E Diela

E diela është dita e shtatë e javës.

Emri i saj vjen nga Dielli, pra dita e diellit, jo vetëm në shqip, por në disa gjuhë (anglisht: Sun-day). E diela mbahet si dita e shtatë e javës në shumë vende në botës, por në antikitet ajo ka qenë dita e parë. E diela u la pushim për herë të parë nga perandori Kostandini i Madh në vitin 321, pasi ai fillimisht adhuronte Diellin si hyjninë e tij supreme. Pas ligjërimit të krishtërimit në disa vende të botës emri i ditës së Diellit u ndryshua në 'Dita e Zotit'. Në latinisht e diela quhej 'Dies Solis', ku më vonë u bë Domenica.

Java
E hëna
E marta
E mërkura
E enjtja
E premtja
E shtuna
E diela
E Diela
E diela vjen prej emrit Diell


E diela në Krishterim

Në traditën e Kishës Ortodokse, në ndryshim nga traditat e tjera, e diela është dita e parë e javës, sipas konceptit biblik të krijimit të botës, ndërsa e shtuna është dita e shtatë (Gjeneza 1). Ajo përkon me ditën e ngjalljes së Krishtit, e kësisoj quhet dita e Zotit, madje në disa gjuhë është emërtuar pikërisht kështu, p.sh., në italisht Domenica, në greqisht Κυριακή (Kiriaki) etj. Në shqip kjo ditë vazhdon të emërtohet sipas kuptimit të ditës së Diellit.

Me të dielën fillon java e besimtarëve dhe rreth saj lëviz duke e pasur si qendër adhuruese dhe si qendër të kohës personale.

Sipas dëshmive të apostujve (Mattheu 28:1; Marku 16:2; Llukai 24:1; Joani 20:1,19 [1]), Ngjallja Krishtit ndodhi “ditën e parë të javës”. Kështu të krishterët filluan ta nderojnë shumë këtë ditë, sepse me ngjalljen u shpartallua pushteti i djallit, u çliruan besimtarët nga vargonjtë e vdekjes dhe filloi një jetë e re për tërë krijesën, si rrjedhojë kjo u bë ngjarja më e rëndësishme e krishterimit.

Dita e diel - dita e Zotit, është gjithashtu dita e tetë dhe e parë, sipas etërve të shenjtë të kishës. Ajo tregon fundin e botës së vjetër (si ditë e tetë) dhe fillimin e botës së re që vjen (si ditë e parë dhe si ditë e përjetësisë).

Shën Konstandini i Madh ishte i pari që caktoi ditën e Zotit, pra ditën e diel, si ditë pushimi për të gjithë Perandorinë Romake. Urdhëresa perandorake, që doli më 3 mars të vitit 321, caktoi pushim të përgjithshëm nga çdo lloj pune. Që prej asaj kohe e deri më sot legjislacionet e të gjitha shteteve të krishtera përcaktojnë të dielën - ditën e Zotit, ditë pushimi.

Këtë ditë, besimtarët i lënë pas gjërat materiale të përditshme dhe luten më intensivisht.

Veçanërisht shenjtërimi i kësaj dite, arrihet me gatishmërinë për pjesëmarrjen në liturgjinë hyjnore dhe në kungimin e shenjtë.

Referime

Tags:

BotaDita

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ShoqëriaKanabisi (Drogë)Pjetër BogdaniAlbin KurtiPankreasiTurizmi në ShqipëriEnët e gjakutQymyriEdi RamaNjësia matësePjesët përbërëse të kompjuteritShkalla e MerkalitArkitekturaDrogaKinaProzaBeni ecën vetëHistoriku i gjuhes letrare shqipePulsi i zemrësLidhëzaDhiaIliadaKuzhina shqiptareLlojet e perfitimit të energjisë elektrikeVenaBiosferaKukësiMalet e SharritRrjeti kompjuterikLUPUSAvni RustemiEmrat e bukur të AllahutPunime artizanaleArkitektura islameShkretëtiraKatalizatoriFahrije HotiAli Baba dhe Dyzet HajdutëtElefanti afrikanSistemi operativKosova dhe bukuritë e sajHekuriProteina23 PrillKiara TitoKërpudhatTurizmi në TiranëNeurologjiaPiramida e KeopsitLibrazhdiAmerika VerioreKrimet e regjimit komunist në ShqipëriAli AhmetiHarry PotterPashallëqet shqiptareTeoria e relativitetitTeuta e IlirisëKalendariMuzika populloreLumiAlpet ShqiptareDhelpraNdotjaPubertetiZejtaria në KosovëIbrahim RugovaKromozomiShqipëria e PavarurStema e ShqipërisëLidhëza bashkërenditëseCristiano RonaldoVaginaTigriAbdyl FrashëriParahistoriaKorçaQeniVitamina B12🡆 More