Dita E Arafatit

Dita e Arafatit (arabisht: يوم عرفة Jaum Arafa) ose Arefeja është dita e nëntë e muajit Dhulhixhxhe, një ditë para ditës së Kurban Bajramit.

Dita e Arafatit është e veçantë, pasi ajo është pjesa kryesore e haxhxhit dhe dita kur lutjet e haxhinjve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar, është ditë e përsosjes së fesë, e festës, e faljes së mëkateve. Profeti Muhammed (a.s) ka thënë :

Dita E Arafatit
Dita e Arafatit
    “Haxhi është Arafat.”

Kështu, cilido që ia del mbanë të qëndrojë në Arafat përpara lindjes së diellit, përpara ardhjes së ditës tjetër, e ka përmbushur haxhxhin e tij.

All-llahu e ka nderuar këtë ditë me falje dhe begati dhe i ka dhënë vlerë të madhe. Për këtë Muhammedi (a.s.), i dërguari i fundit në Islam, thotë :

    “Nuk ka ndonjë ditë që është më me vlerë tek Allahu se dita e Arafatit.

Në një rast tjetër ai thotë :

    “Dita më e mirë është dita e Arafatit.”

Falja dhe begatia e kësaj dite arrihet me shpeshtimin e lutjeve, largimin nga mëkatet si dhe me ngritjen e nivelit të turpërimit për mëkatet e bëra.

Muhammedi thotë :

    “Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir.”

Përmbushja e begative është bërë me falje, pa të cilën nuk përmbushen begatitë, ashtu si thotë Allahu i Lartësuar:

    “Ashtu që Allahu të liroi ty prej mëkateve të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshmeve dhe ashtu të plotësoi mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë.”

Se është ditë e festës dëshmon i Dërguari duke thënë:

    “Dita e Arafatit, dita e nahrit (Bajramit) dhe ditët e teshrikut (Dita e dytë, e tretë dhe e katërt e Bajramit) janë festa tona dhe ato ditë janë ditë të ngënies dhe pijes.”

Agjërimi i kësaj dite

Meqë dita e Arafatit është dita kryesore e haxhxhit, dita kur haxhilerët plotësojnë haxhxhin, shumica e dijetarëve islam vlerësojnë se kjo ditë është e urryer për tu agjëruar nga haxhilerët, ka dhe disa të cilët e ndalojnë, e bëjnë haram. Shkak i këtyre gjykimeve është nevoja e haxhilerëve për të pasur fuqi për kryerjen obligimet dhe veprimet vullnetare përgjatë kësaj dite, përdryshe agjërimi në këtë ditë i plogështon ata.

Në anën tjetër përderisa haxhilerëve nuk u preferohet të agjërojnë, pjesës së mbetur të myslimaneve u preferohet të e agjërojnë, nxiten të e agjërojnë për shkak të vlerës së madhe që ka kjo ditë dhe agjërimi i sajë.

Mbi vlerën e agjërimit të kësaj dite flet vetë i Dërguari (a.s.) i cili thotë:

    “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të mi falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm”,

Qëllimi me këtë është se falen mëkatet e vogla, pasiqë për faljen e mëkateve të mëdha kushtëzohet kërkimi i faljes nga Allahu.

Sipas kalendarit Gregorian

Mëqë kalendari Islam është kalendar hënor dhe ai Gregorian është diellor dhe nuk përputhen mes veti dita e Arafatit sipas kalendarit Gregorian ndryshon në vite.

Më poshtë është paraqitur dita e Arafatit në disa vite sipas kalendarit Gregorian.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Dita E Arafatit Agjërimi i kësaj diteDita E Arafatit Sipas kalendarit GregorianDita E Arafatit Shih edheDita E Arafatit Lidhje të jashtmeDita E Arafatit ReferimeDita E ArafatitAlejhis selamAllahuArabishtDhulhixhxheHaxhiHaxhilëkuKurban BajramiMali i ArafatitMuhammedPejgamberi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Historia HebrejeAdelina MamaqiKurban BajramiEklipsiPerandoria OsmaneEgjipti i lashtëShkencaHidrografia e ShqipërisëEgjiptiGalileo GalileiAeroporti i PrishtinësElbasaniAkiliTrupat e Sistemit DiellorLista e shteteve të EvropësEsad MekuliPinokuAmerikaLufta e KosovësINTELEGJENCA ARTIFICIALEAzotiSteve JobsEposi i kreshnikëveJohanna SpyriMushkëriaArmond MorinaLista e festave në ShqipëriKafshëtGjarpriBule NaipiLista e liqeneve në ShqipëriKatroriSejfulla MyftariDiabetiMentor PetrelaVolejbolliKanabisi (Drogë)KomunikimiPikësimiShahuKëshilli i EvropësZef PllumiDhimbja e kokësKomuna e GjilanitMyrteza ÇaushiLumiTargat e automjeteve të ShqipërisëMuzika populloreNaim FrashëriShpikje te ndryshmeVloraGravitetiEnergjia elektrikeLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësPiter PanKërpudhatAzia JugperëndimoreNorvegjiaAntraksiEnergjiaMbiemriLulëkuqjaEnver HoxhaSokratiAutobiografiaIsaiRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëBunkerët në ShqipëriPeshkopiaHolokaustiMenstruacionetTurizmi në ShqipëriLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëKalaja e BeratitÇDramaMacjaLista e viteve🡆 More