Denzel Justus Morris Dumfries (lindur më 18 prill 1996) është një futbollist profesionist holandez i cili luan si mbrojtës i djathtë për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren holandeze.
Internazionale Milano">Internazionale dhe kombëtaren holandeze.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Denzel Justus Morris Dumfries | ||
Datëlindja | 18 prill 1996 | ||
Vendlindja | Rotterdam, Holandë | ||
Gjatësia | 1.88 m (6 ft 2 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës i djathtë | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Internazionale | ||
Numri | 2 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Spartaan '20 | |||
2002–2013 | Smitshoek | ||
2013–2014 | BVV Barendrecht | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2014–2017 | Sparta Rotterdam | 65 | (2) |
2017–2018 | Heerenveen | 33 | (3) |
2018–2021 | PSV | 89 | (13) |
2021– | Internazionale | 21 | (3) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2014 | Aruba | 2 | (1) |
2016 | Holanda U20 | 4 | (0) |
2016–2018 | Holanda U21 | 5 | (0) |
2018– | Holanda | 30 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 12 shkurt 2022 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 nëntor 2021 |
Dumfries e nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 2014 me Spartën e Rotterdamit, duke i ndihmuar të ngjiteshin në Eredivisie në vitin 2016 kurse një vit më pas u shpall talenti i vitit. Në vitin 2017, ai u transferua te Heerenveen, kurse pas një sezoni kaloi te PSV, duke u bërë kapiten në vitin 2021. Në verën e vitit 2021, ai nënshkroi në Itali me Interin.
Në nivel ndërkombëtar, Dumfries fillimisht përfaqsoi Aruban në vitin 2014, kjo për shkak të origjinës së tij nga ana e babait. Në vitin 2018, ai vendosi të luante për Holandën, duke debutuar zyrtarisht në atë vit. Tre vite më vonë, ai luajti në Euro 2020.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Denzel Dumfries, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.