Drenica

Drenica (serbisht:Drenica / Дреница) është një trevë dhe tërësi gjeografike, morfologjike, etnografike, historike, demografike, etj.

në kuadër të Kosovës, që ka pozitë qendrore në mes të fushëgropës së Dukagjinit në perëndim dhe të Kosovës në lindje. Nga fushëgropa e Dukagjinit e ndajnë mali Drenica dhe Kosmaçi, ndërsa nga fushëgropa e Kosovës malet e Çyçavicës dhe Goleshit. Drenica ka një shtrirje gati meridionale, duke filluar nga Mali i Thatë (në Komunën e Burimit) dhe Kërligata (në kufi më Komunën e Zubin Potokutt) në veri dhe deri te mali i Carralevës në jug.

Drenica
Rajoni i Drenicës në hartën e Kosovës
Drenica
Veshja tradicionale e burrave nga Drenica
Drenica
Pozita gjeografike e hapësirës së Drenicës

Hyrje

Sipas traditës, kjo pjesë e Kosovës ndahet në Drenicën e Epërme ose Drenicën e Kuqe në veri dhe Drenicën e Poshtme ose Drenicën e Bardhë në jug. Sipas ndarjes administrative zona e Drenicës ndahet në dy qendra të mëdha administrative, në atë të Komunës së Skenderajit më 53 fshatra dhe atë të Drenasit me 38 fshatra. Në aspektin administrativ, vendbanimet e trevës së Drenicës iu takojnë komunave të Drenasit, Skenderajit, Vushtrrisë, Lipjanit, Shtimes dhe Malishevës. Ne Komunën e Zubin Potokut fshati Kërligatë historikisht i përket këtij rajonit. Vendbanimet më të njohura janë Prekazi dhe Komorani. Drenica ka një sipërfaqe prej rreth 665 km2. Kjo krahine ka qene vazhdimisht burim frymëzimi per të gjithë popullin shqiptar ne lufte per liri.

Relievi i rajonit të Drenicës është kodrinoro - malor. Pjesa jugore pjerrësohet në drejtim të veriut, në drejtim të rrjedhjes së lumit Drenica, ndërsa pjesa veriore në drejtim të jugut, në drejtim të rrjedhës së lumit të Verbocit. Lartësia mbidetare sillet nga 550-700 m. Pjesët e ulëta, fushore, janë të ndërtuara nga shkëmbinjtë e pliocen-kuaternarit, të cilat përfaqësohen nga argjilat, rërat dhe zhavorri, me shtresa të holla të qymyrit (linjit), ndërsa pjesët anësore nga formacionet flishore. Në aspektin gjeografik, Drenica ndahet në atë veriore (e epërme) dhe jugore (e ulët). Drenica e epërme karakterizohet me reliev me kontraste të vogla, me lartësinë më të madhe në malin Çyçavica, ndërsa Drenica e ulët karakterizohet me kontraste morfologjike më të shprehura. Nëpër fundin e fushëgropës rrjedh lumi Drenica, i cili e ka thelluar luginën e tij në shkëmbinjtë e rinj në gjatësi rreth 25 km. Ky rajon dikur quhej me emrin e vjetër, Koritniku.

Koritniku

Në të kaluarën Drenica është quajtur Koritniku, në bazë të vendndodhjes gjeografike ku shtrihet si në një koritë uji e përshkuar me dy lumenj, lumi Gllobar dhe lumi i Shirave. Me tharjen graduale të këtij bazeni të madh të rrethuar më vargmalet e Çyçavicës në Veri dhe ato të Kozmaçit në përendim kjo luginë u pagëzua më emrin Drenicë, ngase ishte drenuar me anën e lumit Drenica.

Personalitete të shquara

Shih edhe

Referime

Tags:

Drenica HyrjeDrenica KoritnikuDrenica Personalitete të shquaraDrenica Shih edheDrenica ReferimeDrenicaGjuha serbeGoleshiGryka e CarralevësKomuna e BurimitKomuna e Zubin PotokutKërligataMali i Thatë (Kosovë)Çyçavicë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

NarcisizmiAdoleshencaPasaporta e ShqipërisëKisha e Shna Ndout, LaçKonferenca e Londrës (1912–1913)DanimarkaAndon Zako ÇajupiXhubletaTeleskopiBurimet natyrore të KosovësLogopediaBeni ecën vetëBronkitiEnergjia e erësLista e personaliteteve ilireDita e TokësUjiKroaciaZorra e trashëAcidiAnesteziaKlima e ShqipërisëKubi (gjeometri)LepuriMesjetaNdotja e ajritArsimi në ShqipëriPeshkaqeniBylisiÇarls DarvinLumi i NerodimësDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Historia e kompjuteritLea YpiTruriArtizanati i KukësitUltësira Perëndimore e ShqipërisëEnergjia kinetikeParahistoriaKaliMuji dhe HaliliVeshkaRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëEnergjia e brendshmeHidrocentraletHimni i FlamuritDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëRomaDermatiti atopikHistoriografia e SkënderbeutZgjoi /Hive (film)Faqja kryesoreLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeFC BarcelonaLidhja e PrizrenitPubertetiAgim NeshoQelizaPyetja retorikeTenisiHekuriPogradeciEkonomiaBalenaMbreti LuanOrkideaLëvizja Nacional-ÇlirimtareHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiBashkimi EvropianPashallëku i JaninësBallkaniPrrenjasiGjirafaNamazi i AkshamitAfërditaZef PllumiAnatomia e njeriutPiter Pan🡆 More