Ditët e fundit janë ditët që do të ndodhin në të ardhmen.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Në Jehudizëm, fjala "ditët e fundit" i referohet epokës së Messias, që tregon ardhjen e Messia dhe ringjallja e të drejtshmit. Disa sekte të krishterimit pëshkruajnë ditët e fundit si ardhjen e dytë së Krishtit i cili do të përballet me Antikrishtin. Sipas Islamit, Dita e Gjykimit është parapri me ardhjen e Mehdiun. Me ndihmën e Isait, Imam Mehdiu do të triumfojë ndaj Dexhallit. Sipas Hinduizmit, ditët e fundit do të ndodhë kur Kalki, mishërimi i Vishnus, do të zbret në majë të një kalë të bardhë dhe të sjell fundin e Kali Yuga. Sipas Budizmit, Buddha parashikoi se mësimet e tij do të harrohen pas 5000 vjetësh, e ndjekur nga trazira.
Në Teurat pëshkruhet se do të vijë një kohë kur jehudët do të largohen nga ligjet e Musës (Moses). Parimet kryesore në eskatologjinë hebrenje përfshijnë:
Disa krishterë besojnë se Jezusi do të vijë gjatë jetës së tij, ndërsa disa besojnë se do të vijë gjatë ditëve të fundit. Në Dhjatën e re, Jezusi ka përmend këtë periudhë si fatkeqësi të madhe. Në librin e Mateut e ka pëshkruar shkatërimin:
Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Daniel, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë), atëherë ata që janë në Jude, le të ikin ndër male. Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij. Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t’u japin gji fëmijëve në ato ditë. Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën, sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë. Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen. (Mateu 24:15-22)
Myslimanët besojnë se janë tre periudha para se të vijë ditës së gjykimit. Periudha e parë ka filluar prej momentit kur Muhammedi ka vdekur. E dyta nisi me kalimin e të gjithë shokët e tij, dhe i dha fund një mijë vjet më vonë. Ndërsa periudha e tretë është kur do të shfaqet Mehdiu. Synitët besojnë se Muhammedi është i pari që do të rringjallet. Po ashtu ka dymbëdhjetë shenja të mëdhaja të Kijametit:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Ditët e fundit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.