokësRevolucioni IslamLista e llojeve të kuajveBeteja e KosharesOlen Cesari🡆 More