Elton Debreshi: Kandidat i pavarur për deputet në qarkun e Dibrës, minator dhe kryesindikalist

Elton Debreshi lindi më 5 gusht 1989 në Kodër Dan, në Bulqizë.

Ai është kandidat i pavarur për deputet në qarkun e Dibrës, minator dhe kryesindikalist.

Elton Debreshi
Elton Debreshi: Arsimimi dhe puna në minierë, Angazhimi sindikal, Kandidimi për deputet
Të dhëna vetjake
U lind më5 gusht 1989
Partia politikeI pavarur
Fëmijët4
PunësimiMinator

Arsimimi dhe puna në minierë

Elton Debreshi ka mbaruar arsimin fillor në shkollën “Ali Talja” në Bulqizë e më pas atë 9-vjeçar në shkollën “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë. Në vitin 2012 ai filloi punë si minator në minierën e Bulqizës Arkivuar 5 shkurt 2021 tek Wayback Machine në “Zonën D”. Nga viti 2014 deri në vitin 2019 ai punoi si minator në kompaninë Albchrome të Samir Manes, deri sa u pushua nga puna si pasojë e organizimit sindikal në Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Angazhimi sindikal

Në 17 nëntor të 2019-ës u shpall Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, kryetar i së cilës u zgjodh Elton Debreshi. Ai u pushua nga puna për shkak të angazhimit të tij sindikal më 22 nëntor të po atij viti. Për pushimin nga puna të Debreshit minatorët nisën një grevë nga 25 nëntori deri në 5 dhjetor, gjatë së cilës u pushuan nga puna edhe 3 minatorë të tjerë. Elton Debreshi ka denoncuar vazhdimisht kushtet e vështira të punës në minierë dhe ka qenë në krye të protestave të mbajtura nga minatorët. Debreshi ka qenë në mbështetje të punëtorëve edhe nga sektorë të tjerë të prodhimit e përpunimit si në rastin e naftëtarëve të Ballshit, ku ka qenë i pranishëm në protestat e nbajtura nga ata në Ballsh dhe Tiranë.

Kandidimi për deputet

Më 20 janar 2021 Elton shpalli kandidaturën për deputet të pavarur në qarkun e Dibrës në zgjedhjet qendrore që do të mbahen më 25 prill. Pika kryesore në të cilën do të përqendrohet fushata e tij është statusi i minatorit, të cilin do e shtrojë si çështje në Kuvendin e Shqipërisë nëse zgjidhet deputet .

Referime

Tags:

Elton Debreshi Arsimimi dhe puna në minierëElton Debreshi Angazhimi sindikalElton Debreshi Kandidimi për deputetElton Debreshi ReferimeElton DebreshiBulqizë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EklipsiNepotizmiFan NoliHormonet e gjëndrave mbiveshkoreRelieviXhubletaHistoria e ShqipërisëEsad pashë ToptaniSeksi analDisleksiaLista e shkrimtarëve shqiptarëIsa BoletiniEmpatiaFeja në ShqipëriBeratiMushkëriaEnergjia dielloreBletaEklipsi i HënësTuberkuloziLëvizja Nacional-ÇlirimtareLufta e TrojësProlaktinaQyteti i KukesitKompjuteriMjedisiPyetja retorikeStatistikaKalatë e ShqipërisëNatyraLufta e Parë BotëroreSyriFilozofiaHamletiFormimi i yjeveFieriGjuha shqipeEkonomiaSëmundja infektiveRuandaLegjendaPulsi i zemrësKloriPeshkaqeniËndrraVera (stinë)Mitrush KuteliRevolucioni i dytë industrialBronkitiTrupat e Sistemit DiellorNaum VeqilharxhiLepuriHistoria e TiranësLidhëza bashkërenditëseMbiemriIzraeliLista e gjeografive të shteteveZënia e Diellit (Eklipsi)Popullsia botëroreForca e Sigurisë së KosovësAriuNdotjaBiosinteza e proteinaveRusiaShenjat e qarkullimit rrugorSintaksa e gjuhes shqipeShqipëriaBioteknologjiaSëmundja e ParkinsonitLufta e Dytë BotëroreDitar (Anne Frank)Gjendja agregateNdajfoljaMetaforaRadha e veprimeve matematikoreMprehësi i lapsaveShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreAkiliSllovenia🡆 More