Edwin Van Der Sar: Van der sar

Edwin van der Sar (Holandisht: ˈɛtʋɪn vɑn dɛr ˈsɑr; lindur më 29 tetor 1970) është një ish futbollist profesionist holandez i cili luajti si portier.

Gjatë karrierës së tij ai luajti për Ajax, Juventus, Fulham dhe Manchester United. Ai është lojtari i dytë me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares holandeze. Aktualisht punon si kryeshefi ekzekutiv i Ajaxit. Në vitin 2016 ai doli nga pensionimi për të luajtur një ndeshje me ekipin amator VV Noordwijk.

Edwin van der Sar
Edwin Van Der Sar: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
Van der Sar në Dublin, 2015
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEdwin van der Sar
Datëlindja (1970-10-29) 29 tetor 1970 (53 vjeç)
VendlindjaVoorhout, Holandë
Gjatësia1.97 m (6 ft 6 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Ajax (CEO)
Karriera me të rinjtë
1980–1985Foreholte
1985–1990VV Noordwijk
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1990–1999Ajax226(1)
1999–2001Juventus66(0)
2001–2005Fulham127(0)
2005–2011Manchester United186(0)
2016VV Noordwijk1(0)
Gjithsej606(1)
Karriera ndërkombëtare
1995–2008Holanda130(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Van der Sar filloi karrierën e tij si profesionst tek Ajax dhe konsiderohet si një nga lojtarët e gjeneratës së artë të klubit në vitet 1992–96. Ai qëndroi me klubin nëntë vite para se të kalonte tek klubi italian Juventus dhe më pas në Angli, në fillim me Fulham dhe më pas me Manchester United. Ai është një nga lojtarët e paktë që ka fituar UEFA Ligën e Kampioneve me dy ekipe të ndryshme – me Ajaxin në vitin 1995 dhe me Manchester United në vitin 2008; në këtë të fundit, ai u shpall edhe Lojtari i ndeshjes në finale. Van der Sar është gjithashtu edhe fitues i Kupës UEFA, sukses të cilin e arriti me Ajaxin në vitin 1992.

Van der Sar është një nga lojtarët më të dekoruar në historinë e futbollit, duke fituar 27 trofe në karrierë, më së shumti me Ajaxin dhe Manchester Unitedin. Ai gjithashtu ka vendosur edhe disa rekorde. Në sezonin 2008–09, ai vendosi një rekord botëror duke qëndruar plot 1,311 pa pësuar gol në kampionat. Deri në vitin 2017 ai ishte lojtari me më shumë ndeshje të luajtura për Holandën, deri sa Wesley Sneijder e kaloi. Ai është gjithashtu edhe lojtari më i vjetër që ka fituar Premier Ligën (40 vjeç e 205 ditë). Van der Sar gjithashtu ka fituar disa trofe personal, ku përfshihet çmimi Portieri më i mirë evropian në vitet 1995 dhe 2009, si dhe Portieri i vitit i UEFA-s në vitin 2009. Ai është konsideruar nga kritikët dhe kolegët, si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave.

Karriera me klube

Ajax

Në vitin 1990, performancat e van der Sar me klubin lokal VV Noordwijk tërhoqën vëmëndjen e vëzhguesve të Ajax dhe trajnerit Louis van Gaal; klubi në fund i ofroi një kontratë, të cilën ai e pranoi. Ai bëri debutimin e tij me ekipin më 23 prill 1991 në fitoren 1–0 kundër Sparta Rotterdam. Ai e mbylli sezonin e tij të parë me nëntë paraqitje në kampionat.

Van der Sar ishte portieri rezervë në fushatën e suksesshme të ekipit në Kupën UEFA në sezonin 1991–92; ai nuk zhvilloi asnjë ndeshje. Në sezonin sezonin 1994–95, ai fitoi Ligën e Kampioneve për herë të parë në karrierën e tij, duke zhvilluar 11 paraqitje si portier titullar. Në finale, ai nuk pësoi gol duke ndihmuar Ajaxin të mposhte ekipin italian Milan 1–0. Për performancat e tij në sezon ai u nderua me çmimin Portieri më i mirë evropian. Van der Sar luajti edhe në finalen e vitit 1996, por këtë herë Ajax u mposht nga Juventusi pas gjuajtjeve të penalltive.

Ai zhvilloi gjithsej 226 ndeshje në kampionat për klubin dhe 312 në të gjitha kompeticionet. Ai mundi të shënonte edhe një gol, i cili erdhi në fitoren tenistike 8–1 kundër De Graafschap në sezonin 1997–98. Në sezonin e tij të parë si numri 1 i portës së Ajax, Van der Sar u nderua me çmimin portieri holandez i vitit; ai do ta fitonte këtë çmim edhe në tre sezonet e ardhshme.

Juventus

Në vitin 1999, statusi i Van der Sar si një nga portierët më të mirë të Evropës tërhoqi vëmëndjen e anglezëve të Manchester United, të cilët kërkonin një zëvëndësues të Peter Schmeichel; pavarësisht kësaj, ai firmosi me klubin italian Juventus për shifër e cila besohej të ishte rreth 5 milion £. Ai bëri debutimin e tij me Zonjën e vjetër në barazimin 1–1 kundër Regginës në Stadio Delle Alpi. Ai u bë portieri i parë jo-italian i cili mban portën e paprekur për Juventusin.

Ai luajti si titullar në dy sezonet e tij të para në Torino, duke zhvilluar 66 paraqitje në Serie A me Juventusin e cila në të dyja rastet përfundoi në vendin e dytë nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti. Në ndeshjen e fundit të sezonit 1998–99, Juventus u mposht nga Perugia Calcio, duke i lejuar Lazios të fitonte kampionatin. Në sezonin e dytë, Van der Sar ndihmoi ekipin të përfundonte në vendin e dytë vetëm dy pikë larg kampionëve të Romës.

Van der Sar humbi vendin si titullar në verën e vitit 2001, pasi Bardhezinjtë blenë portierin e kombëtares italiane Gianluigi Buffon nga Parma për 100 milion lira italiane (afërsisht 32.6 milion £) – një shifër rekord për një portier. Ai nuk kishte dëshir që të qëndronte si zgjedhje e dytë në ekip, dhe e bëri të qartë dëshirën e tij për tu larguar nga Italia pas dy sezonesh.

Fulham

Edwin Van Der Sar: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Van der Sar në aksion me Fulham

Më 1 gusht 2001, Van der Sar pranoi të kalonte në Angli dhe ju bashkua ekipit të sapongjitur në elitë Fulham në një transferim befasues për 7 milion £; ai firmosi një kontratë katër-vjeçare. Një ditë më pas, ai u prezantua zyrtarisht si lojtari i Fulham, duke e quajtur Fulhamin si një klub me "atmosferë miqësore e këndëshme", duke shtuar se këtu ndihet i "vlerësuar". Ai bëri debutimin e tij në ligë më 18 gusht në një humbje 2–3 ndaj Manchester United. Gjithsej, ai grumbulloi 127 paraqitje në ligë me ekipin. Në një ndeshje në sezonin e të tij të fundit në klub, ai në mënyrë fantastike priti dy penallti nga Juan Pablo Angel në barazimin 1–1 kundër Aston Villës. Performancat e tij me klubin londinez tërhoqën vëmëndjen e trajnerit të Manchester United, Sir Alex Ferguson.

Manchester United

Van der Sar firmosi për Manchester United më 10 qershor 2005 për një shifër të raportuar prej 2 milion £, pavarësisht se shifra e saktë e transferimit u mbajt e fshehtë. Ish trajneri legjendar i klubit Alex Ferguson e konsideron Van der Sarin si portieri më i mirë që ka patur që nga koha e danezit Peter Schmeichel.

Edwin Van Der Sar: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Van der Sar në aksion për Manchester United.

Më 5 maj 2007, penalltia e pritur nga ai kundër Darius Vassell ndihmoi ekipin të merrte një fitore 1–0 ndaj Manchester Cityt në derbin e Manchesterit. Një ditë më pas, dështimi i Çelsit për të mposhtur Arsenalin në Emirates Stadium i siguroi Manchester Unitedit titullin e 9të të Premier Ligës dhe të parin për Van der Sarin. Ai gjithashtu u emërua edhe në ekipin e sezonit. Tre muaj më vonë, ai ishte një katalizator në triumfin e 16të të ekipit në FA Community Shield, pasi ai priti tre penallti në gjuajtjet e penalltive kundër Çelsit, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1.

Sezoni 2007–08 ishte më i miri për Van der Sar që pas mbërritjes së tij në klub; ai zhvilloi disa paraqitje të mira pavarësisht një dëmtimi në muskulin afër legenit. Ai ndihmoi ekipin të fitonte titullin e dytë rresht të Premier Ligës në ndeshjen e fundit si dhe kontriboi edhe në fitimin e Ligës së Kampioneve duke pritur penalltinë e fundit nga Nicolas Anelka në gjuajtjet e penalltive kundër Çelsit.

Van der Sar i shtoi një vit më shumë kontratës së tij me klubin më 12 dhjetor 2008, gjë që do të thoshte se ai do të qëndonte në Old Trafford deri në fund të sezonit 2009–10.

Më 27 janar 2009, Van der Sar ndihmoi ekipin si dhe vendosi një rekord në Premier Ligë për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol rradhazi – në fitoren 5–0 ndaj West Bromwich Albion, duke bërë që ai të shkonte 11 ndeshje dhe 1 032 minuta pa pësuar gol, duke thyer rekordin e mëparëshëm të Petr Čech me 10 ndeshje dhe 1 025 në sezonin 2004–05. Ai e theu rekordin e përgjithshëm të futbollit anglez në ndeshjen e rradhës së klubit katër ditë më vonë, duke thyer edhe rekordin prej 1,103 të Steve Death gjatë kohës që luante me Reading në vitin 1979. Ai qëndoi një tjetër ndeshje pa pësuar gol, kundër West Hamit më 8 shkurt 2009, duke zgjatur rekordin e tij në 1 212 minuta, duke thyer kështu edhe rekordin britanik të 1 155 minutave të vendosur nga Bobby Clark i Aberdeenit në vitin 1971. Rekordi i tij u zgjerua më tej më 18 shkurt, duke arritur në 1 302 minuta; duke bërë këtë, Van der Sar theu rekordin botëror të vendosur nga José María Buljubasich, i cili në sezonin 2005 në Clausuran kiliane qëndroi 1 289 minuta pa pësuar gol.

Edwin Van Der Sar: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Van der Sar në aksion gjatë sezonit 2010–11.

Rekordi i tij i ndeshjeve pa pësuar gol mori fund më 4 mars, ku ai bëri një gabim që lejoi Peter Løvenkrandsin e Newcastle Unitedit të shënonte pas nëntë minutash. Gjithsej, Van der Sar kishte qëndruar 1 311 minuta pa pësuar gol në ligë. Këto ndeshje pa pësuar gol ishin një faktor i rëndësishëm për Manchester United që fitoi titullin e tyre të 11të të Premier Ligës, me ekipin që fitoi shumë ndeshje me rezultatin 1–0 për të fituar titullin para Liverpoolit. Me 21 ndeshje pa pësuar gol, ai fitoi edhe dorezën e artë për sezonin 2008–09. Megjithatë, ai humbi mundësinë për të fituar Ligën e Kampioneve për herë të tretë pasi United ra 2–0 në duart e Barcelonës më 27 maj 2009. Pavarësisht kësaj, ai u shpall Portieri më i mirë evropian nga UEFA për herë të dytë, 14 vite pasi e fitoi për herë të parë me Ajaxin. Ai gjithashtu ishte edhe një nga pesë lojtarët e Manchester United të listuar për të fituar çmimin PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve; ky çmim, megjithatë, u fitua nga shoku i tij i skuadrës, Ryan Giggs. Van der Sar ishte pjesë e formacionit të sezonit.

Van der Sar humbi 12 ndeshjet e para të sezonit 2009–10 për shkak të një dëmtimi në gisht të pësuar gjatë turnamentit veror Kupa Audi. Ai u rikthye në aksion më 6 tetor 2009, duke luajtur 90 minuta në një ndeshje me rezervat ndaj Everonit. Ai u rikthye në fushë me ekipin e parë më 17 tetor duke luajtur në fitoren 2–1 ndaj Bolton Wanderers. Më 21 nëntor 2009, Van der Sar pësoi një tjetër dëmtim madhor që e mbajti jashtë fushave të lojës për 12 ndeshje të tjera; përveç kësaj, edhe gruaja e tij pësoi hemoragji në tru para Krishtlindjeve duke i dhënë holandezit një goditje të dyfishtë. Ai u rikthye në fushë më 16 janar 2010 duke luajtur në të gjithë ndeshjen ndaj Burnley që u mbyll me fitoren 3–0.

Van der Sar firmosi një kontratë të re një-vjeçare me klubin më 26 shkurt 2010, që do të thoshte se ai do të vazhdonte të ishte pjesë e Manchester United deri në fund të sezonit 2010–11.

Më 23 dhjetor 2010, mediat britanike raportuan se trajneri Alex Ferguson kishte konfirmuar se Van der Sar do të pensionohej në fund të sezonit 2010–11. Pavarësisht se këto raportime u hodhën poshtë në atë kohë, Van der Sar konfirmoi më 27 janar 2011, duke thënë se ishte vendimi i tij. Më 12 mars, ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Arsenalit në Kupën FA pasi kreu disa pritje të mira. Ekipi fitoi ndeshjen 2–0 me golat e Wayne Rooney dhe Fábio. Ai u përfshi sërisht në skuadrën e vitit, duke regjistruar prezencën e tij të tretë, me të tjerat që janë në vitet 2007 dhe 2008.

Më 22 maj 2011, ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Old Trafford në fitoren 4–2 kundër Blackpool çka i shkaktoi këtyre të fundit rënjen nga Premier Liga. Ai ishte kapiteni i skuadrës në ndeshjen e fundit të tij; Manchester United u mposht 1–3 nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampioneve.

Më 28 maj 2011, Van der Sar u pensionua nga futbolli aktiv.

VV Noordwijk

Më 12 mars 2016, Van der Sar bëri një rikthim të shkurtër në futboll për të luajtur 'një ndeshje të fundit', për VV Noordwijk, pasi portieri titullar i ekipit Mustafa Amezrine u dëmtua. Ai luajti në barazimin 1–1 kundër Jodan Boys, duke pritur edhe një penallti.

Karriera ndërkombëtare

Fillimet

Van der Sar ishte një nga 23 lojtarët e ekipit kombëtar holandez që do të merrte pjesë në Kupën e Botës 1994, por nuk luajti asnjë ndeshje; Holanda u eliminua në çerek-finale nga Brazili me rezultatin 2–3. Atij ju desh të prise datën 7 qershor 1995 për të zhvilluar paraqitjen e tij debutuese me kombëtaren; ai luajti 90 minuta në humbjen befasuese 0–1 ndaj Bjellorusisë e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 1996. Ai ishte në portë gjatë tre turnamente të ardhshme madhore, Euro 96, Kupa e Botës 1998 dhe Euro 2000, që u mbyllën të treja me Holandën të eliminuar nga gjuajtjet e penalltive. Kombëtarja dështoi të kualifikoheshe për në Kupën e Botës 2002 pas garës së zhvilluar me Portugalinë dhe Republikën e Irlandës, duke bërë që gjatë gjithë karrierës së tij, ai të humbiste vetëm këtë turnament.

Kupa e Botës 1998

Van der Sar ishte në portë në gjysëm-finalen e turnamentit, ku ekipi i tij u eliminua nga Brazili 4–2 nga penalltitë pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1–1. Në ndeshjen play-off për vendin e tretë, Holanda u mposht me rezultatin 2–1 nga ekipi surprizë Kroacia.

Në ndeshjen çerek-finale ndaj Argjentinës, Van der Sar u ballafaqua me Ariel Ortegan pasi ky i fundit mori një karton të verdhë për simulim në zonën e penalltisë; argjentinasi më pas doli jashtë me karton të kuq pasi goditi me kokë portierin. Disa minuta më vonë, Dennis Bergkamp shënoi golin e fitores në triumfin 2–1 të portokallinjëve.

UEFA Euro 2000

Van der Sar luajti si titullar në të tre ndeshjet e grupit të Holandës, përfshirë edhe fitoren 2–1 ndaj kampionëve të botës të asaj kohe, Franca. Në çerek-finale, ata mposhtën Jugosllavinë me rezultatin tenistik 6–1.

Në gjysëm-finalen ndaj Italisë, pavarësisht se italianët po luanin me një lojtar më pak dhe holandezët kishin fituar dy penallti (të dyja i humbën), koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola. Holanda u eliminua me rezultatin 3–1 në gjuajtjet e penalltive, me Van der Sarin që priti tentativën e kapitenit të Italisë Paolo Maldini, kurse kolegu i tij italian Francesco Toldo priti dy penallti (pa përfshirë dy penalltitë që priti në kohën e rregullt) për të dërguar italianët në finale.

UEFA Euro 2004

Edwin Van Der Sar: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Van der Sar gjatë kohës me kombëtaren

Gjatë gjuajtjeve të penalltive në çerek-finalet e Euro 2004 kundër Suedisë, Van der Sar priti penalltinë e mbrojtësit Olof Mellberg, duke lejuar Holandën të fitonte ndeshjen 5–4 dhe të avanconte në gjysëm-finale, ku u eliminuan nga Portugalia.

Kupa e Botës 2006

Para ndeshjes së fazës së grupeve kundër Bregut të Fildishtë, Van der Sar nuk kishte pësuar gol në nëntë ndeshje rresht. Si kapiteni i Holandës, ai theu rekordin e Frank de Boer për numrin e ndeshjeve të luajtura në kombëtaren duke u paraqitur për 90 minuta në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Portugalisë, të cilën Holanda e humbi me rezultatin 1–0.

UEFA Euro 2008

Edwin Van Der Sar: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Van der Sar në stërvitje me Holandën para Euro 2008

Në ditëlindjen e tij të 37të, Van der Sar u intervista nga Radio 538 dhe deklaroi se ai kishte vendosur të pensionohej pas mbarimit të UEFA Euro 2008. Ai ishte gjithashtu vendimtar në dhënjen fund të një konflikti të gjatë midis sulmuesit veteran Ruud van Nistelrooy dhe trajnerit Marco van Basten. Ai ishte kapiteni i ekipit në fitoren mbreslënëse 3–0 kundër Italisë më 9 qershor 2008, se dhe në fitoren tjetër mbreslënëse 4–1 ndaj Francës. Më 21 qershor, ai luajti një humbjen 3–1 në çerek-finale kundër Rusisë, gjë që u besua të ishte ndeshja e tij e fundit ndërkombëtare. Kjo ishte gjithashtu edhe paraqitja e tij e 16të në Kampionatin Evropian, duke barazuar kështu rekordin e vendosur nga Lilian Thuram disa ditë më parë. Van der Sar u emërua në skuadrën e turnamentit sëbashku me 22 lojtarë të tjerë. Pas Euro 2008, Van der Sar kishte vendosur rekordin si lojtari me më shumë minuta të luajtura në Kampionatin Evropian.

Kualifikueset e Kupës së Botës 2010

Më 3 tetor 2008, me kërkesën e trajnerit të ri Bert van Marwijk, Van der Sar ra dakort që të kthehej nga pensionimi për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2010 kundër Islandës dhe Norvegjisë pas dëmtimeve të Maarten Stekelenburg dhe Henk Timmer, që i lanë jashtë për këto sfida. Ai nuk pësoi gol në të dyja ndeshjet, që u fituan nga holandezët respektivisht 2–0 dhe 1–0. Në Oslo, Holanda mposhti Norvegjinë falë golit të mesfushorit Mark van Bommel, duke i dhënë një lamtumirë të duhur Van der Sarit i cili regjistroi paraqitjen e tij të 130të, një rekord në ekipin kombëtar. Ai e mbajti këtë rekord deri në vitin 2017, vit në të cili ai u kalua nga Wesley Sneijder.

Profili i lojtarit

I konsideruar si një nga portierët më të mëdhenj e më të kompletuar në historinë e futbollit, Van der Sar ishte një portier i gjatë, atletik, por i hollë, i cili ishte i shkëlqyer në daljet e tij për të kapur topin falë fizikut dhe gjatësisë së tij; një portier inteligjent, përveç reflekseve, pozicionimit të shkëlqyer, dhe aftësisë së ndalimit së gjuajtjeve, ai gjithashtu njihej për qetësinë e tij, jetëgjatësinë si dhe aftësinë për të organizuar mbrojtjen. Veç kësaj, ai ishte gjithashtu një portieri shkëlqyer në ndaljen e penalltive. Megjithatë, Van der Sar njihej më mirë për lojën me këmbë, si dhe për saktësinë që kishte me të dyja këmbët, që i lejonte atij të niste kundër-sulme nga zona e tij duke lëshuar topa të gjatë. Falë aftësisë së tij në zotërimin e topit, dhe si daljeve të tij nga zona, Van der Sar ka shërbyer me raste gjithashtu edhe si portier i lirë, në veçanti gjatë kohës së tij tek Ajaxi.

Karriera pas-futbollit

Edwin Van Der Sar: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Van der Sar duke folur në Web Summit 2015

Më 3 gusht 2011, një ndeshje lamtumire u luajt në Amsterdam Arena në nderim të Van der Sarit. Në këtë ndeshje ishte "ekipi i ëndërrave" i tij; në këtë ekip bënin pjesë Wayne Rooney, John Heitinga, Louis Saha, Rio Ferdinand, Ryan Giggs, Paul Scholes, Nemanja Vidić, André Ooijer, Dirk Kuyt, Gary Neville, Michael Carrick, Edgar Davids, Giovanni van Bronckhorst, Boudewijn Zenden dhe Dennis Bergkamp me Alex Ferguson si trajner. Ata u përballën me ekipin aktual të Ajaxit të asaj kohe, të drejtuar nga Frank de Boer.

Para kësaj ndeshje, dy ndeshje të vogla u luajtën. Në njërën prej tyre luajtën ekipet e të rinjëve të Manchester Unitedit dhe Ajaxit, kurse në tjetrën luajti ekipi i Ajaxit i vitit 1995 kundër ekipit të Holandës të vitit 1998. Në ekipin e Ajaxit ishin pjesë lojtarë si Finidi George, Nwankwo Kanu, Frank de Boer, Winston Bogarde, Nordin Wooter, Ronald de Boer, Danny Blind, Patrick Kluivert, Marc Overmars dhe Frank Rijkaard me Louis van Gaalin si trajnerin e tyre. Kurse ekipi i Holandës kishte në përbërje lojtarë si Wim Jonk, Dennis Bergkamp, Roy Makaay, Ruud Hesp, Aron Winter, Richard Witschge dhe Pierre van Hooijdonk të drejtuar nga Guus Hiddink.

Shikueshmëria e kësaj ngjarjeje në Holandë arriti shifrën 2 milion dhe pati gjithsej 26% të pjesës së tregut. Të ardhurat e ndeshjes ishin planifikuar për t'u dërguar në dy shoqata bamirësie (Make a Wish Foundation dhe Laureus); Megjithatë, të ardhurat ishin më të mëdhaja nga se ishte parashikuar, duke shtyrë Van der Sarin të deklaronte se me këto të ardhura ai do të krijonte shoqatën e tij të bamirësisë.

Gjatë kësaj ngjarje, u lajmërua gjithashtu se Van der Sar do të punonte si analist i televizionit Nederlandse Omroep Stichting për UEFA Ligën e Kampioneve 2011–12.

Djali i Van der Sar, Joe, bëri komente të shkruara rreth tij duke deklaruar se babai i tij do të punonte si trajner portierësh tek Ajaxi brënda pesë vitesh. Van der Sar vetë deklaroi se ai nuk dëshironte të ishte tërësisht i angazhuar rreth kësaj, por konfirmoi se ishte i interesuar dhe se dëshironte ta ndërtonte karrierën e tij si trajner ngadalë, duke filluar nga nivelet e ulta.

Më 27 maj 2012, Van der Sar mori pjesë në ndeshjen Soccer Aid 2012, duke luajtur për ekipin "Rest of the World" në pjesën e parë, dhe kreu një pritje ndaj John Bishop. Ai u zëvëndësua në pjesën e dytë nga komediani Patrick Kielty. Ai mori pjesë në të njëjtën ngjarje dy vite më vonë, saktësisht më 8 qershor 2014, duke luajtur sërisht në pjesën e parë për ekipin "Rest of the World" përpara se të zëvëndësohej sërisht në fillim të pjesës së dytë, këtë herë nga Patrick Kielty.

Van der Sar mori rolin e drejtorit të marketingut tek Ajaxi më 19 nëntor 2012. Në vitin 2016, ai u ngrit në detyrë, dhe u bë kryeshef ekzekutiv.

Jeta personale

Van der Sar është i martuar me Annemarie van Kesteren. Ceremonia e çiftit u zhvillua në ndërtesën Beurs van Berlage të Amsterdamit, më 20 maj 2006. Djali i tij, Joe, ishte në fushë duke festuar kur babai i tij priti penalltinë në triumfin 5–4 të Holandës nga penalltitë kundër Suedisë në çerek-finalen e Euro 2004. Në dhjetor 2009, Van Kesteren u dërgua në spital dy ditë para Krishtlindjeve, me raportimet që thonin për një hemoragji në tru, duke shtuar se ajo ishte në gjëndje "shumë të dobët". Van der Sarit ju dha leja e menjëherëshme për të shkruar tek gruaja e tij, dhe më pas u kuptua se ajo ishte rikuperuar mirë, dhe se efektet nuk do të ishin të gjata.

Statistikat e karrierës

Klube

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Ajax 1990–91 Eredivisie 9 0 0 0 0 0 9 0
1991–92 0 0 0 0 0 0 0 0
1992–93 19 0 3 0 3 0 25 0
1993–94 32 0 4 0 6 0 1 0 43 0
1994–95 33 0 3 0 11 0 1 0 48 0
1995–96 33 0 2 0 11 0 4 0 50 0
1996–97 33 0 1 0 10 0 1 0 45 0
1997–98 33 1 5 0 8 0 46 1
1998–99 34 0 5 0 6 0 1 0 46 0
Gjithsej 226 1 23 0 55 0 8 0 312 1
Juventus 1999–2000 Serie A 32 0 3 0 11 0 46 0
2000–01 34 0 2 0 6 0 42 0
Gjithsej 66 0 5 0 17 0 88 0
Fulham 2001–02 Premier League 37 0 4 0 0 0 41 0
2002–03 19 0 0 0 0 0 11 0 30 0
2003–04 37 0 6 0 0 0 43 0
2004–05 34 0 5 0 1 0 40 0
Gjithsej 127 0 15 0 1 0 11 0 154 0
Manchester United 2005–06 Premier League 38 0 2 0 3 0 8 0 51 0
2006–07 32 0 3 0 0 0 12 0 47 0
2007–08 29 0 4 0 0 0 10 0 1 0 44 0
2008–09 33 0 2 0 0 0 10 0 4 0 49 0
2009–10 21 0 0 0 2 0 6 0 0 0 29 0
2010–11 33 0 2 0 0 0 10 0 1 0 46 0
Gjithsej 186 0 13 0 5 0 56 0 6 0 266 0
Noordwijk 2015–16 Hoofdklasse 1 0 1 0
Gjithsej karriera 606 1 56 0 6 0 139 0 14 0 821 1

Kombëtarja

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Holanda
1995 5 0
1996 10 0
1997 6 0
1998 14 0
1999 8 0
2000 12 0
2001 9 0
2002 6 0
2003 8 0
2004 17 0
2005 11 0
2006 12 0
2007 4 0
2008 8 0
Gjithsej 130 0

Trofe

Klube

Ajax

Juventus

Fulham

Manchester United

Personale

  • Portieri Holandez i Vitit: 1994, 1995, 1996, 1997
  • Portieri më i mirë evropian: 1995, 2009
  • ESM Ekipi i Vitit: 1995–96, 2008–09
  • Skuadra All-Star e FIFA Kupës së Botës: 1998 (rezervë)
  • Doreza e Artë Holandeze: 1998
  • IFFHS Portieri më i mirë i botës: Topi i bronztë 1998, 2008
  • FIFA FIFPro World XI Nominim: 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011
  • Ekipi i Vitit i Premier Ligës: 2006–07, 2008–09, 2010–11
  • UEFA Kampionati Evropian Skuadra e Turnamentit: 2008
  • Çmimi i Meritës i Premier Ligës: 2008–09
  • Doreza e Artë e Premier Ligës: 2008–09
  • Portieri i Vitit i UEFA-s: 2009

Çmime jo të lidhura me futbollin

  • Oficer i Urdhërit të Orange-Nassau: 5 qershor 2010
  • JFK Greatest Man Award: 29 tetor 2011

Rekorde

  • Portieri më i vjetër që ka fituar Premier Ligën (40 vjeç dhe 205 ditë)
  • Portieri më i vjetër që ka fituar UEFA Ligën e Kampioneve (37 vjeç dhe 205 ditë)
  • Rekordi botëror për numrin e minutava pa pësuar gol në ligë (1,311 minuta, i vendosur në sezonin 2008–09)
  • Lojtari i parë jo-britanik që ka qënë aktiv në Premier Ligë pas moshës 40 vjeçare
  • Portieri i parë që ka qëndruar 50 ndeshje pa pësuar gol në UEFA Ligën e Kampioneve
  • Më shumë ndeshje pa pësuar gol në UEFA Kampionatin Evropian: 9 (sëbashku me Iker Casillas)

Referime

Lidhje të jashtme

Parardhësi 
Edgar Davids
Kapiteni i Holandës
2004–2008
Pasardhësi 
Giovanni van Bronckhorst

Tags:

Edwin Van Der Sar Karriera me klubeEdwin Van Der Sar Karriera ndërkombëtareEdwin Van Der Sar Profili i lojtaritEdwin Van Der Sar Karriera pas-futbollitEdwin Van Der Sar Jeta personaleEdwin Van Der Sar Statistikat e karrierësEdwin Van Der Sar TrofeEdwin Van Der Sar ReferimeEdwin Van Der Sar Lidhje të jashtmeEdwin Van Der SarAFC AjaxFutbolliGjuha holandezeJuventus F.C.Kombëtarja holandeze e futbollitManchester United F.C.PortieriVV Noordwijk

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Metodat e kërkimitPenisiGjeografia e ShqipërisëLista e elementeve kimikëLiqeni i ShkodrësVitamina B12DemokraciaKolitiKinaShpikje te ndryshmeGlobalizimiYlberiGjinitë letrareTeorema e PitagorësKlitoriTrëndafiliNamazi i AkshamitXhubletaNamazi i JacisëDermatiti atopikKarboniMbreti LuanHimni i FlamuritHistoria e TokësAriuKanadajaPunime artizanaleSulejman VokshiTeoria e relativitetitEkologjiaKulla EiffelSindroma DownLedion LiçoNdre MjedaRrethi i TropojësTurqiaADNKokainaLista e bimëveBashkia TiranëPozicioni kalorëseEpilepsiaLufta e KosovësBashkitë e ShqipërisëSerbiaVlerësimi i nxënësveVektoriTrashëgimia kulturoreEgla CenoMetaletShqipëriaLista e komunave në KosovëKatroriLindja (biologji)Lista e lumenjve në ShqipëriSistemi nervorFazat e Rilindjes ShqiptareLista e elementeve kimike sipas numrit atomikHidroenergjiaVeshjet popullore shqiptareSëmundja e LeukemisëPersonat me aftesi te kufizuaraNiko EngonopuloBronkitiPetro MarkoLufta e Dytë BotëroreTurizmi në ShqipëriHormonetLidhja e LezhësVeshiKërmilliTeatriLista e festave në KosovëYndyraPrishtinaSkeleti i njeriutKatalizatoriBletaProdhimi i elektricitetit🡆 More