Deti Baltik ndryshe quhet edhe Deti Lindor dhe Deti Perëndimor, gjendet në Evropën veriore dhe lidhet me Detin e Veriut me anë të ngushticave detare : Sund, Beltin e Madh dhe Beltin e Vogël, Skagerak, Kategat dhe Kanalin e Kilskit.
Deti baltik | |
---|---|
Vendi | Evropë |
Koordinatat | 58°N 20°E / 58°N 20°E |
Lloji | Det |
Hyrje kryesore | Daugava, Kemijoki, Neman, Neva, Oder, Vistula, Lule, Narva, Torne |
Dalje kryesore | Ngushtica daneze |
Pellgu | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Shtetet e pellgut | Bregdetat: Danimarkë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Letoni, Lituani, Poloni, Rusi, Suedi Jo-bregdetar: Bjellorusi, Çeki, Norvegji, Sllovaki, Ukrainë |
Gjatësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Gjërësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Sipërfaqja | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Thellësia mesatare | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Thellësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Vëllimi i ujit | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Koha e qëndrimit | 25 years |
Gjatësia e bregut1 | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Ishuj | Abruka, Aegna, Archipelago Sea ishuj (Åland ishuj), Bornholm, Dänholm, Ertholmene, Falster, Fårö, Fehmarn, Gotland, Hailuoto, Hiddensee, Hiiumaa, Holmöarna, Kassari, Kesselaid, Kihnu, Kimitoön, Kõinastu, Kotlin, Laajasalo, Lauttasaari, Lidingö, Ljusterö, Lolland, Manilaid, Mohni, Møn, Muhu, Poel, Prangli, Osmussaar, Öland, Replot, Ruhnu, Rügen, Saaremaa, Stora Karlsö, Suomenlinna, Suur-Pakri and Väike-Pakri, Ummanz, Usedom/Uznam, Väddö, Värmdö, Vilsandi, Vormsi, Wolin |
Vendbanimet | Copenhagen, Gdańsk, Gdynia, Helsinki, Kaliningrad, Kiel, Klaipėda, Lübeck, Luleå, Oulu, Riga, Rostock, Saint Petersburg, Stockholm, Tallinn, Turku |
Referimet | |
1 bregu gjatësia is not a well-defined measure. |
Deti Baltik lag brigjet e Gadishullit Skandinav, Finlandës, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Kaliningradit, Polonisë, Gjermanisë, dhe Danimarkës. Është det i cekët, me thellësi mesatare prej 55 m dhe thellesi maksimale 459 m. Është një nga detrat me shkallë më të ulët të kripshmërisë në botë për shkak të sipërfaqës së tij të madhe (422.300 km²) dhe jo mirë i lidhur me Detin Verior, gjë që vështirëson shkëmbimin e ujit, si pasojë e prurjeve të mëdha të lumenjve të shumtë që derdhen në të, dhe si pasojë e avullimit të pakët që ndodh sidomos në stinën e dimrit. Gjiret detarë më të mëdhenj të Baltikut janë: Gjiri Botnia, Gjiri i Finlandës, dhe Gjiri i Rigës.
Ka shumë teori mbi prejardhjen e emrit 'Baltik'. Emri mund të vijë nga fjala gjermane belt, ose fjala daneze bælte, fjalë që përdoret për ngushticat daneze të detit Baltik. Megjithatë ka teori që emri i Baltikut vjen nga ngjyra e ujit dhe ngjyrat e gjendura në lagunat dhe moçalet përreth Baltikut, të cilat janë dhe shpjegimi në shumë gjuhë indoevropiane. Gjuha shqipe duke u konsideruar si gjuha indoevropiane më e vjetër ende gjallë, emrin e Baltikut e shpjegon me rrënjën baltë. Duke qenë se ujërat e Baltikut ishin kryesisht të turbullt dhe në brigjet e tij kishte shumë këneta e moçale, fjalët shqipe baltë, baltak (kënetë, moçal), dhe baltovinë duket sikur janë pretendente të mundshme për shpjegimin e emrit të Detit Baltik.
Fauna e Detit Baltik ka prejardhjen nga ujrat e ëmbla dhe ato të kripura, si dhe ka në përmbajtjen e saj lloje relike të periudhës akullnajore. Fauna e Baltikut është e varfër po të krahasohet me Oqeanin Atlantik apo Detin Mesdhe. Kjo vjen si pasojë e kripshmërisë së ulët të Detit Baltik, i cili kategorizohet si det i njelmët pasi në pjesën më të madhe të tij kripshmëria është vetëm 1/3 e asaj të oqeanit. Kjo sjell një numër të ulët gjallesash, pasi pak lloje janë të përshatura të jetojnë në ujra të njelmëta, pasi shumica e llojeve kanë evoluar në ujra të kripura ose të ëmbla. Deti Baltik është ndoshta i vetmi det ku gjen peshq tërësisht detarë që jetojnë me peshq të ujrave të ëmbla, si p.sh. mlyshi dhe luçiperka. Butakët janë të paktë gjithashtu, të përfaqësuar vetëm nga 4 lloje midhjesh dhe 2 kërmijsh ujorë. Gjitarët që jetojnë në Detin Baltik janë foka dhe delfini i llojit më të vogël të delfinëve.
Wiki Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Deti Baltik. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Deti Baltik, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.