E drejta natyrore apo doktrina e të drejtës natyrore (latinisht: ius naturalis) është një rrymë e mendimit filozofik që presupozon ekzistencën e një norme sjellje ndërsubjektive, universalisht e vlefshme dhe e patjetërsueshme, e bazuar mbi idenë e natyrës apo të traditës.
E drejta natyrore i paraprin dhe e tejkalon të drejtën pozitive (nga latinishtja positio, positivum, përkthim i greqishtes thesei, duke iu referuar veprës njerëzore). E drejta natyrore është në gjendje të realizojë rendin më të mirë të mundshëm të shoqërisë, ekonomisë dhe politikës, duke u shfaqur kryesisht në marrëdhëniet mes shteteve, si dhe mes këtij të fundit dhe individëve.
Sipas doktrinës së të drejtës natyrore, e drejta pozitive nuk përshtatet asnjëherë plotësisht me ligjin natyror, meqënëse përmban elementë aksidentalë dhe të ndryshueshëm në çdo vend dhe në çdo kohë, e kështu rezulton në një lloj të drejte joperfekte që në princip tenton t'i afrohet normës natyrore.
Temat me të cilat merren teoristët e të drejtës natyrore i përkasin fushave më të ndryshme të veprimtarisë njerëzore, duke vënë në diskutim ligjet pozitive dhe duke mbrojtur ato natyrore; po ashtu ajo ka të bëjë me moralin dhe me kufijtë e njohjes së njeriut dhe në veçanti ligjbërësit, i cili edhe harton ligjet pozitive. Më në veçanti ajo ka të bëjë edhe me politikën dhe me vendosjen e kufijve për fuqinë e shtetit.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article E drejta natyrore, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.