Diamanti

Minerali diamant është modifikim alotropik i karbonit.

Diamanti është materiali më i fortë që gjendet në natyrë,pasi është nj material i presuar. Diamanti ka shkallën më të lartë të shkrirjes (3820 K ose 3547 °C).Kjo ndodh sepse diamanti ka një rezistencë të lartëctë nxehtësisë.

Diamanti
Diamant nga AEW.
Diamanti
Struktura e animuar e diamantit kubik.
Diamanti
Brilant
Diamanti
Struktura e animuar e diamantit.
Diamanti
Diamanti Great Mogul.
Diamanti
Diamanti i gjelbërt.

Sipas Mohsit ai zë vendin e parë me fortësi 10. Në shtypje normale atmosferike dhe në temperaturën e dhomës ai termodinamikisht është jostabël dhe mund të shndërrohet në grafit, mirëpo ai shndërrim është shumë i ngadalshëm prandaj praktikisht diamanti konsiderohet si substancë stabël.

Në natyrë haset në dy forma kristalore: në formën kubike dhe heksagonale. Vetite e diamantit jane:ngjyra, dendesia, fortesia, tretshmeria, shkelqimi. Ngjyra e diamantit mund te ndryshojë ne varesi te tij. Mund të ketë ngjyrë gri të perhimtë, ngjyrë argjendi etj. Diamanti është minerali më i fortë nentoksor. Në menyrë që diamanti të marrë formën që dëshirojme duhet ta punojme me shume kujdes. Ai nuk është i lehtë per t'u tretur sepse rrjeta e tij kristalore është shumë e fortë dhe shkëlqimi i tij është jometalik. Për t'u formuar një diamant duhen me shume se 1000 vite. Nëse bota vazhdon ta përdorë atë pa kriter mund të mos ekzistojne me si mineral. Diamanti përveç kësaj ka dhe veti kuruese në shendetësi.

Diamanti kubik

Diamanti në natyrë gati ekskluzivisht paraqitet në formën kubike. Diamanti krijohet në vullkanet e gazit, me ftohjen e shpejtë të materialit eruptiv, i cili i është nënshtruar shtypjes ekstreme. Në natyrë haset si kristal në formë të tetraedrit.

Diamanti heksagonal

Diamanti heksagonal krijohet në sasi mikroskopike gjatë goditjeve të meteoritëve në tokë. Ky lloj diamanti mund të krijohet në mënyrë artificiale.

Përdorimi

Diamanti, për shkak të fortësisë, përdoret si mjet për prerje, shpime, gërryerje dhe për lëmime.

Me prerjen dhe lëmimin e diamanteve të cilët në natyrë kanë formë jo të rregullt dhe papastërti të ndryshme fitohet brilanti i cili përdoret si stoli apo pjesë e stolive në kombinim me arin ose argjendin.

Sot rreth 40% e diamantit prodhohet në mënyrë artificiale.

Përafërsisht 49% e diamantëve vjen nga Afrika jugore dhe qendrore, po ashtu miniera të tjera janë të gjetura në Kanada, Indi, Rusi, Brazil dhe Australi. Ai gjendet në thellësi të tokës, aty ku presioni dhe temperaturat e larta i mundësojnë diamantit të formohet, dhe nxirret në sipërfaqe. Nxjerrja dhe distribuimi i diamantëve natyrale është shpesh në shënjestër të konfliktëve.

Tags:

Minerali

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kalaja e GjirokastrësEposi i kreshnikëveLigji i OmitZeusiUmrejaTurqiaUltësira Perëndimore e ShqipërisëAnës lumenjveEdi RamaAnemiaVloraBeteja e BedritFormat e pashtjelluara të foljesSistemi shqisorPosta elektronikePelikani kaçurrelVera (stinë)SuediaTransportiZinxhiri ushqimorEgjipti i lashtëShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëADHDLista e bimëveKostandin KristoforidhiSistemi operativMorfinaVeshjet popullore shqiptareShqipëria e MadheMario MitajTiroidetMbreti Zogu IAtomiPrenk JakovaErnest KoliqiBallkaniFara e ZezëBashkimi i ItalisëTargat e automjeteve të ShqipërisëNdotjaHemoglobinaMbretëria e IlirisëPeshkuVjosaKalaja e KrujësKalendari katoliko-romak i shenjtorëveDaulljaFusha elektrikeMagneziumiTargat e automjeteve të KosovësLlojet e vargjevNumrat e telefonit në KosovëTemperaturaReaksioni kimikTeuta e IlirisëMetalet alkalineKimiaPetro MarkoEnergjiaSistemi diellorLëvizja e qershoritKisha katolikeKomunikimiDemencaGjenerali i ushtrisë së vdekurAhmed KalajaShqipëria e MesmeRilindja Kombëtare ShqiptareMaqedonia e VeriutBombardimi i Jugosllavisë nga NATOElefantiMenopauzaTrëndafiliMuri i BerlinitAziaReaksioni i zëvendësimitInduksioni ElektromagnetikKalciumiAlumini🡆 More