Dy Maji – Festë E Krenarisë Kombëtare

Me rastin e 5-vjetorit të shpalljes së Komunës së Likovës, zonë e lirë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Dy maji – festë e krenarisë kombëtare.

2 maji - emblemë e lavdisë dhe heroizmit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ditë e shënuar për luftëtarët e lirisë, për familjet e dëshmorëve, për veprimtarët e çështjes kombëtare dhe mbarë popullin shqiptar. Por, ditë e injoruar nga strukturat udhëheqëse të subjektit që thirret në emër të luftës dhe UÇK-së.

Një paradox i llojit të vet ; të thirresh në emër të UÇK-së dhe të mos marrish pjesë asnjëherë në një nga datat më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar në IRJM, nuk do mend se të shtyn të mendosh, se mos vallë kjo injorancë dhe ky anashkalim është pjesë e marrëveshjeve të koalicionit qeveritar, pjesë e marrëveshjeve dhe kushtëzimeve politike, pjesë e vendimeve antishqiptare. Të mos nderosh me nderimet më të larta datën kur Fadil Nimani – Komandant Tigri bashkë me bashkëluftëtarët e Brigadës 113 „Ismet Jashari – Komandant Kumanova“ shpalli këtë anë - zonë të lirë, përballë makinerisë ushtarake dhe policore, që kishte marrë për obligim të çfarosë me dhjetëra e dhjetëra fshatra shqiptare është më tepër se faj.

Të mos respektosh vullnetin dhe dëshirën e luftëtarëve të lirisë, të cilët të radhitur vullnetarisht nën hijen e flamurit kombëtar dhe me emblemën e UÇK-së në ballë, na duket e çuditshme dhe jonjerëzore. Të mos festosh 2 majin – në Sllupçanin heroik dhe të organizosh një festë tjetër po në këtë fshat na duket „provokim i llojit të vet“ që mund të quhet edhe „provokim i paqes“.

Atyre që nuk e njohin mirë historinë, është mirë për t`iu treguar se 5 maji – Dita e dëshmorëve të Kombit nuk festohet në një fshat por festohet në kryeqytet. Pra është obligim kombëtar që më 2 maj të përkujtohet me nderimet më të larta Kalaja e pamposhtur – Sllupçani, Vaksica, Mateçi, Hotla dhe tërë Karadaku i Kumanovës, kurse 5 maji të festohet në Shkup – në kryeqytetin e Vilajetit. 2 maji dhe Sllupçani për shqiptarët në IRJM janë si 5 marsi dhe Prekazi. A ka mendje të shëndoshë që mendon se nuk duhet të përkujtohet 5 marsi dhe Prekazi.

Natyrisht se jo. 2 maji – festë e krenarisë kombëtare. 2 maji - emblemë e lavdisë dhe heroizmit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ditë e shënuar për luftëtarët e lirisë, për familjet e dëshmorëve, për veprimtarët e çështjes kombëtare dhe mbarë popullin shqiptar. Por, ditë e injoruar nga strukturat udhëheqëse të subjektit që thirret në emër të luftës dhe UÇK-së.

Por, që 5 vjet shohim të njëjtin skenar, ndarje, përçarje dhe injorancë. Përpjekje që kjo festë e rilindjes së shqiptarëve të kësaj ane të zbehet dhe të anashkalohet. Përpjekje që kjo festë t`i takoj të së kaluarës dhe jo ditës së re, për të cilën ditë ishin sakrifikuar me dhjetëra e dhjetëra luftëtarë lirie dhe me mijëra e mijëra banorë të kësaj ane të barrikaduar për „vdekje a liri“, duke u shndërruar në mur të gjallë të ekzistencës kombëtare.

Të kujtojmë majin e 2001, majin e Pranverës së Përgjakur, majin e Fitores ! Shtatëdhjetë e dy ditë në një shtetrrethim, shtatëdhjetë e dy ditë përballë vdekjes, shtatëdhjetë e dy ditë mbi ta u zbraz tërë arsenali shtetëror mbi popullin e pafajshëm. Dhe deri sot askush nuk kërkoi falje, askush nuk doli para përgjegjësisë.

Dosja e familjes Zimeri, Masakra e Lubotenit, Bit-Pazarit, Porojit thërret ndërgjegjen kombëtare, në veçanti forcën politike që thirret në emër të sakrificës. Tanusha, Sllupçani, Malina, Breza, Vaksica, Hotla, Mateçi, Haraçina shpesh u befasuan nga deklaratat, fjalimet dhe refrenet e politikës ditore. Paramilitarët u sistemuan dhe u shpërblyen duke vrarë shqiptarë, po ku mbetën familjet shqiptare ?

Ende janë të freskëta kujtimet për vullnetarët e lirisë dhe dëshira e tyre për të veshur uniformën e UÇK-së, për ta mbrojtur nderin dhe dinjitetin kombëtar. I freskët është kujtimi për ata që ranë në altarin e lirisë me amanet në gojë, nënat që me qëndrimin e tyre burrëror „tronditën“ mediat dhe politikën ndërkombëtare, gratë që lindën nën breshërinë e plumbave dhe nuk pranuan të ngjitën në autobusët e „Jug – Turistit“ për të lëshuar pragun e shtëpisë dhe fëmijët që më parë pranuan vdekjen se sa të ndahen nga prindërit. Nuk mund të harrohen fjalët burrërore të thëna nga goja e shokëve të Ismet Jasharit që kishin ardhur për t`i dalë zot vatanit.

Nuk mund të harrohet gjaku i atyre që u bënë themel për të ndalë hovin e hileve të politikës antishqiptare. Dyfytyrësia politike i ka lënë jo njëherë pa tekst apo pa koment luftëtarët e lirisë, veprimtarët e UÇK-së, si dhe gjithë banorët e kësaj ane. Banorët e kësaj ane i kanë të shkruara me shkronja të mëdha ata të cilët i nderuan dhe me shkronja edhe më të mëdha ata të cilët i injoruan dhe ua kthyen shpinën. E gjatë është lista e atyre...

Musa Xhaferi i cili falë gjakut të dëshmorëve kapi majën më të lartë të hierarkisë së dërzhavës asnjëherë nuk e pa të udhës t`i vizitoj familjet e dëshmorëve, asnjëherë nuk e obligoi veten të përkulet para varrezave të dëshmorëve në Sllupçanin heroik. Ky akt është akti më paprecedent në historinë e njerëzimit, ku një funksionar i ngritur nga djersa dhe gjaku i luftëtarëve të lirisë, injoron popullin e kësaj ane. Zv. Kryeministri i dërzhavës, të cilin e obligon posti shtetëror asnjëherë nuk mori iniciativë që të bëj diçka në shërbim të kësaj popullate te djegur dhe të përvëluar gjatë 2001-shit. Me mijëra fëmijë të traumatizuar, por nuk e pa të udhës të bëj një projekt për ta, t`i ndihmojë kësaj popullate, së cilës asnjëherë nuk i doli në ndihmë.

Por në vend që t`i ndihmoj banorët e kësaj ane, ai lëshoi deklarata „rrëqethëse“ mbi ta, siç është rasti i helmimit të nxënësve të shkollave të mesme të Kumanovës, të sulmit militar mbi Brezë duke vrarë dy të rijë, të problemeve të pazgjidhura në Tanushë dhe në vende të tjera.

Agron Buxhaku i cili “krenar” merr pjesë në manifestimin e Krushevës, ku ofendohet rëndë, por nuk e obligon veten të marrë pjesë në Sllupçan etj.

Pesë vjet kemi pritur se individë të caktuar do ta korrigjojnë vetveten dhe do t`i kthehen trungut, por fatkeqësisht „ata“ po e përfundojnë mandatin duke mos e kthyer as për një çast kokën në drejtim të atyre që quhen me emrin simbolik „liri kombëtare“.

Pesë vjet kemi pritur se persona të caktuar do të përmirësohen, por mjerisht gabimet janë pesëfishuar dhe më askush nuk pret prej tyre të përmirësohen.

Pesë vjet kemi pritur që dikush do të ngopet dhe do të mendoj për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.

Pesë vjet kemi pritur që dikush do të ngopet më në fund dhe do të mendoj edhe për integrimin e luftëtarëve të lirisë, obligim që del edhe nga Marrëveshja e Ohrit, në emër të së cilës thirren aq shumë.

Pesë vjet kemi pritur që në natyrën shqiptare do t`i shohim copëzat e lirisë, ideal i vetëm i dëshmorëve të kombit. Por, parashtrohet pyetja a ishte vetëm kjo padrejtësi që iu bë kumanovarëve dhe luftëtarëve të lirisë? Natyrisht se jo edhe ligjet që u nxorën në parlament ishin antishqiptare, ku me votën e atyre që thirren në emër të luftës, shqiptarëve të Kumanovës iu mohohet e drejta e gjuhës dhe përdorimi i simboleve kombëtare.

Por, falë angazhimit të të gjithë atyre që e kanë në shpirt 2 majin - 2 maji do të festohet, nderohet dhe përkujtohet deri sa të jetë gjallë populli shqiptar.

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Format e pashtjelluara të foljesUEFA Kampionati Evropian i FutbollitSëmundjet e syritTeodor KollokotroniMineraliPulsi i zemrësKrujaStatistikaSistemi urinarRilindja Kombëtare ShqiptareNdotja e ujitMësonjëtorja e KorçësNata e KadritHistoria e KuranitPoseidoniBallkaniJeronim de RadaMatjaSistemi i tretjesAli Pashë TepelenaPjetër BogdaniDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriFruthiNdarja administrative e ShqipërisëAnaforaTrëndafiliRrotullimi i Tokës rreth DiellitProbabilitetiPogradeciProblemet mjedisore në ShqipëriKripëratLista e insekteveEkonomia e ShqipërisëFazat e Rilindjes ShqiptareVera (stinë)YndyraTransformatorëtEnergjia bërthamoreLista e shkrimtarëve shqiptarëKlimaRevolucioni FrancezKallëzuesiDermatiti atopikTiroidetEgjiptiAfërditaFibroza kistikeKrimet e regjimit komunist në ShqipëriAkiliLista e maleve të ShqipërisëHijaQeverisja vendore dhe qendroreDeti AdriatikGjeografia e KosovësProteinaKontinentetDendësiaAnemiaAfrikaPeshkuVlerat kulturoreKafshëtOqeaniFormat e shtjelluara të foljesMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit SovjetikFoshnjaMitologjia grekeGreqiaLëkuraLidhëzat në gjuhën shqipeHIV/AIDSShqipëria e MadheLidhëza bashkërenditëseSistemi muskulorGenti KameShqipëria nën pushtimin italian (1939–1943)NdajfoljaLumi i Drinit🡆 More