Dritan Abazi: Politikan malazez

Dritan Abazi (malazisht: Дритан Абази) është një politikan shqiptar me shtetësi malazeze që shërbente si kryeministër i Malit të Zi prej 2022 deri në 2023 Ai është edhe kryetari i lëvizjes qytetare URA.

Abazi ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministër në kabinetin e Zdravko Krivokapiqit nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Dritan Abazi
Dritan Abazi: Jeta, Puna, Botime
Portreti zyrtar, 2022
Kryeministri i 7-të i Malit të Zi
Në detyrë
28 April 2022 – 31 Tetor 2023
PresidentiMilo Gjukanoviq
Paraprirë ngaZdravko Krivokapiq
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi
Në detyrë
4 dhjetor 2020 – 28 prill 2022
KryeministriZdravko Krivokapiq
Paraprirë nga
  • Zoran Pažin
  • Milutin Simoviq
  • Rafet Husoviq
Deputet i Parlamentit të Malit të Zi
Në detyrë
14 tetor 2012 – 4 dhjetor 2020
Presidenti
  • Ranko Krivokapiq
  • Darko Pajoviq
  • Ivan Brajoviq
  • Aleksa Beçiq
Të dhëna vetjake
U lind më25 dhjetor 1985
Ulqin, Mali i Zi
NënshtetësiaShqiptar
Partia politike
Shkollimi
PunësimiPolitikolog
Faqja në rrjetFaqja zyrtare

Jeta

Ka lindur më 25 dhjetor 1985Ulqin, RSF e Jugosllavisë (sot Mali i Zi). Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje. Ka diplomuar në Fakultetin e shkencave politikeUniversitetin në Sarajevë, ku ka marrë titullin e politologut të diplomuar. Ka magistruar në Fakultetin e shkencave politikePodgoricë.Ka doktoruar në vitin 2019 në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës dhe ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me temë “Politika globale – aspektet etike të globalizimit”.

Puna

Ka qenë për një kohë të gjatë bashkëpuntorë i organizatave joqeveritare në fushat e të drejtave të njeriut, integrimeve euro-atlantike dhe veprimeve qytetare. Ka qenë i angazhuar në projekte lidhur me promovimin e multikulturalitetit në zonat e ish-Jugosllavisë ku janë zhvilluar konflikte të armatosura. Prej 2010 deri më 2012 ka qenë drejtori ekzekutiv i TV Teutës. Në vitin 2010 ka botuar librën e tijë të parë "Kultura kosmopolitane dhe e drejta globale". Flet rrjedhshëm shqipen (si gjuhë amtare), anglishten dhe serbokroatishten.

Në vitin 2012 është zgjedhur si deputet në Parlamentin e Malit të Zi me partinë Mali i Zi Pozitiv dhe më 2013 është bërë Kryetari i Këshillit Komunal të Malit të Zi Pozitiv në Ulqin. Si deputet i Parlamentit të Mali të Zi ai është pjesë i 3 komiteteve: për mardhënie ndërkombëtare dhe emigim, për integrime evropiane dhe për të drejtat dhe liritë e njeriut. Më 15 tetor dha dorëheqje nga partia Mali i Zi Pozitive.

Botime

  • Kultura kosmopolitane dhe e drejta globale (malaz. Kosmopolitska kultura i globalna pravda) – 2010

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Dritan Abazi JetaDritan Abazi PunaDritan Abazi BotimeDritan Abazi Lidhje të jashtmeDritan Abazi ReferimeDritan AbaziGjuha malazezeLëvizja qytetare URAMali i ZiShqiptarët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Perandoria BizantineKiara TitoVendkalimet kufitare të ShqipërisëHistoria e ÇamërisëVaksinimi i fëmijëveErion VeliajKoreja e JugutElefantiDiarrejaNamazi i IqindisëEdi RamaKanuni i Lekë DukagjinitElefanti afrikanRomeo dhe ZhuljetaShqipëria në vitet 1912-1939AnesteziaKultura e ShqipërisëBektashiKalatë e ShqipërisëShtatë mrekullitë e botësIslamiPinokuZake PrelvukajLëvizja Nacional-ÇlirimtareHIV/AIDSDemografia e KosovësSëmundjet e gjakutAntibiotikuGjirokastraZinaVerdhëzaLista e elementeve kimikëTiroidetRamadan Pasmaciu - Dy shoketEshtrat e njeriutLuksemburguLidhëzaMitologjia grekeKorçaKoordinatat gjeografikeMacjaRamush HaradinajZhurmat në veshIndoneziaMuhammediNamazi i udhëtaritLiqeni i OhritParku i TiranësEmrat e bukur të AllahutRrahman DedajMbiemriLista e vendeve sipas sipërfaqesShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreNjeriuKëshilli i EvropësGjyste VulajLeukocitEpitetiLUPUSKuraniKurban BajramiLëkuraPrincipata e ArbëritDialektet e gjuhës shqipeVolejbolliX Factor AlbaniaDemografia e IzraelitDepresioni psikotikTë drejtat e njeriutMeshariTrashëgimia kulturoreSuediaDon Kishoti i MançësSëmundjaPërmetiSabri Fejzullahu🡆 More