Dymali

Dymali (greqisht Ερεικούσσα/Erikusa, italisht Merlera) është një ishull grek në detin Jon pranë Korfuzit.

Ka më pak se 500 banorë (2011) dhe një sipërfaqe prej 3,7 km².

Dymali
Dymali nga lart

Emri

Erikusa është emri grek për ishullin. Në shqip quhet Dymal se nga Himara duken dy majat kodrinore të ishullit: Gritsiatika dhe Nikolaitika.

Gjeografia

Dymali ndodhet në detin Jon, përballë Himarës dhe në veriperëndim të Korfuzit. Ndodhet 14 milje detare larg nga bregu i Himarës. Rreth 6,6 milje detare në perëndim të Dymalit ndodhet ishulli i Strakënasë.

Dymali ka dy plazhe: plazhin Porto te porti dhe plazhin ranor Bragjini në skajin lindor. Emri i këtij plazhi lidhet me fisin Bragjinaj që mërguan në Dymal nga Qeparoi.

Historia

Dymali, bashkë me Strakënanë, gjatë kohës së Perandorisë Osmane shpesh u bënë shtrehë të familjeve të arratisura nga Piluri (pas 1650), Qeparoi dhe Kallarati. Fisi Bragjinaj nga Qeparoi mërgoi drejt Dymalit për shkak të konflikteve ndërfisnore me fshatrat Borsh dhe Kuç.

Vendbanimet

Lagjet janë: Dendra, Gjitonia, Paliokaliva, Porta, Soukia dhe Tandoulis.

Shih edhe

Libra

  • Jorgo Dhrami (2015). Bragjinajt e Qeparoit.

Referime

Tags:

Dymali EmriDymali GjeografiaDymali HistoriaDymali VendbanimetDymali Shih edheDymali LibraDymali ReferimeDymaliDeti JonGrekGreqishtIshulliItalishtKorfuzi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

GegërishtjaShoqëriaVitaminaRilindjaRadioaktivitetVoskopojaMbiemriBashkia TiranëNapoleon BonapartiRebelimi i vitit 1997Forca e Sigurisë së KosovësUjiKlitoriBotaLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneHomeriKalaja e KrujësRilindja Kombëtare ShqiptareZemraLuljaLista e festave në KosovëBesimet folklorike shqiptareShtatë mrekullitë e botës së lashtëTurqiaNexhmije PagarushaFjodor DostojevskiArti në ShqipëriBakteriDita Ndërkombëtare e RomëveEmiratet e Bashkuara ArabePozicioni kalorëseMali i DajtitRajoni JuglindorVeshje popullore të KosovësGjergj LekaPylliAhmed KalajaFahrije HotiLekë DukagjiniFigura stilistikeSulfuriLuledielliVeshiArmët e SkënderbeutEnët e gjakutPanairi i botësSëmundjet e zemrësSistemi nervorAlbano BogdoLasgush PoradeciAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianAli PodrimjaRoma e lashtëLufta e KosovësKostandin KristoforidhiElefantiHistoria e TiranësImmanuel KantKryefjalaVjosaPopullsia e BotësPejgamberët në IslamKomunikimiBylisiKiara TitoLista e shteteve të EvropësDemografia e KosovësShkretëtiraShpyllëzimiZorra e trashëMehmed pashë BushatlliuInfeksioni seksualisht i transmetueshëmToka e sheshtëShtetet e Bashkuara të AmerikësSëmundja e ParkinsonitSpermaRevolucioni i dytë industrialArtriti Reumatologjik🡆 More